Supë me miell misri, kos dhe karrota nga zonja Albana

23 Qershor 2022, 11:46

Supë me miell misri, kos dhe karrota 
Përbërësit:

  • 3 lgj miell misri
  • 2 lgj gjalpë 
  • 2 gota lëng mishi / ujë 
  • 1 gotë qumësht 
  • 4 lgj kos
  • 1 karrotë 
  • Kripë, piper 

Përgatitja:
Miellin e misrit e kaurdisim me lyrë, derisa të marri pak fare ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë që të mos na kokrrizohet, në një tas rrahim vezët, e përziejmë me kos dhe qumësht. Shtojmë karrotat dhe më pas masën e vezëve, e rregullojmë me kripë dhe piper.