• VIDEO

    Fitër Bajrami/ Meta: Kjo ditë të na frymëzojë për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese

    Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në selinë e Komunitetit Mysliman, teksa ka pasur një urim për të gjithë besimtarët. Ai tha se kjo festë e Fitër Bajramit, duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese.

    "Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit Mysliman me rastin e festës s Bajramit, për t'i uruar të gjithë, për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohjen për ndihmat që kanë dhënë dhe njëkohësisht për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese", tha Meta.

    Ai është pyetur edhe nëse do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, por kreu i shtetit nuk zgjodhi që të kthente një përgjigje.

    “Vazhdojmë festën dhe mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, u shpreh Meta. 

  • VIDEO

    Basha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja!

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar në Komitetin Mysliman të Shqipërisë të gjithë besimtarët myslimanë.

    ‘Të gjithë besimtarëve myslimanë nga zemra ju uroj gëzuar Fitër Bajramin agjërim të pranuara, lutje të pranuar, shpresë të ripërtëritur, zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë.’-tha Basha.

  • VIDEO

    Konflikti Izrael-Palestinë, flasin Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari, Plator Nesturi, Erlis Hoxha

    Emisioni Repolitix trajtoi konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës pas tensionit më të fundit mes palëve që ka shkaktuar dhjetra viktima. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari, Plator Nesturi dhe Erlis Hoxha. Pjesë e Repolitix dhe intervista me ambasadorin e Izraelit në Tiranë. 

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga makinat qe rrezikojne te ngelin ne kolaudim te familja Berisha nen hetim nga SPAK per pastrim parash e deri tek varferine apo padrejtesine

  • VIDEO

    Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

    Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Kreu i qeverisë, ka shpërndarë një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

    ‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama.

  • VIDEO

    Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend! Ai është takuar në Rinas me Ramën

    Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.

  • VIDEO

    Fatbardh Kadilli nis fushatën për kryetar të PD, i drejtohet demokratëve me një video-mesazh

    Teksa ka shpallur publikisht kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike, anëtari i Kryesisë së kësaj force politike, i është drejtuar sot me një videomesazh të gjithë demokratëve.

    Në një mesazh që ngjan si nisje e fushatës brenda partisë, Kadillit akuzon lidershipin e PD për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet. Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm? Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin? Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes. Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër. Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë. Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij. Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë", thuhet në videomesazhin e tij.

  • VIDEO

    Ambasadori i OSBE nga Elbasani: Hetim të incidenteve zgjedhore, gjyqësori të bëjë punën, kini besim tek institucionet

    Ambasadori i OSEB-së, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar që të gjitha incidentet zgjedhore që u shfaqën si para zgjedhjeve dhe gjatë tyre të hetohen nga prokuroria dhe gjykata të jap një vendim sa më të shpejtë. Ai tha se kjo është rruga e duhur e të bërit demokraci, që ngjarjet të hetohen, ndërsa theksoi se njerëzit duhet të kenë besim tek institucionet. Këto deklarata ambasadori Del Monaco i bëri gjatë vizitws zyrtare që zhvilloi në Elbasan, ku u prit nga kryetari i bashkisë, drejtori i policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.  

    "Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci. Pasi mora pjesë në trajnimin që OSBE-ja iu ofroi në prag të zgjedhjeve për ta përgatitur më mirë Policinë e Shtetit në garantimin e sigurisë pranë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë saj. Ne u ofruam trajnim më shumë se 6 mijë punonjësve të policisë. Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet”, tha Del Monaco.

    Në lidhje me procesin e integrimit,  Del Monaco tha se OSBE do të ndihmojë në forcimin e shtetit të së drejtës, demokratizimit dhe proceseve zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit.

    "Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Po të lexoni mandatin që përfaqëson kushtetutën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, do të shihni se aty ka disa përparësi, duke filluar nga shteti i së drejtës, demokratizimi, proceset zgjedhore, të cilat ndihmojnë shumë në arritjen e përparësive strategjike kryesore të Shqipërisë. Ama pa ngatërruar rolet, pasi unë me shumë krenari përfaqësoj OSBE-në në këtë vend”, tha ambasadori.

     

  • VIDEO

    ‘Do të strehohen 280 familje’, Rama në Valias ku do të ndërtohen 21 pallate të reja

    Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte në Valias, Kamëz, ku ka ndjekur nga afër punimet në lagjen e re me 28 pallate ku do të strehohen 280 familje. Pasi është përfunduar infrastruktura nëntokësore, kompleksi i godinave të banimit do të jetë gati në dhjetor së bashku me parkimin, njësitë shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë.Në këtë zonë do të ndërtohen 280 apartamente dhe në dhjetor do të sistemohen të gjitha familjet që kanë banuar në këto pallate. Punimet do të përfundojnë në fund të muajit nëntor. Përveç pallateve ka përfunduar edhe kopshti, ka nisur edhe punimet e çerdhes dhe shkollës.

  • VIDEO

    ‘Do të luftojmë komunizmin këtu në Kamëz’ Rama në shtëpitë e rindërtuara: Do vazhdojmë punën

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar dy familje në Kamëz, të cilëve iu janë rindërtuar banesat pas shembjes nga tërmeti.

    Kreu i qeverisë tha se shtëpiat janë ndërtuar në kohë rekord dhe se do të vijojë procesi për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke nënvizuar se nuk do ketë dallime për kë kanë votuar.

    Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.

    Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

    Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë do luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

    Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

    Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.

  • VIDEO

    Mblidhet KAS, shqyrtohen sot kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat për rezultatin e 25 prillit.

    Sot shqyrtohen paditë e depozituara pranë KQZ nga PD, Lëvizja Socialistë për Integrim, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.

    Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës.

    Kujtojmë se dje KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

  • VIDEO

    Basha me demokratët në Lezhë: Lufta s'ka mbaruar, Rama po përdor çdo mënyrë për të na përçarë

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me demokratët e Lezhës nuk ndali akuzat se zgjedhjet e 25 prillit janë një krim elektoral dhe vjedhja më e madhe në histori që bëra nga regjimi Rama-Doshi. Edhe pse sigurohet të mos e cilësojë humbje rezultatin e 25 prillit dhe as njohje të zgjedhjeve, Basha shprehet se lufta nuk ka mbaruar pasi demokratët dhe shqiptarët e ndershëm do të luftojnë që të sjellin shpresën dhe demokracinë në vend.

    Ndërsa tha se asnjë bandë nuk do të mund të marr dot peng vendin, Basha tha se qeveria po tenton të përdorë çdo mënyrë që të përçajë opozitën për të hequr vëmendje nga manipulimi i votave.Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv