Ekonomi

  • Zgjerohet rrjeti i ofrimit të shërbimit me internet 3G, nga operatorët celularë. AKEP ka klasifikuar si të vlefshme dhe vlerësuar me pikët maksimale ofertën e “Plus Communication” dhe “Vodafone”, që do të mund ta ofrojnë shumë shpejt këtë shërbim nëpërmjet tre breza frekuencash, me shpejtësi dhe cilësi maksimale. VIDEO
  • MEI:Vijon monitorimi,hiqen 170 leje
    minerare dhe anulohen 40 HEC-e

    Ministria e Energjisë dhe Industrisë vijon procesin e monitorimit dhe rishikimit të gjithë konçesioneve, ku janë hequr 170 leje minerare dhe janë anuluar rreth 40 HEC-e. Këto masa lidhen me mungesën e investimeve sipas kontratave, mospagesë të gjobave për shkeljet ligjore dhe te shërbimeve, etj.

  • Doganat, Cani: Eshtë bërë punë
    e madhe, të përmirësojmë imazhin

    Ndërkohë drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali tha se prioritet është një administratë evropiane. Spiropali iu ka bërë thirrje studentëve që të jenë pjesë e doganave. VIDEO

  • Shpenzimet, investimet në rritje
    ulet më tej deficiti buxheto

    Ndryshimi i ligjit të buxhetit të vitit 2014 bën të mundur arritjen e tre objektivave të rëndësishëm: zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliard lekë; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike.

  • Rishikimi i Buxhetit 2014 
    ja si ndryshojnë shifrat

    Ka mbërritur urgjentisht në komisionet parlamentare Akti Normativ i miratuar të mërkurën nga Këshilli i Ministrave, me të cilin ndryshojnë parametrat e Buxhetit të Shtetit për vitin në vazhdim. Qeveria amendon ligjin.

  • Investitorët e huaj interes, Panariti
    " Agrikultura sektori me rritje "

    Shqipëria vazhdon të ketë interes si një vend në zhvillim për investitorët e huaj. Kongresi Botëror i Hebrenjve ka organizuar një koference ku së bashku me përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga e gjithë bota dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë diskutuar mundësit për investime në Shqipëri. VIDEO

  • PD: Rama bën arnim buxhetor
    3.2 miliardë shtesë mashtrim

     Duke marrë shkas nga deklarata e djeshme e Kryeministrit të vendit mbi një buxhet shtesë prej 3.2 miliardë, deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ka dalë në një deklaratë për mediat. Bode bën të ditura “shifrat”, që sipas tij, përgënjeshtrojnë deklaratat e Ramës mbi një rishikim të buxhetit në rritje.  VIDEO

  • Kërcënimet ndaj shefes së FMN-së
    drejtësia greke hap hetimet

    Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar shefes së Fondit Monetar Ndëkombëtar Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me deklaratat e saj gjatë një interviste për gazetën “Financial Times” për kërcënime ndaj jetës së saj, kur foli për çështjen e evazionit fiskal në Greqi.

  • Rikonfirmohet në krye të AMF gruaja
    e deputetit të PD Dashamir Shehi

    Enkeleda Shehi është propozuar sërish në krye të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas dispozitave të ligjit të ri, miratuar në muajin Korrik, kryeministri Rama i ka propozuar Kuvendit, emërimin e zonjës Shehi si drejtore ekzekutive, post që deri më sot nuk ekzistonte si i ndarë dhe kompetencat e të cilit ushtroheshin nga Kryetari i Bordit Drejtues.

  • Prokurimet publike, Bode: S'ka më
    garë, tenderat janë kthyer negociata

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka denoncuar se ligji për prokurimet publike, do të ulë transparencën e tenderave dhe konkurimeve për investimet publike. Bode: Nuk ka trasparencë me tenderat, pasi nuk punon as portali online

  • Braçe: Të enjten shkarkojmë
    Guvernatorin dhe Inspektoren

    Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka konfirmuar se në seancën Parlamentare të ditës së enjte do të shkarkohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

  • Rriten të ardhurat,financat arrijnë 
    200 mln euro më shumë si 8-mujo

    Edhe muaji gusht është mbyllur pozitivisht për administratën në vartësi të ministrisë së Financave. Sipas statistikave zyrtare të këtij dikasteri, si 8-mujor janë grumbulluar rreth 200 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke kaluar nga 207 miliardë lekë në vitin 2013, në afro 237 miliardë këtë vit.

  • FMN, e pakënaqur me akcizën:
    Të rritet nga 1 janari 2015!

    Akciza duhet të jetë taksa e parë që pritet të rritet, në rast se qeveria shqiptare do të pranojë sugjerimin e Fondit Monetar për ndryshim në rritje të disa taksave. Siç është bërë tashmë e ditur, ekspertët e FMN-së u larguan nga vendi ynë pa realizuar, për herë të parë, konferencën konkluduese për shtyp.

  • Rama: Shqiptarët që punojnë jashtë
    të aplikojnë për anëtar të Këshillit

    Kryeministri Edi Rama vijon me intensitet punën për të plotësuar vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ditën e sotme, kreu i qeveri ka ftuar shqiptarët që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar të bëhen pjesë e kandidaturave për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.

  • Lotaria Kombëtare, në
    treg produkti i tretë “Fito Fito”

    “Gara” e fitores së çmimeve të mëdha me “Fito Fito” e hapur në çdo kohë.   Lojtarët mund të luajnë çdo ditë të javës dhe pa pritur gjatë sepse menjëherë në fund të ditës, pas orës 19:45, do të mësojnë rezultatet e lojës.  

  • Ekspertët: Duhet guvernator
    shqiptar me këshilltarë të huaj

    Skandali në Bankën e Shqipërisë me vjedhjen e të paktën 713 milion lekëve nga thesari i saj është në duart e prokurorëve të cilët po përpiqen të zbardhin skemën e mashtrimit në rreth 4 vite, si dhe personat përgjegjës. Në një kohë që në media dhe opinionin publik hamendësohet pa pushim për rrethanat e një ngjarje shumë të rëndë në njërin prej institucioneve kryesore të shtetit, ekspertët duken të investuar më shumë tek kapërcimi i situatës.

  • Gjiknuri: Ulim konsumin e lartë
    energjitik, gati plani i veprimit

    Qeveria ka një program konkret për përdorimin me eficencë të energjisë elektrike. Këtë e ka deklaruar ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në konferencën për politikat e energjisë në Ballkan, me temë “Politikat e efiçiencës së energjisë’. VIDEO

  • Ligji: Gjobë bizneseve 
    që nuk ndryshojnë të dhënat

     Kompanitë që do të vendosin ndarjen apo bashkimin e tyre do të duhet të rivlerësojnë peshën e aksioneve të çdo pjesëtari. Si veprohet me perthithjet dhe shkririjet e ndermarrjeve.

  • FMN kërkoi rritje të taksave 
    për 2015,  qeveria nuk jep 'OK'

    Ikja e misionit të FMN pa paraqitur rezultatet e bisdeimeve dypalëshe me autoritetet shqiptare duket se nuk eshte kushtëzuar vetëm nga skandali i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Cani: Bisedimet ishin te veshtira, nuk eshte rene dakord per taksatJaven tjeter konference e FMN mbi konkluzionet e negociatave me qeverine.

  • Gazsjellësi TAP merr OK nga
    Itali-Greqi për lejen mjedisore

    Projekti TAP kalon në 3 qarqe në Shqipëri, 38 bashki e komuna nga Korça, Berati në Fier dhe mund të punesojë mbi 20 mijë punëtorë e specialistë. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv