Tortë Rafaelo nga zonja Vjollca

3 Qershor, 10:19

Tortë Rafaelo

Përbërësit:

400 gr biskota Savojard

4 vezë

120 gr mascarpone

250 ml qumësht kokosi

Rum

120 gr kokos pluhur

Përgatitja:

Fillimisht përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin Teuta derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë gradualisht maskarponen në tasin me vezë dhe arrën e kokosit pluhur.

Rrahim të bardhat e vezëve duke krijuar një marengë të fortë dhe më pas i bashkojmë me tasin me maskarpone. E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për t’u ftohur.

Përziejmë qumështin e kokosit me rumin dhe lyejmë biskotat nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim si shtresë të parë në tavën ku do të përgatisim tortën Rafaelo. Pasi të shtrojmë bazën me biskota, mbi to vendosim si shtresë të dytë kremin që përgatitëm me vezë, maskarpone dhe pluhur arrë kokosi. Më pas përsërisim të njëjtën gjë me shtresat deri në përfundim të kremit. E vendosim tavën në frigorifer për 2 deri në 3 orë. Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me pluhur arrë kokosi. 

 

Programe të tjera

Shiko të gjitha