-
Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në 'skutat' e Vlorës me njerëz të dyshimtë e pa maska, do veprojnë SPAK dhe KQZ?!
Gazeta “TemA” një ditë më parë publikoi një video në të cilën shihet me zë dhe figurë as më pak dhe as më shumë por Presidenti i Republikës Ilir Meta duke bërë fushatë në praninë e 30 personave.
18 Shkurt 2021, 12:24 -
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2021! KQZ merr 19.6 mln € për identifikimin elektronik! Opozita: Fondi për ta është shumë i lartë
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit 2021. Shkak për këtë rishikim është bërë nevoja për të financuar zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 19.6 milionë euro për identifikimin elektronik. Opozita e ka kontestuar këtë ndryshim me argumentin se buxheti i akorduar për zgjedhjet është shumë i lartë.
17 Shkurt 2021, 18:04 -
Zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë: COVID s’pengon ardhjen e ODIHR! Politika dështoi për votimin elektronik
Drejtuesja e Koalcionit të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta konfirmon praninë e OSBE-ODIHR-it në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ndërsa akuzon politikën shqiptare se ka dështuar në implementimin e votimit dhe numërimit elektronik të votave. Ajo gjithashtu sugjeron që fleta e votimit të jetë e qartë dhe e lehtë për t’u menaxhuar.
16 Shkurt 2021, 18:15 -
KAS i shfuqizoi gjobën Veliajt, reagon Ivi Kaso: Vendim antiligjor, bie ndesh me standartin e OSBE-së për ndarjen e shtetit nga partia
Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me shfuqizimin që KAS bëri ndaj gjobës së kryebashkiakut Erion Veliaj. 'Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësin&am
16 Shkurt 2021, 17:53 -
PD: Bashkia Berat ka kryer punësime për qëllime elektorale 3 muaj para zgjedhjeve duke shkelur kodin elektoral dhe ligjin, të ndërhyjë KQZ
Partia Demokratike e degës Berat ka denoncuar Bashkinë e Beratit se po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor duke kryer punësime për qëllime elektorale. PD Berat shprehet se kjo çështje kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
16 Shkurt 2021, 16:14 -
U gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve, KAS shfuqizon gjobën e KQZ-së prej 75 mijë lekësh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në mbledhjen e ditës së sotme ka shfuqizuar gjobën e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve si dhe dhënien e certifikatave të pronësisë. Veliaj u gjobit një javë më parë me 75 mijë lekë.
16 Shkurt 2021, 15:37 -
As Korça dhe as Fieri, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një ZAZ të Tiranës
KQZ ka vendosur ditën e sotme që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet vetëm në një ZAZ në bashkinë e Tiranës duke hedhur poshtë qarkun e Fierit dhe Korçës që ishin pjesë e porpozimeve të PS dhe PD-LSI
12 Shkurt 2021, 19:00 -
25 prilli/Nis faza e dytë për identifikimin biometrik, Pelinku për Report Tv: S’ka kohë për votimin dhe numërimin elektronik
Identifikimi biometrik futet në fazën e dytë të realizimit. Pas nënshkrimit të kontratës me KQZ, kompania ka nisur punën në terren. Nënkomisionerja e KQZ Lealba Pelinku thotë për Report Tv se më 25 prill ky projekt do ketë përfunduar në të gjithë vendin, ndërsa shton se e sheh të pamundura arritjen e votimit dhe numërimit elektronik.
12 Shkurt 2021, 16:28 -
Balla: Partitë të mos bëjnë debate! Kandidatë me numra në fletë votimi, të jetë e menaxhueshme, jo ‘sa një tavolinë’ (VIDEO)
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se partitë politike nuk duhet të zihen për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, por t’ia lënë KQZ. Ai tha se kjo fletë duhet të jetë e menaxhueshme, jo “sa një tavolinë”, e për pasojë sugjeron që kandidatët të vendosen me numra ose shkurtime.
12 Shkurt 2021, 11:56 -
Veliaj kundërshton gjobën/ KQZ hedh shortin, përcakton relatorin që do shqyrtojë ankimimin e kryebashkiakut
Ashtu siç kishte paralajmëruar, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e KQZ, e cila e gjobiti kryebashkiakun me 75 mijë lekë për zhvillimin dhe publikimin e aktiviteteve tëndaluara në kuadër të fushatës zgjedhore.
11 Shkurt 2021, 20:48 -
'Zgjedhjet po rrezikohen pa filluar gara' Duka për fletët e votimit: Listat të jenë më të qarta, të gjendet logoja e çdo partie
Kreu i PAA-së, kërkon që listat e votimit të jenë sa më të qarta, të thjeshta dhe sa më të lehta për çdo votues dhe kjo sipas tij arrihet kur në fletën e votimit gjendet lehtësisht logoja e çdo partie, pjesë e koalicioneve dhe emri i çdo kandidati të tyre.
