-
VIDEO
Tomorr Alizoti: KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Beratit nuk do të njihet
Ndërsa KAS nuk mori sot një vendim mbi kërkesën ankimore të PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, duke e shtyrë për nesër, drejtuesi politik i PD për këtë qark, Tomorr Alizoti ka reaguar duke thënë se zgjedhjet në Berat nuk do të njihen. Me një deklaratë për mediat, ai tha se KAS nuk duhet të mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve.
"KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë. Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen. Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia. Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi", tha ai.
Sipas Alizotit, në zgjedhjet e 25 prillit u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal. Po ashtu Alizoti akuzon PS se në Berat se në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.
"Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje. Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal. Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin. Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna. Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh parash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndarjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit. Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme. 93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë", shton ai.
-
VIDEO
Bushati: Mandati i tretë do të ketë një qeverisje të rinovuar dhe rimotivuar! PD dhe LSI nuk do të gjejnë asnjë fakt për manipulimin e zgjedhjeve
#reportTV #lajmeshqip #lajme Partia Socialiste më 12 qershor do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm, në 30-vjetorin e krijimit të kësaj force politike, ku do të paraqesë edhe vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati i ftuar në Report Tv tha se ky do të jetë një kongres ku do të flitet për të ardhmen, dhe se PS do të rikonstrukturohet si një mekanizëm i pastër politik. ‘Është Kongresi ku do të flasim për të ardhmen. PS është një parti e zhvillimit. PS do të ristrukturohet si një mekanizëm i pastër politik.’- tha Bushati. Duke folur për mandatin e tretë, dhe krijimin e ri të kabinetit qeveritar, Bushati nënvizoi se kjo qeveri do të jetë, e pastër, e ndershme, e rinovuar dhe e motivuar. ‘Kemi hyrë në një territor të veçantë, ku në mandatin e tretë duhet të bëjmë më të mirë, duhet të jetë një qeverisje e pastër, e ndershme, e rinovuar dhe rimotivuar për të bërë gjithçka një shkëputje më të shkuarën. Do bëjmë një qeverisje ku piketat do të jenë në funksion të qeverisjes dhe jo tek emrat. PS ka luksin të bëjë qeverinë më të mirën në historinë e Shqipërisë. PS ka shumë prurje ka dhe ekspertizën dhe ka kapitalet më të mira njerëzore në vend. Do të krijojmë një administratë sa më pastër dhe sa më pranë qytetarëve. Të rrisim ekonominë dhe ta bëjmë sa më konkurencë dhe të fortë. Të rrisim rrogat minimale. Patjetër që një këto muaj ne duke u marrë me veten në fakt merremi me modelin e qeverisjes për katër vitet e ardhshme. Shqipëria ka një rrugë pa kthim drejt BE-së.’- tha Bushati. Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Bushati tha se populli e dha verdiktin e tij dhe se partitë kryesore tashme duhet të dinë që ta vlerësojnë. Bushati tha se mesazhi nga populli ishte i qartë edhe për LSI-në, ku tregoi se nuk id o partitë parazitare. ‘Në Shqipëri ka ardhur koha për një maturi politike, ku partitë kryesore të dinë që të vlerësojnë vendimin e zgjedhësve. Mesazhi për LSI ishte nga votuesit se qytetarët nuk i pëlqejnë partitë parazituese.’- tha Bushati. Bushati foli edhe për akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve, ku nënvizoi se PD dhe LSI nuk do të sjellin asnjë fakt pasi nuk ka. 'Edhe për zgjedhjet e 2025, ata kanë të njëjtin lider që ka humbur për 5 herë rresht, dhe e vetmja justifikim është se zgjedhjet sipas tyre u manipuluan. Basha hapi shampanjën e fitore ditën e dielë në orën 18:00. Nuk do të sjellin asnjë fakt manipulimi pasi nuk ka.'- tha Bushati.
