Sallatë me vezë të ziera nga zonja Albana

4 Maj 2022, 10:55

Sallatë me vezë të ziera

Përbërësit:

5-6 vezë të ziera

1 tufë qepë e njomë

2 karrota

1 lç sheqer kaf

1 e ½ fç majonezë

2 lgj koper

2 lgj majdanoz

4 kastraveca turshi

2 lgj uthull

kripë, piper

Përgatitja:

Thërrmojmë vezët e ziera në një tas. Shtojmë bishtat e qepëve të njoma të grira imët, karrotën, kastravecin turshi, kaperin, bimë aromatike, majonezën, uthullën dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe e servirim sallatën spërkatur me kopër të freskët.