11 Shkurt 2021, 11:17 -
Vendimet e KAS dhe standardi për gjobën ndaj Veliajt
Komisionieri shtetëror i zgjedhjeve, ka rihapur debatin mbi gjobitjen e veprimtarive të klasifikuara si të ndaluara në fushatë elektorale, me rastin e gjobës ndaj Erion Veliajt, për shkak se ai ka postuar në rrjete sociale, fotografi të shtëpive që u janë dorëzuar qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.
10 Shkurt 2021, 19:33 -
Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ-s: Këto nuk janë inagurime, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja! Mandati i tretë për të vijuar betejat
Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në Zall-Herr, ku një familje tjetër ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, ka deklaruar se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.
10 Shkurt 2021, 17:08 -
KQZ nënshkruan kontratën, kompania që u akuzua nga Trump për manipulim votash në SHBA do mundësojë identifikimin biometrik në 25 prill
Kompania “Smartmatic”, do të jetë ajo që do të sigurojë pajisjet elektronike për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka nënshkruar ditën e sotme kontratën.
10 Shkurt 2021, 14:50 -
Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?
Ja ku jemi: Çfarë po ndodh me temën ‘Nano’? Po me temën ‘kthimi i PD në ditën e parë’? Po me dilemat nëse do të kandidojnë për deputetë heronjtë e rremë?…. Të gjitha gjurmët na çojnë në një skenë fshatçe ku ‘master Iks’ nis e lidh grykën e thesit: Kaq ishte për këtë stinë! Duket sikur gjithë periudha prej tre dekada e Demokracisë sonë, ka zbritur në fusha dhe po mbledh duajt e të korrave. Kaq ishte ‘Demokracia’ që më shumë na mundoi me idenë se me vetë ekzistencën e saj.
10 Shkurt 2021, 09:46 -
Gjoba nga KQZ, Veliaj për Report Tv: Tentativë për të kënaqur Bashën që të futet në lojë, unë s'mund të fle gjumë si ai, do ta apeloj! S'ka prokurime të reja, janë para dhjetorit (VIDEO)
Gjoba prej 75 mijë lekësh e vendosur nga KQZ për Erion Veliaj se ka shkelur rregullat për aktivitete të ndaluara, për kryebashkiakun janë të paligjshme, të paskrupullta dhe se atij po i kërkohet që të mos bëjë punë e tij por të flejë gjumë si Lulim Basha. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligji
9 Shkurt 2021, 16:48 -
U gjobit nga KQZ, reagon Veliaj: Do ta apeloj, por puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka reaguar pas gjobës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi kishte zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Kryetari Veliaj reagim në Twitter: S
9 Shkurt 2021, 15:25 -
Pas denoncimit të LSI, KQZ gjobit Erion Veliajn 75 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara! Kryebashkiaku: Do ta apeloj, puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është në masën 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.
9 Shkurt 2021, 14:10 -
Miratohet fondi shtesë për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit, KQZ-së i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh
Qeveria sot ka miratuar një fond shtesë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit 2021. KQZ-së në fondin e ri të 2021 miratuar nga Këshilli i Ministrave i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh. Shtesa do të parashikohet nga buxheti i vitit 2021 dhe vendimi është firmosur nga kryeministri Rama dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
8 Shkurt 2021, 19:52 -
PD çon kërkesën për regjistrim në KQZ, Patozi: Urime Lulzim, i vure demokratët të mbledhin firma sikur po themelonin partinë e tyre nga e para
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar me ironi për mbledhjen e firmave dhe kërkesën e dërguar në KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se për shkak të djegies së mandateve dhe largimit nga Kuvendi. Patozi shkruan se Basha i trajtoi demokratët sikur të ishin duke themeluar nga e para partinë e tyre.
8 Shkurt 2021, 19:58 -
Basha mbledh firmat dhe dërgon kërkesën për t'u regjistruar në KQZ, pas PD dhe 8 parti të tjera
9 parti, mes tyre edhe Partia Demokratike, Partia Republikane dhe LZHK, kanë dërguar kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
8 Shkurt 2021, 16:31 -
Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, KQZ-ja aprovon formularët, përjshtohen kandidatët e pacertifikuar
Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar formularët e rezultateve. Por në formularët e bërë publik, shihet se nuk është lënë asnjë hapësirë për kandidatët e pacertifikuar.
6 Shkurt 2021, 12:44