-
Doli kundër Dukës në zgjedhje, FSHF përjashton ekipin e femrave të 'Murlanit'! Drejtori: Do ikim në Kosovë ose Mal të Zi
Pas futbollit të të rinjve FSHF-ja e Armand Dukës po hakmerret edhe ndaj drejtuesve të futbollit të femrave. Këtë herë e ka pësuar KF Murlani, me drejtorin Kujtim Shaba i cili thotë se nuk kanë asnjë njoftim për përjashtimin nga kampionati dhe se këto dënime vijnë si pasojë e daljes kundër Armand Dukës në zgjedhjet e marsit.
13 Shtator 2022, 12:50 -
DOKUMENTI/ FSHF tjetër skandal me futbollin e moshave, licensojnë fusha që s'plotësojnë kriteret! Jupi për Report Tv: S'duan investime
Futbolli i moshave në Shqipëri është kthyer në kaos nga federata shqiptare e cila së fundmi ka bërë edhe një tjetër skandal. Sipas një dokumenti tregohet se ekipet e licensuara janë preferenciale dhe nuk përmbushin asnjë kriter.
10 Shtator 2022, 19:16 -
Rihapja e basteve sportive, zbardhet peticioni për qeverinë nga federatat e sportit
Federatat sportive i kanë kërkuar qeverisë rikthimin e basteve sportive, ndonëse ato janë mbyllur që prej vitit 2018. Një pjesë e peticionit të federatave sportive është zbardhur, në të cilin thuhet se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.
24 Gusht 2022, 08:44 -
‘S’e kuptoj si Duka vepron kundër futbollit’, Jupi për ndryshimin e skemës tek të rinjtë: 6 mijë fëmijë do lënë sportin
Kreu i akademisë ‘Football Republic’ Redi Jupi akuzon Armand Dukën se po tenton të shkatërrojë futbollin e fëmijëve. Sipas Jupit me ndryshimet e fundit federata do largojë nga futbolli deri në 6 mijë.
23 Gusht 2022, 14:22 -
Ndryshimi i strukturës për futbollin e moshave, Prodani në Report Tv: Goditet merita! Zgjidhen vetëm klubet që pëlqehen nga Kreu i FSHF-së
Kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, Eduart Prodani kundërshton vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka vendosur të vërë në aplikim një strukturë të re të kampionateve kombëtare të moshave.
22 Gusht 2022, 14:57 -
Ndryshimi i formulës, futbolli i të rinjve kundër FSHF-së, Eduard Prodani: Vendim antifutboll!
Futbolli i moshave në Shqipëri është futur në kaos nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka njoftuar dy javë para nisjes se do ketë ndryshim formule, për ti ngjarë futbollit të të rriturve. Kjo ka sjellë shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës. Kreu i saj, Eduard Prodani, me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.
20 Gusht 2022, 19:47 -
Reja pas miqësoreve me Italinë: Shqipëria ka elementë premtues, tani duhet të jemi më kompetitivë
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka ndjekur të dyja miqësoret e ekipeve Kombëtare kuqezi U-18 dhe U-19 që zhvilluan ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë në datat 10 dhe 11 gusht në qendrën e Korverçanos në vendin fqinj.
12 Gusht 2022, 13:14 -
E drejta televizive e Superiores, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv 'i binden' Dukës, shtyjnë vendimin për shpalljen e fituesit
Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ende një vendim për shitje e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore. Një vendim i tillë është i mbuluar me dyshime kjo pasi mendohet se Duka po favorizon kompaninë mediatike ku ai është aksioner.
