Thriler me jetën e së miturës/“Më ndan nga vajza, ajo më shtërngoi dorën…”

9 Shtator 2020, 19:10

 

I shpëton dhunës nga ish-bashkëshorti dhe bie nga shiu në breshër. Pasditen e sotme, Pa Gjurmë me modertaoren Odeta Dume, solli dramën e Lindita Negës, e cila në moshën 16-vjecare largohet nga Shqipëria drejtë Napolit të Italisë.Minorenia e asaj kohe ishte martuar pa dëshirën e saj dhe ishte dhunuar e keqtrajtuar në familjen e bashkëshortit. Shtatzënë, ajo largohet me një tjëter djalë drejtë Italisë, ku ky i fundit e trafikon në rrugët e Napolit.“Mbërrita në Itali dhe atje nuk ishte parajsa. Unë cfarë nuk kam kaluar në këtë jetë. Pas disa javësh qëndrim në këtë vend mësova se isha 5 muajshe shtazënë. U gëzova dhe u hidhërova njëkohësisht. Kërkoja të kthehsha në vendin tim”- u shpreh Lindita Nelku.E mitura shtazënë mbeti ne mesin e katër rrugëvë, personi që e shfrytëzoi përfundoi në prangat e policise, ndërsa Lindita u strehua fillimisht në një familje italiane. Ajo solli në jetë vajzën më 5 janar të vitit 2007 dhe qendroi vetëm 8 muaj me foshnjen.Më pas shërbimi social nuk lejoi që nëna të jetonte me të bijën, pasi ishte minorene dhe e paaftë për ta rritur.“Unë kur mbeta vetëm, shkova dhe e lashë vajzën tek familja italiane, me pas u vendosa në qënder dy muaj dhe kur dola mësova se vajza ime kishte përfunduar në shtëpinë jetimore të Napolit. Më lejuan ta takoja dhe shkoja cdo ditë. Ajo më kapte dorën fortë dhe ruaj foton e saj si të vetmin kujtim”- mes lotëve shprehet nëna. Deri në moshën 1 vjecare kjo nënë pati mundësinë ta takonte vajzën e saj, më pas policia e riatdheson dhe ajo që prej 2008 nuk ka asnjë informacion. Shpresa e vetme është emisioni investigative në Report Tv, se ndoshta një ditë ajo dë të mësojë dicka për fatin e saj.