Sallatë me mashurka nga zonja Albana

1 Korrik 2022, 12:29

Sallatë me mashurka

Përbërësit:

  • 1 kg mashurka
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • vaj ulliri
  • uthull ose soja
  • arra të thërrmuara
  • fara susami
  • kripë, piper

Përgatitja:

Pasi I kemi larë dhe pastruar mashurkat mirrë, I hedhim në një tigan, ku më parë kemi kaurdisur në vaj ulliri qepën dhe hudhrën. Pasi ato kanë marrë ngjyrë të artë kemi hedhur mashurkat. Më pas shtojmë erëzat, kripë, piper, fara susami, arra të thërrmuara dhe I spërkatim me uthull ose soja. Sallata më pas hiqet nga tigani dhe është gati për sevirje.