Supë pule me kos nga zonja Vjollca

26 Janar 2021, 10:50

Supë pule me kos

Përbërësit:

400 gr mish pule

1 filxhan kafe oriz

400 gr kos

2 të verdha veze

1 lugë gjelle miell

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle gjalp

1 lugë kafe nenexhik të thatë

Përgatitja:

Në një tenxhere ziejmë 1 litër ujë e më pas vendosim copat e pulës për të zjerë 30-40 minuta pasi të kemi kulluar 25 minuta nga zierja, shtojmë orizin dhe I lëmë të ziejnë sëbashku. Pasi të kalojnë 15 minuta e fundit fikim zjarrin, largojmë copat e pulës I pastrojmë ato nga kockat dhe lëkura dhe mishin e copëtojmë në copëza të vogla.

Në një tas vendosim kosin, 2 të verdha veze, kripë, 1 lugë gjelle miell I përziejmë të gjitha sëbashku me tel vetëm deri sa të na formohet një masë homogjene. Në tenxhere ku kemi zjerë misshin dhe orizin shtojmë 1 filxhan çaj me ujë të ftohtë dhe e vendosim tenxheren në zjarr. Duke shtuar ngadalë salcën me kos por njëkohësisht duke e përzjerë supën ngadalë deri sa marrë valë. Fikim zjarrin

Së fundmi shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të 1 lugë kafe nenexhik. Përvëlojmë supën me gjalp me nenexhik. Shtojmë dhe pak piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.