-
VIDEO
Zgjedhjet, KAS shqyrton ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e Beratit, vendimi shtyhet për nesër! Salianji: Kemi bërë hetim, kërkesa s'ka argument ligjor
KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor por gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as debatet.
Përfaqësuesit e LSI kanë parashtruar pretendimet e tyre për shkelje në zgjedhje, kurse juristi i PS Eridjan Salianji tha se kanë bërë hetime dhe se komisionerët e të gjitha forcave politike kanë firmosur dokumentet edhe aty ku mund të ketë pasur ndonjë gabim material. Një debat është zhvilluar edhe mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka kërkuar që KAS nuk të marrë provat nga prokuroritë, kërkesë kjo që erdhi pasi Rusmali i kërkoi të jepte prova për argumentet që dha lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor apo siç pretendon opozita për blerjen e votave. Por, trupa e anëtarëve në përfundim për mbledhjes e ka shyrë afatin e dhënies së vendimit për ditën e nesërme
-
VIDEO
Basha për ankimimet në KAS: Refuzojnë t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit! 25 prilli ditë vjedhjesh, rezultati i papranueshëm
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Ndërsa PD vijon mbledhjet në KAS për ankimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se sipas tij refuzohet që t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit, të cilat sipas tij nxjerrin zbuluar shkeljet. Kryetari i Partisë Demokratike nga Fieri, tha se betejën që ka nisur për shqiptarët do ta vijojnë. Ndër të tjera kryedemokrati ka hedhur akuza se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, sipas tij në më të madhen në 30 vite. Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua. U tjetërsua përmes përdorimit masiv të makinerisë shtetërore në kundërshtim flagrant me ligjin, u tjetërsua përmes vjedhjes dhe përdorimit si në kohët e sigurimit të shtetit të dhënave personale të qytetarëve për t’i intimiduar ata. U tjetërsua duke e nxjerr zbuluar atë që e di gjithë bota, e di gjithë Europa, e di Amerika, të cilët janë shprehur qartë për nevojën për ndryshim. Binomin Rama-Krim, regjimin Rama-Doshi i cili kësaj radhë ka lënë gjurmët e gishtave kudo. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, nga Vermoshi në Konispol, edhe këtu në Fier. Pra, kjo betejë nuk ishte për pushtetin tonë, e kam thënë prej ditës së parë, e keni dëgjuar nga goja ime, e keni dëgjuar nga goja e përfaqësuesve tanë politikë, e kandidatëve tanë në çdo takim fushate. Ndaj dhe moto dhe mesazhi kryesor i fushatës tonë ngërthente atë që do çdo shqiptar, çdo shqiptar pa përjashtim: Bashkë për ndryshim, Shqipëria Fiton! Sepse beteja ishte për shqiptarët, sepse beteja vazhdon të jetë për shqiptarët. Sepse sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë të shpresojnë, të besojnë dhe të drejtohen e të udhëhiqen për t’i nxjerrë nga një hall i cili është edhe më i madh se ai që kishim para 25 prillit.Të gjithë shqiptarët e dinë që 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Nuk mjafton ndëshkimi i tyre, gjëja e vjedhur duhet t’i kthehet të zotit", ka thënë Basha. Basha ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga demokratët, ndërsa shtoi se kushdo që vazhdon të mendojë se do të ketë bashkëpunim Basha-Rama, nuk bën gjë tjetër vetëm ‘çirakun’ e Kryeministrit. "Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë. Shanset për të bashkëpunuar me hajdutin e shpresës së shqiptarëve, me njeriun, me regjimin Rama-Doshi, që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë, po them të gjithë, edhe socialistët, shanset, pra, opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le të ngrejë dorën Partia Demokratike ka lindur si një parti e lirisë dhe kjo na ka mbajtur një parti të madhe edhe në kohë të vështira dhe kjo na ka zmadhuar edhe më shumë në betejën tonë për t’i kthyer shqiptarëve shpresën dhe për të luftuar dhe punuar për ta", shtoi kryedemokrati.
