U la në derën e maternitet i mbështjellë me një batanije, 26 vite pas është në kërkim të prindërve biologjik. Oliver Zenuni u lind më 13 shtator të vitit 1994 në maternitetin e Delvinës, por u braktis nga nëna biologjike ditën kur sapo erdhi në jetë. Nga babai birësues mësoi se ai nuk ishte djali i tyre, por se i ati e kishte vizituar shpesh para se të ndodhte birësimi në vitin 2000, kur ai ishte një fëmijë 6 vjecar. Nuk mori kurrë guximin të kërkonte rrënjët biologjike, deri ditën kur të dy prindërit birësues Muharrem dhe Floresha Zenuni ndërruan jetë njëri pas tjetrit. Frika se mund të lëndonte dy njërezit që kishin qenë për të prindër, jo vetëm në letra por edhe në zemër, ai vendos të kërkojë për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’, nënën biologjike. ’Falenderoj Zotin që më morën dy prindërit që më rritën. Nuk guxoja të kërkoja nënën biologjike se nuk doja të lëndoja prindërit birësues. Babai ma ka treguar të vërtetën. Nënës nuk ia kërkoja dot se kisha debulesë për të. Më gjetën jashtë matërnitetit të mbështjellë me batanije. Më kanë gjetur disa kalimtarë që më kanë dërguar në shtëpinë e fëmijës. Në moshën 3-vjecare jam regjistruar në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Babai birësuar vinte të më takonte shpesh, deri kur në vitin 2000 më birësuan. E dija se ishte babai im. Babai birësues më tha se më kishin lënë aty se nëna kishte vrarë këmbën. Më thanë gënjeshtra të ëmbla. 20 vite që kam jetuar me ta isha fëmija i tyre edhe në letër edhe në zemër. Problemi ishte tek kushërintë, ata gjithnjë më kanë parë ndryshe. Sot nuk kam asnjë raport me fisin. Që pas vdekjes së prindërve.. E brësuan por nuk e gëzuan gjatë, Oliverin. Nëna birësuese e rriti, por nuk e njohi më ajo u vuajti nga skleroza deri ditën kur mbylli sytë. Pas humbjes nga kjo jetë të të dy prindërve 26-vjecari ka ndërprerë cdo kontakt me familjarët. ’Nuk u trondita kur e mësova të vërtetën, u merzita vetëm pse nuk më treguan. Babai kishte probleme me legenin, bëri një operacion dhe vdiq nga trompoza. Duke kuruar nënën për sklerozën, një muaj më pas ndërron jete edhe ajo. Kam pasur nevojë për ndihmë por nuk më ka ndihmuar askush. Nuk kam asnjëlloj raporti me njerëzit e nënës dhe babait birësues. Vetëm djali i dajës më ka mbështetur. I kam shkëputur raportet me tjerët sepse kur pata nevojë më mbyllën derën. Prej tre muajsh është larguar nga qyteti ku u rrit dhe është zhvendosur në Tiranë. I shoqëruar në studio nga miku i ngushtë që e ka mbështeur, Mikeliani Sulillari, ai që e shtyu të vinte në program. ’Oliverin e kam takuar rastësisht në Maqedoni e kam ndihmuar e futa në punë. Kur u ndamë i thash që më telefono kur të kesh nevojë. E kam marrë në Tiranë dhe qëndruam për pak kohë, ai vendosi të ikte sërish dhe u takuam përsëri në Maqedoni. Më pas kam gjetur një shtëpi në Tiranë dhe i shkruajta në FB që shtëpinë e kam gjetur, dhe e mora në shtëpi’. Por, një zile telefoni përloti të riun në studio. Një zonjë nga një qytet në jug të Shqipërisë, nuk la vend për suspancë ndërsa dha detaje, që përkojnë me historinë e rrëfyer në studio. Dyshimet na cojnë në një qytet bregdetar ku jeton ende nëna e tij biologjike. Me shpresën se jemi shumë pranë gjetjes së saj, Oliverit i transmetuam live këtë lajm ndërsa ai doli nga studio emisionit ’Pa Gjurmë’, me lot gëzimi.
U braktis i mbështjellë me një batanije,Oliveri në kërkim të nënës/Një zile telefoni përlot të riun…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53

