U shpëton mjekëve,humbet 57-vjecari me probleme/ Në ‘Pa Gjurmë’ dëshmitarët lokalizojnë vendndodhjen

9 Mars 2021, 18:25

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Edhe këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam sërish ndihmë për gjetjen e Shpëtim Dervishit. 57-vjeçari u zhduk nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, më 3 mars të këtij viti, ndërsa ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin. Gjatë transmetimit live në program mbërritën mjaft telefonata, të cilat dhanë një vendndodhje të mundshme në Tiranë, të 57-vjecarit Shpëtim Dervishi. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai lë ambjentet e spitalit, ndërsa në dhomë nuk ndodhej askush dhe largohet papritur. Rasti u bë publik nga familjarët në emisonin ’Pa Gjurmë’, ku mjaft qytetarë drejtuan pistën e kërkimeve, në zona të ndryshme të Tiranës, aty ku mendohet se ndryshon vendndodhjen e tij 57-vjecari. ’Pa Gjurmë’ përcolli live të gjitha dëshmitë që mbërritën në program. Informacioni 1- E kam parë të dielën, rreth orës 17:00, pasdite tek pallatet Çabej, në Yzberisht. Ishte sfro 1.75 i gjatë dhe më pyeti se ku kishte ndonjë burim uji. Ai dukej se nuk ishte mirë nga ana e shëndetit mendor dhe ishte shumë i dobët në fizik. Informacioni 2- Të premten e kam parë tek ’Misto Mame’ rreth orës 9:50 dhe dukej i hutuar, nuk ishte mirë. E e kam parë në autobuzin e Kombinatit dhe zbriti aty në qendër. Kishte veshur xhinse blu dhe kishte një fizik të dobët. Informacioni 3- Kishte të veshur një bluzë gri, i dobët, me këpucë të zeza dhe bënte veprime të pakontrolluara të duarve. E kam parë duke ecur drejt Lanës, dukej tek 50 vjeç. Informacioni 4- Në zonën e Sharrës e kam parë në datën 3 mars. Ai ka kaluar këtu, por nuk dukej si i zonës. Mendova se mos ishte nga Kombinati dhe po kalonte për ndonjë xhiro këtej. Ndërsa kaloi pyeste për një fshat me emrin Picall. Kishte të veshur xhinsa, xhiboks të zi dhe ishte vrarë tek faqja e majtë. Babai i dy fëmijëve humbte shpesh vetëdijen, për shkak të problemeve që kishte me alkoolin, por kjo është hera e parë që ai largohet pa gjurmë. 57-vjeçari jetonte me djalin e tij në qytetin e Durrësit, pas divorcit me bashkëshorten 12 vite më parë. Ditën që Shpëtim Dervishi la spitalin kishte të veshur një triko ngjyrë gri, një palë xhinsa dhe një shall në ngjyrë kafe.