U zhduk në Itali, mediat raportojnë arrestimin e bosit të kokainës! Familja dyshon për Sadik Qepin

12 Maj 2022, 18:25

Më19 nëntor 1998, bashkë me një grup shqiptarësh u nis nga Orikumi i Vlorës drejt brigjeve italiane edhe vlonjati Sadik Qepi. Në mesin e e 40 personave, në një gomone 5 metra të gjatë ishte edhe Sadik Qepi. Djaloshin 17-vjecar nga Dukati i Vlorës e përcolli babai i tij Alemi, pa e ditur, se ajo do të ishte hera e fundit që do e shihte të birin. Atë mesnatë dimri, qielli ishte i sterrosur dhe deti i egërsuar, dallgët përplaseshin në gomone, duke vënë në rrezik në çdo moment jetën e të rinjve. Ndërsa dukej se për 40 shqiptarët në bord ky udhëtim nuk do të kishte fund, ata mundën të mbërrinin në Bari. Me të shkelur në tokën italiane, Sadiku telefonon nga një kabinë telefonike xhaxhain e tij Naimin, ku i pohon se kishte mbërritur shëndosh e mirë, por se ishte pa dokumenta dhe pa para. Ai kishte vetëm një çertifikatë lindjeje dhe kërkonte të bashkohej me të sa më parë të ishte e mundur. Xhaxhai i rekomandon të marrë trenin në Siena dhe të zbresi në Foxhia. Kjo është edhe telefonata e fundit që ai bëri me një nga familjalrët e tij, por nuk mbërriti dot në banesën e xhaxhait të tij në Castellina in Chianti. Nga denoncimi bërë edhe në policinë italiane, i riu shqiptar rezulton gjithashtu në skendën e të humburve edhe në emisionin analog në Itali Chi la Visto. Media italiane shkruan se i riu nga Vlora kishte mbërritur në Bari sëbashku me bashkëfshatarët e tij ndërsa xhaxhait i ishte telefonuar ngë nja stacion hekurudhor në Puglia. I vetmi informacion që familjarët kanë mundur të mësojnë është se ai I bërë nga një bashkëfshatarët i tij në vitin 2000, afro dy vite pasi i riu kishte humbur gjurmët. Sipas dëshmitarit Sakid Qepën e ka takuar në Romë, në stacionin Termini. Sadiku është djali i tretë nga 5 fëmijët e familjes Qepi. I riu vlonjat ishte një djalë i mbyllur dhe i qetë, ndërsa dëshira e tij kishte qenë gjithnjë për t’u larguar nga Shqiparëia. Me nënën e tij Zyranë ishte mjaft i lidhur, ndaj ajo nuk e kishte menduar kurrë se i biri nuk do ta kthente më kokën pas. Sot, ajo është në kërkim të të birit, me shpresën se është gjallë