Zhdukja e artistit skulptor/ Dëshmia zbardh misterin e tre netëve në një hotel në Gjirokastër

Pjesa e Dytë Dt 18 Mars Pa Gjurme-Zhdukja e artistit skulptor/ Dëshmia zbardh misterin e tre netëve në një hotel në Gjirokastër
Fatmir Simjo u lind në qytetin e Gjirokastrës, në Zagori. Anxhelina e Aristidhi janë prindër të 3 djemve.  Fatmiri ka dhe dy vëllezër të tjerë binjakë Gjergjin dhe Gentjanin. Fatmiri ishte i pari nga djemtë, i cili me të mbaruar shkollën e mesme emigroi drejt Greqisë. Atje ku vendosi të jetojë në Athinë,  ndjek shkollën për arte.

44 vjecari mbante gjithnjë kontakte të rregullta me familjen, ndërsa shpesh vinte i takonte kur mundej. Në Athinë ai pati punuar në një dyqan që tregtonte artikuj skulpture dhe pikture. Në vitin 2012 Fatmiri kthehet në Zagori  dhe vendos që me të ardhurat e fituara nga emigracioni, bashkë me shokun e tij të ngushtë Edi Qaron të hapin një biznes të ngjashëm me atë që Fatmiri kishte punuar në tokën helene, dyqan me piktura e skulptura në Gjirokastër. Biznesi i tyre vijoi për disa muaj, pasi Fatmiri ia lë ortakut të tij, ndërsa vetë zhvendoset në Vlorë te djali i dajës Spiro

Ky i fundit kishte një biznes familjar në zonën e Ujit të ftohtë. Në vitin 2013 Fatmiri punon 3 muajt e verës dhe më pas ikën nga aty për të punuar tek kushërira tjetër e tij Evgjenia, e cila kishte një furrë buke, atje punon për afro një vit. Ishte fundi i gushtit i vitit 2014, kur e ëma Anxhelina e merr të birin në telefon dhe i thotë të kthehej në shtëpi. Pas kësaj telefonate Fatmiri vendos të kthehet në Zagori dhe qëndron për afro një muaj me familjen, por askush nuk do të mësonte për planet e mëvonshme të të riut.

Pasi më 23 tetor të vitit 2014 ai qëndron 3 net në një hotel në qendër të Gjirokastrës, takohet me mikun dhe ish-ortakun Edi Qaron dhe më pas kthehet në hotel për të marrë rrobat. Që nga ky moment Fatmirin nuk e takoi më askush. Ishte 28 tetori i vitit 2014 kur telefoni i tij rezultoi i mbyllur. Miku i tij Edi, personi i fundit me të cilin ai pati kontakte i pohoi familjes itinerarin që kishte ndjekur Fatmiri ditët e fundit ndërsa u tha se plani i 44- vjecarit ishte largimi drejt Greqisë me dokumente false, bashkë me disa persona të tjerë nga Patosi. Ndryshe nga ajo se cfare dyshohet nga familja se mund te jetë larguar në drejtim të Gjermanisë.

Programe të tjera