Tragjedia e 9-Janarit/ Familja në kërkim të djalit të zhdukur: Zilja e telefonit ra për 9 muaj...

5 Prill, 20:30

Pjesa e dytë dt 5 prill Pa Gjurme- Tragjedia e 9 janarit,shpresë për Ardjan Xhilaj. Misteri i personit që telefonoi të ëmën, pse zilja e cel. i ra për 9 muaj Tragjedia e 9 janarit zor se shuhet ne kujtesën e shqiptarëve. Edhe sot pas 15 vitesh nga tragjedia në Vlorë, ku gjeten vdekjen 20 persona, familjarët e tyre ende i kanë të freskëta çastet e ankthit. Kjo ditë përkujtohet cdo vit nga familjarët e tw humburve. Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar të vitit 2004, ku 20 persona u gjetën të mbytur pasi udhëtonin me një gomone të nisur nga Porti i Vlorës, ndërsa 8 të tjerë edhe sot rezultojnë të zhdukur. Në këtë tragjedi humbën edhe persona nga Shkodra të moshës 15 deri në 33 vjeç.

Në mesin e tyre në udhëtimin e shpresës për një jetë më të mirë ishte edhe Ardjan Xhilaj nga Golemi i Shkodrës, i cili u zhduk edhe ai pasditen e 9 janarit. Ardjani bën pjesë në bilancin e kësaj tragjedie tek personat që sot rezultojnë të humbur, për të cilët nuk u gjet asnjë gjurmë. Me kërkesë të familjes së Ardjanit, kthejmë në vëmendje këtë tragjedi, pasi familjarët kanë ende një shpresë, që sikundër thuhet vdes e fundit. Ardjani kishte jetuar edhe më parë në Itali, vend në të cilin ka shkuar në të njëjtën mënyrë, me gomone. Atje ai ka bashkëjetuar me një shtetase ruse për afro 2 vite. Ajo që mban një fije shprese ende lidhur familjarët me këtë ngjarje, ka të bëjë me faktin se, atë natë kanë folur në telefon me Ardjanin.

Ai u ka pohuar se ka dallgë në det dhe ishin rrugës drejt Italisë. Disa orë më pas familjarët morën vesh lajmin e kobshëm.  Një muaj më pas, kur Ardjani rezultoi në skedën e personave, për të cilët nuk u mësua asgjë, dikush merr në telefon me një numër anonim nënën, së cilës i thotë se ishte një shok i Ardjanit. Kaq dhe asgjë më shumë. Telefoni mbyllet. 9 muaj kaluan dhe zilja me numrin e telefonit të Ardjanit binte ende, por nuk e përgjigjej askush. Shtohen dyshimet tek familjarët, ndërsa Ardjani vijonte të ishte ende një person i zhdukur. Familjarët hidhnin para në telefon dhe ai rimbushej. Nga këto fakte familja beson ende se Ardjani një 31-vjecar në atë kohë, mund të jetë gjallë…

Programe të tjera