Tirana në karantinë, policia në detyrë, salla operative gjatë shtetrrethimit (Emisioni 112, episodi 16)

21 Mars 2020, 15:35 | Përditesimi i fundit: 2020-03-21 16:09:30

TIRANË - Qytetarët e kryeqytetit ndodhen në karantinë në banesa, por janë punonjësit e Policisë së Shtetit që janë në detyrë. Në këtë episod të emisionit 112 jemi me efektivët e policisë në pikat e kontrollit, edhe ata si mjekët janë në frontin e parë për përballimin e situatës. Jemi gjithashtu në sallën operative ku dhjetëra telefonata vijnë çdo minutë ndërsa qytetarët telefonojnë për çdo gjë në numrin e emergjencës,  për të kërkuar informacion, për të shkuar në dyqan apo farmaci dhe kur vërtet kanë një urgjencë dhe ju nevojitet ndihma e policisë.  Është pikërisht salla operative dhe e komandimit truri i funksionimit të patrullave të rendit në terren ndërsa çdo komisariat ka operatorë në këtë sallë. Përmes intervistave, në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë situatën në sallën më të rëndësishme të policisë në kryeqytet.

Gjatë situatës që po kalojmë, një pjesë e patrullave të policisë janë stacionuar në pika kontrolli. Patrullat e tjera të policisë janë në patrullim për të parandaluar ngjarjet kriminale. Një nga patrullat e Komisariatit nr. 1 gjatë këtyre ditëve të ndalim-qarkullimit ka kapur një 14-vjeçar teksa ai po përpiqej të vidhte një biçikletë tek Pazari i Ri. Momentet e ndalimit janë filmuar nga kamera e trupit.

Gjatë ndalim qarkullimit ka pasur edhe shoferë që e kanë thyer urdhrin, ndërsa janë përpjekur për t'iu larguar postblloqeve. Ata janë ndjekur nga policia ndërsa në një nga rast, shoferi u kap pranë zonës së Vorës. Të gjitha momentet e kësaj ndjekje janë filmuar.

    No videos found.