Telefonata për të shtëna me armë vë në alarm policinë, pamjet ekskluzive nga ndërhyrja (Emisioni 112, episodi 14)

7 Mars 2020, 16:11

TIRANË - Disa ngjarje të tjera do të transmetojmë në episodin e 14-të të emisionit 112. Ngjarje që konsistojnë në përditshmërinë e punës së Policisë së Shtetit.  Pas mesditës një telefonatë në sallën operative vë në alarm Policinë e Shtetit. Telefonuesi raporton se ka një konflikt pranë qendrës së kryeqytetit ndërsa personi që po konfliktohet ka qëlluar më armë. Patrulla të shumta nga komisariati nr. 3 dhe efektivët të njësive Shigjeta dhe Shqiponja rrethojnë zonën ku raportohet  se po ndodh ngjarja ndërsa ndalojnë personin e dyshuar. 
Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju transmetojmë pamjet ekskluzive të momenteve të ndërhyrjes nga efektivët e policisë ndërsa njoftimi për të shtëna me armë i bën edhe ata të mbushin dhe të nxjerrin armët e tyre. Personi i ndaluar dhe shtëpia e tij kontrollohen ndërsa i gjendet pistoleta me të cilën "kishte qëlluar", por  nuk është reale. Pistoleta në fjalë ishte një çakmak. Efektivët e policisë kryejnë shoqërimin e personit për dyshimet se kishte kanosur fqinjin.

Pak më vonë në një tjetër ngjarje publikojmë momentet e përplasjes së 3 makinave në Rrugën Ibrahim Rrugova. Nga pamjet filmike një nga mjetet kalon me semafor të kuqe duke shkaktuar aksidentin.

Në orët e mbrëmjes do të jemi me efektivët e komisariatit nr. 4 ndërsa ata reagojnë për një konflikt mes fqinjëve në zonën e Dajtit. Me të mbërritur në vendngjarje efektivët përballen me kundërshtim nga personi që ka dhunuar fqinjin i cili refuzon të shoqërohet në komisariat. Në këto kushte kërkohet ndihma e përforcimeve.

Pas mesnate në orët e para të mëngjesit efektivët e komisariatit nr. 1 ndalojnë një 17-vjeçar të dyshuar për thyerjen e xhamit të një biznesi pranë Pazarit të Ri ndërsa është tentuar të vidhet. Nga patrullimet e policisë pak momente pas ngjarjes pikaset djali i cili frikësohet sapo shesh policët ndërsa pasi ndalohet dhe shoqërohet në komisariat rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje.

 

    No videos found.