-
Pandemia zbeh gjasat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Në kohën kur Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.
28 Shkurt 2021, 10:30 -
Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu nën hetim për përdhunimin e një aktorje
Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu është vënë zyrtarisht nën hetim për përdhunimin e një aktorje në shtëpinë e tij tre vjet më parë. Gruaja e akuzon atë për përdhunimin e saj në Paris në gusht 2018.
24 Shkurt 2021, 10:15 -
Macron ofertë të parezistueshme dy Youtubers-ave: Bëni këngë të ruhen masat antiCOVID dhe ky do të jetë shpërblimi im (VIDEO)
Pandemia Covid-19 ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit, mbajtja e maskës dhe respektimi i masave është një pengesë efektive. Por ka kaluar më shumë se një vit që të gjitha vendeve të botës u është kërkuar të ndjekin këto udhëzime, shenjat e lodhjes janë vërejtur kudo, veçanërisht tek më të rinjtë.
22 Shkurt 2021, 10:27 -
Vullnetar prej 2 vitesh në ndihmë të njerëzve në nevojë, dëbohet emigranti shqiptar nga Franca pasi nuk kishte dokumente
Prej afërsisht 2 vitesh e gjysmë, shqiptari Arben Çollaku ka qenë vullnetar me kohë të plotë në Francë, në shërbim të njerëzve në nevojë. Sot ai nuk është më në “krye të detyrës” të cilën e ka bërë me pasion për kaq shumë kohë, pasi autoritete franceze e dëbuan atë të shtunën me destinacion, vendin e tij të origjinës Shqipërinë, për shkak se nuk dispononte dokumentet përkatëse për të qëndruar.
16 Shkurt 2021, 15:20 -
Presidenti francez Macron letër Vuçiç: Mbështes vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, përmes një letre të dërguar homologut të tij serb, Aleksander Vuçiç ka shprehur se ai mbështet vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
16 Shkurt 2021, 08:48 -
Ministri i Shëndetësisë Veran: Në Francë 25 % të infektimeve me COVID-19 janë nga varianti britanik
Variantet e reja të COVID-19 përbëjnë një kërcënim të ri për sa i përket pandemisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, 25% të infektimeve në Francë nga COVID-19 janë nga varianti britanik.
12 Shkurt 2021, 08:20 -
Sondazhi/ Opinioni publik francez kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit
Shumica e francezëve janë kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Një sondazh i fundit ka zbuluar se pjesë më e madhe e opinionit publik mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, apo Bosnjës do të ndikonte negativisht në jetën e tyre. Studimi është realizuar nga Instituti i Politikave Europiane të Shoqërisë së Hapur.
3 Shkurt 2021, 13:23 -
Sulmet terroriste në Paris: Gjykata Belge fillon dëgjesat për bashkëpunëtorët në këto sulme
Më shumë se pesë vjet pas sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015, sistemi Belg i drejtësisë ka nisur shqyrtimin rasteve për personat e akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj terroristëve.
2 Shkurt 2021, 21:51 -
COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë
Danimarka kryeson listën e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit "Bota jonë në projektim të dhënash", i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.
2 Shkurt 2021, 21:13 -
Macron: Kusht vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi! Vuçiç: Franca një mik i vërtetë për ne
Arritja e stabilitetit dhe paqes në Ballkan është thelbësore për arritjen e paqes në Ballkan, është shprehur kështu presidenti Francez Emannuel Macron, gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.
1 Shkurt 2021, 15:04 -
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
30 Janar 2021, 08:26 -
Shfaqja e variantit të ri COVID ai Britanik dhe i Afrikës së Jugut, Franca mbyll kufijtë me vendet jo anëtare të BE
Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese për vendit. Nga e diela hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.
29 Janar 2021, 21:24 -
Fushata në rrjetet sociale, të miturit francezë rrëfejnë historitë e abuzimit
Në Francë ditët e fundit është përhapur në masë hashtagu #MeTooInceste për të ndarë dëshmitë e të rinjve për përvojat e tyre të dhunës. Shkak është bërë publikimi i një libri nga një e re në të të cilën akuzon një shkencëtar politik francez të profilit të lartë për abuzimin e vëllait të saj binjak, djalit të bashkëshortes së tij.
23 Janar 2021, 17:23 -
Turqi-Francë bien dakord të rinisin dialogun! Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht: I dashur Tayyip
Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan kanë rënë dakord për të rifilluar diaoloun për zgjidhjen e tensioneve mes Ankararë dhe Parisit. Lajmi është më dije nga ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.
15 Janar 2021, 21:16 -
Lufta ndaj COVID-19, Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin
Evropa prej javësh ka nisur vaksinimin e grupeve të rrezikuara megjithatë situata epidemiologjike nuk po përmirësohet. Gjermania raportoi 1.244 vdekje nga COVID në një ditë, rekord që nga fillimi i pandemisë dhe institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve virusit.
15 Janar 2021, 09:53 -
U shty për shkak të pandemisë, ‘Fast and Furious 9’ rikthehet në maj me histori dhe personazhe të reja
Një lajm i mirë vjen për të gjithë të apasionuarit pas shpejtësisë dhe filmave aksion. Seria e filmave të “Fast and Furious” kanë publikuar datën zyrtare të publikimit të edicionit të 9-të.
4 Janar 2021, 20:44 -
Vetëm 332 vaksina anti-COVID të administruara, polemika në Francë! Flet mjeku: Po dukemi si budallenj në krahasim me vendet e tjera
Edhe në Francë kanë shpërthyer polemikat rreth numrit të ulët të vaksinave kundër COVID-19 të administruara në popullatë. Janë gjithsej 332 qytetarë transalpinë të vaksinuar, shumë pak edhe sipas mjekut Patrick Pelloux, i cili shkroi në Twitter: “Ne po dukemi si budallenj në krahasim me vendet e tjera”.
2 Janar 2021, 20:25 -
Francë: Më shumë se 2,500 persona thyejnë kufizimet, organizojnë festë për ndërrimin e viteve
Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte më shumë koronavirusin.
2 Janar 2021, 10:08 -
VIDEO/Franca hapi kufijtë me Britaninë, krijohen radhë të gjata automjetesh në pikat e kalimit! Shqiptari: Kam 24 orë i bllokuar
Pavarësisht se Franca njoftoi se prej kësaj të mërkure (23 dhjetor) do të hapte kufinjtë me Britaninë e Madhe, sërish është krijuar trafik i rënduar në pikat kufitare.
23 Dhjetor 2020, 20:41 -
Dy ditë të bllokuara, Franca vendi i parë që hap kufijtë me Britaninë e Madhe
Vetëm 2 ditë kanë kaluar dhe Franca do i rihapë kufijtë e saj për pasagjerët që vijnë nga Anglia. Kufijtë do të hapen ditën e nesërme (23 dhjetor) duke i dhënë fund bllokadës që synonte parandalimin e përhapjes së variantit të ri të COVID.
22 Dhjetor 2020, 20:38