Sallatë me kuinoa dhe perime të freskëta nga zonja Vjollca

13 Prill 2021, 10:17

Sallatë me kuinoa dhe perime të freskëta

Përbërësit:

1 filxhan çaji kuinoa

4 qepë të njoma

1 kastravec

2 domate

1 karrotë

I tufë majdanoz

1 grusht nenexhik të freskët

1 limonë

kripë dhe piper të zi

vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë kuinoan me ujë të bollshëm, e vendosim në tenxhere në raport 1 masë kuinoa dhe 2 masa ujë e vendosim në zjarr në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta. Pasi farat e kuinoas bëhen gjysëm transparente, kuinoa është gatuar. E largojmë nga zjarri dhe e thërrmojmë me majën e pirunit. Ndërkohë që u gatua kuinoa të gjtihë perimet I presim në kubikë të vegjël, qepët  e njoma dhe erzat I grijmë shumë hollë. Pasi të ftohet kuinoa I bashkojmë bashkë në një tas kuinoa, perime dhe erza.

Në një tas vendosim lëngun e limonit, kripë, piper, vaj ulliri e përziejmë dresingun dhe e shtojmë në tasin me sallatë, e përziejmë mirë atë që të marinohet mirë dhe e shërbejmë.