Shëndeti

  • Milano:Në qoftë se do të flasim për drekën e të dielës ose të “ditëve festive”të vijnë menjëherë në mendje gatime mjaft të shijshme si dhe kënaqësinë e të qëniet në shoqëri të mirë. Menutë e bollshme mund të shkojnë mirë një herë në kaq por jo të jenë të përheshme pasi ndikojnë në shëndetin tonë.
  • Konsumi i ujit shmang
    tumorin e fshikëzës

    Studiuesit: “Lëngjet mund të largojnë qelizat potenciale kancerogjene para se të fillojnë të dëmtojnë indet”.

  • Më thuaj si punon
    të të them sa dhe si lodhesh

    Për të mos shkuar në punë do të bënim çdo gjë.Pasi orët në zyrë të lodhin jashtëzakonisht si dhe të sjellin humor të keq për gjatë gjithë ditës. Përgjithësisht këto orë çojnë në atë që quhet ndryshe “burnout” i cili është një term anglez që tregon lodhjen e tejskajshme.

  • Dëshiron të dobësohesh?
    Mësohu të përtypesh ngadalë

    Thëniet popullore edhe pse të vjetra rezultojnë mjaft të sakta. Sa herë na thuhej të përtypim ushqimin ngadalë kur ishim të vegjël madje mbi 20 herë një kafshatë, nuk ishte thjesht për të përmirësuar mënyrën e të ngrënit por na ndihmnte edhe për t’u dobësuar.

  • Vasili: Në Shqipëri kemi
    40 mijë diabetike të njohu

    Ditë konkluzionesh dhe përfundimesh të thelluar e ka cilësuar ministri i shëndetësisë konferencën mbi diabetin mbajtur me rastin e mbylljes së javës sensibiliuese të kësaj patologjie. Sa i takon Shqipërisë, prevalenca e diabetit në popullatën adulte është 1.25 %, që do të thote se kemi afërsisht 40 mijë diabetike të njohur.

  • Antibiotikët, përdorim me kriter
    dhe me rekomandimin e mjekëve

    Rezistenca ndaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha për sigurinë e pacientëve në spitale, ndaj apeli i mjekëve është për përdorimin e tyre vetëm me përshkrimin e recetave nga mjekët .
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan sot aktivitete për sensibilizimin e qytetarëve mbi përdorimin e antibiotikëve.

  • Mbipesha, 20% e fëmijëve
    shqiptarë, janë obese

    Mbipesha sa vjen e po bëhet një problem më i madh për shëndetin e popullatës në Shqipëri. Dhe sidomos të fëmijëve. Sipas specialistëve, rreth 35 për qind e shqiptarëve janë prekur nga kjo sëmundje, dhe rreth 20 për qind e fëmijëve janë obezë.

  • Ilaç i ri që premton ngritjen
    e nivelit të kolesterolit të mirë

    Grupi i barnave të llojit"statin" ka ndryshuar mënyrën e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, sepse ato ndihmojnë uljen e nivelit të kolesterolit të keq ose LDL në gjak. Por edhe pse me të ulta të kolesterolit të keq, shumë njerëz janë ende në rrezik për goditje në zemër, në tru dhe komplikime të tjera. Pandaj mjekët janë gjithmonë në kërkim të një mënyre për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë të quajtur HDL, dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

  • Super bakteret
    kërcënojnë Europën

    Rritet numri i infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve, sidomos për shkak të abuzimit që bëhet me këto mjekime.

  • Studimet gjenetike krijojnë
    një mi super-rezistent

    Studiuesit e universiteteve të Lausanne dhe EPFL në Zvicër kanë arritur të alterojnë gjenetikisht një mi, duke i dhënë një rezistencë fizike më të lartë se normalja.

  • “Një operacion që i kthen
    buzëqeshjen gruas së gjymtuar”

    Kirurgu plastik i QSUT: Duhet menduar për cilësinë e jetës së gruas. Sokol Isaraj: Edhe në Shqipëri është i mundur rindërtimi i gjirit pas ndërhyrjes.

  • Të rrëmbyer nga alienët?
    Ndoshta një shqetësim i gjumit

    Paraliza hipnagoxhike (paraliza e gjumit, kur zgjoheni por nuk keni mundësi të lëvizni), që godet 8% të popullsisë, mund të shpjegojë edhe ngjarje të tjera.

  • Armoaterapia,
    rrezik për shëndetin

    Pa ventilimin e duhur, në dhomat e trajtimeve mund të grumbullohen substance të dëmshme për shëndetin.

  • Pagjumësia? Nuk je i vetmi

    Më shumë se gjysma prej nesh nuk janë në gjendje për të përfituar nga një gjumë i qetë dhe kjo çon në probleme të metëshjme të shëndetit.Rezultatet e një ankete treguan se rreth 93 për qind e të rriturve u mungojnë energjitë si pasojë e pagjumësisë.

  • Fëmijët e ndjejnë humorin amësor kur janë ende në bark të nënës.

    “Foshnja ndërkohë që është ende në barkun e nënës arrin të përceptojë humorin e saj, si dhe këto ndjesi mund të ndikojnë në zhvillimin e tij pas lindjes”.

  • Pentagoni rigjeneron muskujt
    e ushtarëve nga qelizat e derrit

    Një qelizë derri, një operacion kirurgjikal dhe ushtrime të rregullta: Këto janë tre ingredientët që u nevojitet pacientëve për të rigjeneruar muskujt e tyre. Gjithcka falë shkencës së Pentagonit, e cila është duke u përdorur për të rindërtuar pjesë të muskujve të ushtarëve të dëmtuar në betejë.

  • Rrezik më i lartë për trombozë tek femrat shtatzane

    Hormonet e shtatzënisë, rritja e vëllimit të barkut, humbja e elasticitetit të venave të këmbëve dhe tendenca e trashëgimnisë familjare për të zhvilluar sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, janë faktorët e rrezikut që ekspozojnë gratë për sëmundje vaskulare në shtatzani

  • "Europa 2012": Ndalohet duhani

    Gjatë ndeshjeve të kampionatit të Europa 2012 tifozët duhet të zgjedhin, nëse të bëjnë tifo në stadiume për skuadrat e tyre pa ndezur qoftë edhe një cigare ose të qëndrojnë jashtë për t’a konsumuar atë.

  • Autizmi, studimi italian:
    Efekti i terapisë, i matshëm

    Studimi i publikuar në "Journal of autism and developmental disorders"
    Dëshmon se do të jetë e mundshme të verifikohet ecuria e trajtimeve reabilituese duke kontrolluar lidhjet e substancës së bardhë të trurit dhe duke qartësuar herë pas here se cila ndërhyrje është më efikase.

  • Transplanti i mëlçisë në Itali 
    i shpëton jetën 5-vjeçares shqiptare

    Arrin t’i shpëtojë vdekjes 5-vjeçarja shqiptare pas një transplanti mëlçie të realizuar në Itali. Vogëlushja Meleni K. vuante prej kohësh nga cholestasis intrahepatic në stad progresiv sëmundje e cila mund të rrezikonte edhe tumor në mëlçi

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv