Speca të mbushura në tenxhere nga zonja Vjollca

19 Shkurt 2021, 11:10

Speca të mbushura  në tenxhere

Përbërësit:

8-10 speca

400 gr mish të grirë

1 qepë dhe 1 karrotë

1 filxhan çaji oriz

1 lugë kafe piper të kuq

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle majdanoz të grirë

1 lugë çaji nenexhik

5 domate të vogla

pak vaj

1 lugë gjelle miell

1 filxhan çaji pure domate

Përgatitja:

Pastrojmë specat.

Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa mishit ë dnryshojë ngjyrë  shtojmë karrotën të grirë n ërende të gjtihë këto përbërës kaurdisim për 2-3 minuta ( por jo të gatuhen plotësisht).

Rregullojmë shijen me kripë, piper të kuq, piper të zi , erzat majdanoz, enenxhik I përziejnë, orizin e përziejnë dhe e largojnë nga zjarri. Ndërkohë në një tenxhere ose tigan të thellë ngrohim 4-5 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle miell dhe e kaurdisim miellin për 2 minuta dhe 1 ½ gotë ujë dhe 1 filxhan caj pure domate e lëmë të marrë valë.Mbushim specat me kimë dhe në krye vendosim nga një fetë domate dhe ½ domate të vogla me qëllim që gjatë zierjes të mos dalë kima. vendosim tenxhere vertikalisht me mbushjen nga lart. Rregullojmë shien e salcës me kripë dhe piper dhe mbulojmë tenxheren në kapak dhe I lëmë specat të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare  deri se dhe salca të mpikset dhe të shterojë pak. I servirim të ngrohta.