Supë me patate dhe proshutë nga zonja Albana

21 Qershor 2022, 11:21

Supë me patate dhe proshutë

Përbërësit:

  • 2-3 patate
  • 1 qepë
  • 5 feta proshutë
  • 4 lgj gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 2 lgj miell
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepën e grirë hollë, e kaurdisim në yndyrë. Shtojmë pak kripë që të zbutet, shtojmë patatet e prera në kubikë me një kaurdisje mbi 5 minuta, dhe më pas miellin. Shtojmë bulionin me ujë dhe më pas specat, i lëmë të marrin një valë duke e shtuar me sasinë e qumështit. Proshutën e prerë në fije të gjata e kaurdisim me gjalp derisa të thekrrohet, e shtojmë tek supa dhe e rregullojmë me erëza.