Supë thjerrëzash me perime nga zonja Albana

1 Korrik 2022, 12:30

Supë thjerrëzash me perime
Përbërësit:

  • 1 fç thjerrëza
  • 1 karrotë
  • 1 dorë spinaq
  • 2 patate
  • 1 qepë e thatë
  • 3 lç lëng limoni
  • Turmerik
  • Kripë, piper 

Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri ose gjalp qepën, më pas shtojmë hudhrën.  karrotat dhe thjerrëzat. 
Pasi i kemi kaurdsiur dhe skuqur mirë, shtojmë bulionin që të ziejnë së bashku. 
Në fund pasi masa ka zierë shtojmë erëzat dhe spinaqin dhe e lëmë edhe 5 minuta të zijë. 
Kjo supë do të dalë më e trashë se supa e zakonshme. Pasi ftohet pak është gati për servirje.