Supë krem karrotë me xhinxher nga zonja Vjollca

1 Janar 2021, 16:28

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 qepë

1 lugë xhinxher ( të grirë)

6-8 karrota

1/2 lugë çaji lëkurë limoni

lëngu I një portokalli

kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosim vajin në tenxhere dhe e ngrohim atë. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim mirë deri sa të bëhet transparente. Shtojmë xhinxherin dhe vazhdojmë kaurdisjen, karrotat, lëngun e perimeve ose ujë. E lëmë supën të ziejë për 30 minuta. Pasi të kalojë kjo e kthejmë supën në krem. E servirim duke e spërkatur me gjalpë të tretur me pak sheqer të kuq ose thjesht me vaj ulliri.