-
Kronikë
Albcontrol kallëzim penal ndaj disa kontrollorëve të trafikut ajror, prokuroria e Tiranës nis hetimet për shpërdorim detyre! Shoqërohen 7 punonjës
Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën grevën dhe bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për "Shpërdorim Detyre".Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.
7 Prill 2021, 22:39 -
Kronikë
Pezullimi i fluturimeve në Rinas, Braçe: Politikë e pastër e Sali Berishës dhe Ilir Metës
Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se ishin të stresuar nga ulja e pagës. Me një shënim në Facebook, Braçe thotë se e gjithë situata e krijuar është “politikë e pastër” dhe se pas saj qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha
7 Prill 2021, 22:35 -
Politikë
Rama thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet nesër në punë, s'ka më vend në Albcontroll! Koha e rrumpallës ka vdekur
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin. Rama bën apel se kush nuk kthehet nesër në punë nuk do të ketë më vend në AlbControll pasi koha kur bëhej rrumpallë ka vdekur përgjithmonë.
7 Prill 2021, 20:31 -
Politikë
Pezullimi i fluturimeve, Meta: Kontrollorët të vijojnë punën, cenohet siguria kombëtare! Rama t'i thërrasë mendjes, i ftoj të gjithë në dialog për të shuar këtë tension artificial
Meta tha se ai është njohur me shqetësimet e tyre më 31 mars ku ka pasur një takim dhe u ka kërkuar që të vijojnë punën pa ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike për qytetarët dhe madhore për sigurinë kombëtare. Meta shtoi se ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjidhë çështjen përmes dialogut.
7 Prill 2021, 19:48 -
Kronikë
Pezullimi i fluturimeve, Balluku në Report TV: Organizatorët me prapavijë politike, janë kallëzuar në prokurori! Kulla e Kontrollit nën mbikëqyrje nga ushtria! Kemi një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror qëndrojnë njerëz me prapavijë politike që janë kallëzuar në prokurori. Ajo tha se Kulla e Kontrollit po merret në mbikëqyrje nga ushtria si ndërtesë e sigurisë së lartë, ndërsa tha se ky grusht shteti nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes ushtarake të NATO-s më 26 prill.
7 Prill 2021, 17:49 -
Politikë
Pezulluan punën në Rinas, foto nga takimi i kontrollorëve të AlbControl me presidentin Meta pak ditë më parë
Këto janë fotot e takimit të Presidentit Ilir Meta me kotrollorët e AlbControl që kanë pezulluar punën ditën e sotme në Rinas për shkak të uljes së pagave si pasojë e situatës së pandemisë
7 Prill 2021, 17:49 -
Politikë
Protesta e kontrollorëve, Gjikondi: Pabesi! Meta lëviz nën tokë, ka në dorë situatën me zgjatues të LSI në AlbControll! Qëllim dështimi i zgjedhjeve dhe i stërvitjes amerikane
Ndërprerjen e punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll që solli dhe pezullimin e flutrimeve në Rinas, aktivistja Brizida Gjikondi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar si një pabesi me prapavijë politike, pas së cilës sipas saj fshihet presidenti Ilir Meta
7 Prill 2021, 15:22 -
Politikë
Rama: Bojkotimi i punës në Rinas vepër penale, frymëzuesit janë Saliu dhe Iliri! Basha: Rama të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve! Meta: Të rinisë puna
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën që kanë zhvilluar ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe fluturimet në aeroportin 'Nënë Tereza'. Kreu i qeverisë, në një postim në Facebook, e cilëson protestën si një sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" dhe se nuk do të tolerohen.
7 Prill 2021, 13:45 -
Kronikë
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID
Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
7 Prill 2021, 10:45 -
Zgjatja e afatit të koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për zgjatjen e afatit të koncesionit të Aeroportit Nënë Tereza. Për qeverinë janë respektuar të gjitha ligjet në fuqi dhe nuk është cenuar barazia.
5 Mars 2021, 12:53 -
DASH çmim Dvoranit si kampion kundër korrupsionit, Meta sulm Reformës në Drejtësi: S'është e suksesshme! Pas 25 prillit, Kuvendi 'do kthehet në shina'
Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj Reformës në Drejtësi. Në ndryshim nga ndërkombëtarët, të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht sipas së cilëve po jep frytet e saj, për kreun e shtetit kjo Reformë nuk ka qenë aspak e suksesshme.
27 Shkurt 2021, 12:38 -
Mbërrijnë 7020 dozat e vaksinës Pfizer, Rama: Kemi kontaktuar me një vend mik për 360 mijë doza AstraZeneca, në ditët në vijim presim zyrtarizimin!
Teksa ka folur nga aeroporti “Nënë Tereza” aty ku presin mbërritjen e dozave të vaksinës Pfizer, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare është në komunikim me një shtet tjetër për mbërritjen e 360 mijë dozave të AstraZenecas.
15 Shkurt 2021, 19:41 -
Miratohet te 'Ligjet' marrëveshja e re për Rinasin, investim mbi 99 milionë euro dhe rritje e sigurisë
Në Aeroportin e Rinasit me kalimin nga kinezët te kompania 'Kastrati Group' parashikohet që të bëhet një investim prej 99 milionë eurosh, investime që do të shtojnë shërbimet dhe rrisin sigurinë.
4 Shkurt 2021, 12:06 -
Qeveria zgjat afatin e koncesionit të Rinasit! Ndryshon kontrata, detyrim shtimi i linjave direkte me shtetet e huaja dhe zgjatim i pistës
Investimet përqendrohen tek zgjatimi i pistës së aeroportit dhe shtimi i linjave direkte me shtete si SHBA, KINË apo DUBAI, por edhe me shtete të tjera me të cilët nuk kemi fluturime direkte.
29 Janar 2021, 20:01 -
U arrestuan për kontrabandë mallrash nga aeroporti i Rinasit, gjykata vendos detyrim paraqitje për 9 persona, mes tyre 4 doganierë
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 9 të arrestuarit për kontrabandë mallrash nga aeroporti i Rinasit, mes tyre dhe 4 doganierë.Bëhet fjalë për të arrestuarit Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi si dhe për 4 doganierët Baftjar Kazias, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj dhe Edlira Saliaj.
24 Janar 2021, 11:49 -
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë
9 persona janë arrestuar nga policia për kontrabandimin e mallrave që paguajnë doganë në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe 4 doganierë. Në kuadër të një operacioni të koduar “Rinas Express”, policia sekuestroi veshje, çanta e këpucë.
21 Janar 2021, 07:56 -
Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë
Zbardhen detaje të reja nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana ende të paqarta. Në makinën e djegur në Pukë e cila ishte marrë me qera nga biznesmeni është gjetur një skelet. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.
18 Janar 2021, 08:53 -
Iu gjet makina e djegur në Pukë, zhduket prej ditësh sipërmarrësi italian në Shqipëri! Mediat e huaja: Mund të jenë gjetur dhe mbetje trupi
Një biznesmen italian prej më shumë se 10 ditësh ka humbur në Shqipëri në rrethana ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Davide Pecorelli-n i cili disa ditë më parë kishte marrë një makinë me qira në aeroportin e Rinasit.
17 Janar 2021, 20:17 -
Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te “Kastrati group”, për 71 milionë euro
Është zyrtarizuar kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend “Kastrati Group”. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
25 Dhjetor 2020, 10:37 -
Ikin kinezët, grupi Kastrati në negociata për të blerë koncesionin e Aeroportit të Rinasit
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
17 Dhjetor 2020, 11:07