Supë mix legume ideale për të gjithë nga zonja Vjollca

4 Janar 2021, 10:47

Supë mix legume ideale për të gjithë

Përbërësit:

2 litër ujë

1 qepë e vogël

1 degë selino

1 karrotë

kripë dhe 5 kokrra piper I zi

2 gjethe dafinë

Për supën

400 gr mix legume

1.5 lugë gjelle miell dhe vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle uthull

4 lugë gjelle arra

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim qepë, selino, karrotë, kripë, kokrra piperi të zi, dafinë. I lëmë të ziejnë. Në një tenxhere tjetër, shpëlajmë mirë legume dhe I vendosim në një tenxhere me pak ujë të ftohtë, I leme të ziejnë në temperaturë mesatare duke shtuar herë pas here lëng perimesh të kulluara. I lëmë të ziejnë për 1 orë, gjithmonë në temperaturë mesatare. Në fund ngrohim vajin e ullirit, 2 lugë gjelle dhe kaurdisim miellin sa të zverdhet  pak. E shuajmë me lëng perimesh dhe në fund e shtojmë tek legume pasi të kenë zjerë. Shtypim hudhrën, uthullën dhe e përziejmë me supën. Në fund shërbejmë supën me lëngun duke shtuar 1 lugë gjelle arra të grira dhe 1 lugë çaji vaj ulliri.