Supë krem presh me patate nga zonja Vjollca

12 Nëntor 2020, 10:45

Supë krem presh me patate

3 presh

3-4 patate

1.2 litër lëng perimesh

kripë dhe piper të zi

1 lugë gjelle lëkurë limoni

1 filxhan çaji qumësht

3 lugë gjelle qumësht

pak vaj ulliri

Rozmarinë

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të pjesën e bardhë të preshit të prerë në unaza të holla. Kaurdisim preshët deri sa të ulim volumin duke shtuar herë pas here pak ujë ose lëng perimesh. Shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël e përziejmë dhe shtojmë lëng perimesh ose ujë deri sa të mbulojmë presht dhe patatet, shtojmë dhe rozmarinë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, lëkurë limoni të grirë hollë. Vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në pure. Rregullojmë konsistencën duke shtuar qumësht njëkohësisht shiaja bëhet më e mirë, parmixhano ose grana padana. E vendosim në zjarr sat ë marrë një valë të lehtë dhe e shërbejmë duke vendsour disa kubikë buke të thekur.

 

 

 

Programe të tjera

Shiko të gjitha