-
Lulzim Basha ka fituar kohë, por nuk ka fituar gjyqin
Paligjshmëria e lobimit të Partisë Demokratike në Uashington me para të paguara nga një kompani ruse, i shpëtoi sot gjykimit nga drejtësia shqiptare, në pritje të fakteve të reja. Lulzim Basha nuk u shpall i pafajshëm, por Apeli pushoi çështjen, pasi dëshmia kryesore e lobistit të PD, Nick Muzin, në llogari të të cilit kanë mbërritur paratë ruse për llogari të PD, nuk ka mbërritur akoma.
14 Maj 2020, 21:25 -
Në kafe me 10 persona pa distancë e pa maskë, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës! 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Shkelën rregullat e COVID-it
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite nga Policia e Durrësit për shkelje të rregullave të COVID-19. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së, mes tyre Ferdinand Xhaferri dhe Arlind Boshku nën.kryetari i PD dega Durrës. Në rast të përsëritjes, Basha rrezikon burg.
14 Maj 2020, 20:28 -
Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne
Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve, të cilët thonë se Teatri Kombëtar nuk mund të shembet, pasi është një vlerë e trashëgimisë kulturore.
14 Maj 2020, 16:04 -
Apeli la në fuqi vendimin për pushimin e dosjes, PS: Kallëzim të ri për Bashën në SPAK
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila la në fuqi vendimin për pushimin e dosjes së Lulzim Bashës.
14 Maj 2020, 15:22 -
Akuzat për falsifikim formularësh/Apeli lë në fuqi vendimin për pushimin e çështjes 'Basha'
Gjykata e Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashë dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e falsifikimit të formularëve.
14 Maj 2020, 13:41 -
Pesë kamberë, në një derë
Lulzim Basha mbledh aleatët, duke na kujtuar atë fjalën e urtë “pesë kamberë në një derë”. I mblodhi Lulzimi , ashtu siç i ka mbledhur gjithmonë, me “ballin lart dhe kokën poshtë” ata që kanë 7 vjet që mbajnë shpresë tek ai për të “marrë pushtetin me dhunë, molotovë dhe bisedime në tavolina”.
12 Maj 2020, 17:07 -
Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje
Rindizet debati për Reformën Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot opozitës duke ia bërë shumë të qartë se nuk do të pranohet kushti për qeveri transitore dhe që Kolegjet Zgjedhore të përbëheshin nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun. Ilir Metës dhe opozitës, Rama u ripërsëriti se nuk do të bëjë asnjë hapa pas për teatrin. Garancia e parë sovrane, tha ai, po ecën shumë mirë dhe brenda qershorit mund të shtohet fondi. Ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor qeveria ka objektiv ta kalojë brenda kësaj vere. Për sezonin turistik ende nuk duhet kur do të hapet. Rama: S'ka vend për të riparë reformën në drejtësi, tani është koha për ta zbatuar.
12 Maj 2020, 15:11 -
Reforma Zgjedhore/ Kulluri: Ç'është kjo rrumpallë? I shërben 'liderit global' atij që 'vetëshpallet kryeministër' e përfundon në rrugë me gisht në gojë!
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e ka cilësuar si "rrumpallë" të gjithë diskutimet për Reformë Zgjedhore, duke thënë se palët kanë qëndrime të ndryshme!
12 Maj 2020, 11:55 -
Basha takohet me prodhuesit shqiptarë: PD krah jush, qeveria keqmenaxhoi krizën në dëm të shqiptarëve dhe favor të miqve të saj
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ku tha se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj.
11 Maj 2020, 15:31 -
31 të vdekur, pa llogaritur opozitën
Nëse duhet të besoj Bashën, që thotë se Qeveria duhet t’u japë miliarda lekë qytetarëve dhe bizneseve që nuk punuan këto dy muaj, nuk di ç’të bëj me Bashën dhe mbështetësit e tij, që sulmojnë çdo tender dhe nisëm të Qeverisë për pagesa. A thua Qeveria duhet t’i hedhë lekët me avion nga qielli e t’i presin njerëzit në rrugë.
10 Maj 2020, 22:05 -
5 pyetjet e SPAK për Manastirliun prej 10 ditësh në heshtje: Nëse s'kemi përgjigje, do bastisim zyrat
Report Tv mëson ekskluzivisht nga SPAK se kjo prokurori të premten ka ridërguar sërish një shkresë në ministrinë e shëndetësisë për marrje informacioni për tenderat sekret. SPAK sqaroi për Report Tv se 10 pasi nuk morën përgjigje për shkresën e parë me pyetjet për vlerën e tenderëve dhe çfarë është blerë, kanë ridërguar sërish një tjetër kërkesë. E në rast se sërish s'do të marrin përgjigje prokurorët pritet të zbarkojnë në zyrën e ministres për t'i sekuestruar këto dokumente.
10 Maj 2020, 09:39