4 Gusht 2022, 14:58 -
FSHF prej muajsh ‘në ilegalitet’! Gjykata nuk regjistron sërish vendimmarrjet në ‘shtëpinë e futbollit’, Duka dhe drejtuesit e tjerë vijojnë detyrën dhe marrin vendime nul
Vijon saga e mos regjistrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që prej Asamblesë së Mbajtur marsin e kaluar, e cila juridikisht nuk njihet nga Gjykata. Për shkak të shkeljeve shume të renda dhe të pakalueshme, gjykata nuk ka riregjistruar as sot vendimet e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
29 Korrik 2022, 12:08 -
Skandali i Armando Dukës: Mban peng shitjen e të drejtës televizive të Superiores: Ja kompania që ka ofruar shifrën më të lartë se Super Sporti që ai do ta shpallë fitues
Federata Shqiptare e Futbollit me datë 8 korrik njoftoi hapjen e garës për shitjen e të drejtës televizive për të kampionateve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë
27 Korrik 2022, 07:13 -
Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?
Belind Këlliçi doli sot në një konferencë për shtyp dhe akuzoi, pa asnjë fakt ose provë, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lidhje me Arben Dervishin, supervizorin e landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit.
15 Korrik 2022, 13:53 -
Veliaj: E mjerueshme për FSHF-në që të rrihemi edhe në shtëpinë tonë nga ekipe modeste
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se beteja për futboll të pastër, që fëmijët të ndjekin ëndrrat e tyre me talent dhe pasion, vazhdon ende. Gjatë një takimi me lojtarët e klubit të Tiranës, të cilët do të marrin 150 milionë lekë si shpërblim pasi u shpallën për të 26-ën herë Kampion të Shqipërisë në futboll, shtoi se në Tiranë s’mund të investojë vetëm bashkia për futbollin
29 Qershor 2022, 16:33 -
Bastet sportive, Shyti: FSHF të dalë me një plan për legalizimin, diskutim i vonuar! Federatës t'i lihet vetëm menaxhimi, fitimet t'i ndajë me shtetin
Artan Shyti kritikon mënyrën sesi FSHF ka kërkuar hapjen e basteve, por ai është dakord që lëgalizimi online të bëhet me qëllim që të përfiojë sporti dhe shteti.
24 Qershor 2022, 14:02 -
Ministrja e Sportit pret në takim Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve ka qenë i duhuri! Vijojmë dëgjesat për legalizimin online
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pas dëgjesës që bëri para pak ditësh me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit mbi disa ndryshime të propozuara për Ligjin e Sponsorizimit dhe bastet sportive, këtë herë ka pritur në Ministri përfaqësues të Komitetit Olimpik dhe federatave të ndryshme sportive.
21 Qershor 2022, 18:39 -
Armand Duka kërkoi rihapjen e basteve, ministrja e Sportit: Nuk e rikthejmë atë katrahurë! Flasim vetëm për legalizimin e tregut online
Ministrja Evis Kushi e përjashton kategorikisht rikthimin e pikave të basteve, teksa deklaron se ‘është kundër përsëritjes së katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare.
17 Qershor 2022, 14:30 -
Duka kërkon rikthimin e basteve, Braçe vë duart në kokë: Në FSHF më parë luanin skedina, e vetmja federatë në Europë që është dënuar për fiksim rezultati
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar kërkesën e Presidentit të FSH-së Armando Duka për rikthimin e basteve sportive. I ftuar në Report Tv, Braçe vuri duart në kokë, duke e konsideruar një kërkesë absurde në një kohë kur FSHF është e vetmja Federatë në Europë e dënuar për fiksim rezultati.
14 Qershor 2022, 18:37 -
Kërkohet rikthimi i llotove, FSHF: Ekzistojnë në çdo cep të vendit, vetëm buxheti humb para, 70% e fitimeve t'i shkojnë sportit
Drejtuesit e klubeve të futbollit me në krye Armand Dukën kërkojnë hapjen e basteve sportive. Propozimi u hodh edhe në draftin e përgatitur për qeverinë nga këtë përfaqësues së bashku me ligjin e ri për sponzorizimet. Akuza u lëshuan drejt kreut të FSHF edhe për trukimet në futboll. Presidenti i Tërbunit: S'ka sponsor që afrohet me futboll të trukuar!
14 Qershor 2022, 14:39