Vajza s'paguan taksinë dhe thirret policia, diskutimi me efektiven: 'Ma paguaj t'i taksinë!' (Emisioni 112 - Episodi 29)

20 Qershor 2020, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2020-06-20 15:48:57

TIRANË - Në këtë episod të emisionit 112 ju sjellim disa situata me të cilat efektivët e Policisë së Shtetit janë përballur së fundmi.

Në Kashar një taksist kërkon ndihmën e policisë duke telefonuar në 112 sepse klientja që ka dërguar në destinacion nuk paguan taksinë. Në ndihmë të këtij qytetari përgjigjet patrulla e Komisariatit nr. 6 me të cilën jemi edhe ne ndërsa kur policia mbërrin në vendin e raportuar shohin një vajzë që po largohet nga taksia dhe shoferin që i njofton se ajo është vajza që nuk ka paguar faturën prej 2200 lekë.

Vajza ndalohet nga policia ndërsa duket konfuze në ato që deklaron dhe përpiqet të largohet sërish duke u futur në ambientet e një institucioni aty pranë por ndalohet nga policia dhe rojet private. Nga efektivja e policisë vajza shoqërohet sërish tek taksia ndërsa njoftohet se do dërgohet në Komisariat nëse nuk bën pagesën.  

Teksa efektivët përpiqen të kuptojnë më shumë për atë që ka ndodhur duke folur me shoferin e taksisë kjo vajzë nis të debatojë me policen ndërsa i kërkon asaj që të paguaj taksinë për të sepse është detyrë e Policisë së Shtetit sipas saj, kur një person është në hall.  Diskutimi mes efektives dhe vajzës vijon për disa minuta ndërsa në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim momentet e plota teksa policja në një gjest njerëzor paguan faturën për vajzën, e cila pasi qetësohet i kërkon ndihmë efektives ndërsa thotë se është një personazh i njohur në media. Ndiqni diskutimin e plotë përgjatë emisionit.

Në ngjarjen e dytë, nga agjentët e policisë dhe efektivët e patrullës kapet një djalë 22-vjeçar me një sasi të madhe me doza hashashi. Ju sjellim momentet e regjistruara nga kamera e trupit të policisë ndërsa djali shoqërohet në Komisariatin nr. 3 ku nga numërimi i dozave të lëndës narkotike i rezultojnë 141 doza hashashi ndërsa ai dyshohet të jetë shpërndarës i drogës.

 

    No videos found.