Shoferi i dehur shtyp dy këmbësorë e 'arratiset' në këmbë, policia e kap pranë banesës/Pamjet në Emisionin 112 - episodi 21

25 Prill 2020, 15:35

TIRANË - Efektivët e policisë gjatë detyrës së tyre mund të jenë përballur me histori nga më të çuditshmet por ngjarja që do transmetojmë në emisionin e sotëm "112" tejkalon kufijtë e njerëzores!

Një shofer shtyp dy këmbësorë dhe përplaset me dy makina të tjera ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë pasi kishte kyçur makinën dhe e kishte braktisur. Aksidenti ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e Kombinatit dhe fatmirësisht dy personat e përplasur nga mjeti janë në gjendje të mirë.

Teksa efektivët e parë të Komisariatit nr. 6 dhe policisë rrugore mbërrijnë në vendngjarje nga informacioni i marrë nga dëshmitarë ju tregohet drejtimi nga ishte larguar ky shofer. Nga verifikimi i targës së mjetit efektivët e gjejnë pronarin e makinës pranë banesës së tij. Qytetari ndalohet nga policia por ai thotë se makinën ja kanë vjedhur. Pavarësisht deklarimeve të këtij qytetari efektivët dyshojnë në atë që ai thotë dhe e dërgojnë në vendin e ngjarjes ku sipas dëshmitarëve ai ishte personi që ishte në makinë dhe shkaktoi aksidentin.  

Në emisionin "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim pamjet ekskluzive nga momentet e para të kësaj ngjarje.

Nga efektivët e policisë i bëhet testi i alkoolit ndërsa ai rezulton në masën 0.81 mlg/l në testin e parë dhe 0.84 mlg/l në testin e dytë, pra në gjendje të dehur në një masë të lartë alkooli, ndërsa limiti për shoqërim në polici është 0.50mlg/l.

Teksa efektivët e policisë i bëjnë testin e alkoolit pronari i makinës deklaron se kishte pirë dy litra ujë me shpresën se do ulej niveli i alkoolit por ky plan nuk i funksionoi dhe ai u prangos dhe u shoqërua në komisariatin nr. 6, ku do të vijojnë hetimet për aksidentin dhe deklarimet e tij ndërsa ai rrezikon burg.

Në tjetër situatë kërkon ndërhyrjen e efektivëve të policisë, në këtë rast një konflikt mes dy fqinjëve vë në veprim efektivët e patrullës së komisariatit nr. 6. Konflikti degjeneron me fjalë banale ndërsa dy punonjësit e policisë qetësojnë fqinjët dhe i 'pajtojnë' me njëri-tjetrin. Në emision ju sjellim pamjet edhe për këtë ndodhi nga përditshmëria e punës së punonjësve të policisë.

    No videos found.