Zhdukja misterioze e të riut 25 vite më parë në Greqi, familja: Na kërkuan 2 mijë euro që ta kthenin...

25 Korrik 2019, 20:19

Ylber Meta, një djalosh 16-vjecar në kohën kur ka humbur, kishte shkuar për të punuar 3 muaj në Selanik të Greqisë. Ishte 4 qershori i vitit 1994, kur bashkë me kushëririn e tij, Baftjar Dumanin, familja e të cilëve jetonte në të njëjtën shtëpi në fshatin Bllacë të rrethit të Bulqizës u nis drejt tokës greke.

Më pas kushëriri i tij, Baftjari, ishte kthyer në Shqipëri dhe kur kishte shkuar në familjen e tyre, ato e kishin pyetur se ku ndodhej Ylberi dhe se përse nuk ishte kthyer bashke më të. Baftjari kishte qëndrime kontradiktore lidhur zhdukjen e Ylberit.

Ai u kishte thënë familjarëve se dinte faktin që ai ishte kthyer në Shqipëri pasi atje e kishte kapur policia, ndërsa një herë tjetër pati një tjetër pohim, atë se e kishin keqtrajtuar. Familjarët ngritën dyshimet e tyre, se ai po gënjente pasi nuk thonte të njëjtën gjë. Ato nuk kanë bërë denoncim pasi Baftjari ishte pjesëtar i familjes së tyre.

Familjarët e Ylberit sqarojnë se dikush u kishte kërkuar 2000 euro që ti kthenin djalin, por nuk kishin asnjë informacion se kush ishte ky person. Si familja e Ylberit dhe ajo e Dumanit, nuk kanë pasur konflikte më parë. Të dy nuk njiheshin si persona problematikë. Por ai që sot mungon në familje është Ylber Meta….