-
VIDEO
Murrizi: Të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93! Në seancë degjimore të thirret shefi i SHISH dhe Drejtori i Policisë
Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur dy çështje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Murriz sugjeroi që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në vitin 1993. Po ashtu Murrizi kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Basha në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët dhe do ta vazhdojmë! 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të premte ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier, ku tha se kjo është një betejë që e nisën për shqiptarët dhe se do ta vijojnë për ta, për Shqipërinë dhe demokracinë. Ndër të tjera kryedemokrati ka hedhur akuza se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite.
-
VIDEO
‘Vdekja’ e partive të vogla politike në Shqipëri, Ben Andoni: Ato u shërbejnë partive të mëdha! Duhet krijuar një force e re e mirëfilltë politike
Analisti Ben Andoni shpjegon fenomenin e mbizotërimit të dy forcave politike dhe sfumimin e partive te vogla. Sipas tij partitë e vogla kanë dështuar pasi ose nuk kanë mbështetës ose kanë liderë të dobët. Megjithatë për analistin vendi ka nevojë për krijimin e një force të re të mirëfilltë politike.
-
VIDEO
Mandati i tretë dhe sfidat/ Rama, për prestigjiozen 'Financial Times': Shqipëria po rritet! Integrimi në BE? Unioni ka mungesë kohezioni, vuan nga amnezia
Mandati i tretë është një arritje historike nga ana e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare. Së fundmi Rama ka folur për prestigjiozen 'Financial Times', intervistë në të cilën ka prekur edhe zhvillimet më të rëndësishme të politikës në vend.
-
VIDEO
Të dielën mblidhet Këshilli dhe Kryesia, grupimi 'Për PD': S’jemi vartës të Bashës, po kufizon debatin në parti
Grupimi për PD-së ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratiti Lulzim Basha, sipas të cilëve po keqpërdor institucionet drejtuese të kësaj force politike.
-
VIDEO
Lame i jep lejen e legalizimit xhamisë së Lushnjës: Hera parë një institucion paditet se bën punën
Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t'i dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka pasur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi.
Në një prononcim për mediat e pranishme Lame foli për çështjen e denoncimeve të PD-së që ky institucion ka përdor lejet e legalizimeve në fushatë zgjedhore.
"Ne e kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve por në atë batërdinë e atyre ditëve që u sulmuam nga këdo thamë më mirë e lëmë për më pas. Dhe ndaj zgjodhëm këtë ditë. Ne po sot i kemi dhënë lejen e legalizimit edhe një objekti kulti tjetër në Kavajë. Deri tani nga ana e PD të paktën mbi 20 raste janë të denoncimeve në prokurori për institucionin e Kadatrës për periudhën e fushatës zgjedhore. Duhet të jetë hera e para në histori që një institucion denoncohet se bën punën e tij", tha ai.
Kujtojmë se në përiudhën e fushatës elektorale një prej 'kuajve të betejës' së Partia Demokratike ishin edhe denoncimet për pretendimet e saj se lejet e legalizimeve po përdoreshin nga institucionet për të blerë vota.
-
VIDEO
Festa e Fitër Bajramit, urojnë krerët e shtetit dhe politikës!
Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë që ambasada e SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, kanë uruar për një vit sa më të begatë pas një periudhë të vështirë pandemie.Ditën e djeshme kanë uruar Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë.
-
VIDEO
Fitër Bajrami/ Kryemadhi uron besimtarët: Dita e madhe e krijimit të një jete të re
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët mysliman në këtë ditë të rëndësishme, duke e quajtur si ditën e krijimit të një fryme të re.
"Kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Dua t'i urojë të gjithë shqiptarët, sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re të një frymë të re, një solidaritet për të cilët shqiptarët këtë Fitër Bajrami se në këto ditë të rëndësishëm të bashkimit, janë të rëndësishme për këtë institucion që është më i rëndësishmi", tha Kryemadhi.