-
COVID-19/ Tre persona humbin jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 44-vjeçare! Situatë e rënduar në Tiranë, Shkodër e Krujë, 99 raste të reja
Koronavirusi vijon të marrë jetë me shifra të larta në Shqipëri, duke patur parasysh faktin e numrit të popullsisë. Tani pas infektivit po vijon të mbushet edhe 'Shefqet Ndoqi', ose ndryshe spitali COVID 2
16 Korrik 2020, 10:35 -
Sot 2 humbje jete nga COVID, rriten testimet, rekord të infektuarish, 117 raste! Preken 4 mjekë! MSH: Kemi transmetim komunitar!
Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime. 85 pacientë te Infektivi, 10 në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë: Kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. "Qytetarët të mos e ulin vigjilencën vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19".
13 Korrik 2020, 10:38 -
Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID
Vijojnë që të jenë alarmante shifrat nga koronavirusi. Ditën e sotme 4 qytetarë nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-19 duke ndërruar jetë te spitali Infektiv. 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar. MSH: Te Infektivi ka shtim të moshave të reja. Sot kemi 83 raste të reja me koronavirusi. Në Berat infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 65 të shëruar.
12 Korrik 2020, 11:03 -
Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe covid-19: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital (VIDEO)
Dallimin mes simptomave të virozave stinore dhe simptomave të covidit e bën vetëm mjeku. Kështu shprehet mjekja Diana Hysi, e cila këshillon çdo qytetar që ndjen një ndryshim në gjendjen shëndetësore, të telefonojë menjëherë mjekun e familjes por të mos i drejtohet spitalit. Thirrja e mjekes për të gjithë qytetarët është mbajtja e maskës si e vetmja mënyrë e mbrojtjes që kemi.
11 Korrik 2020, 16:28 -
Rëndohen shifrat nga Covid, 4 të vdekur dhe 93 raste të reja! Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen në Gjirokastër, me koronavirus edhe kreu i PD Roskovec
Katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata në spitalin infektiv është e rënduar, pasi në total janë të shtuar 72 paciente, 8 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
11 Korrik 2020, 10:49 -
Situata e Covid, Rama: Një mbyllje e dytë do ishte me përmasa kritike, çdo kush duhet të marrë përgjegjësitë e veta (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk mendon për një mbyllje të dytë për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin. Sipas tij, kjo do të kishte parmasa kritike për të gjithë, ndaj kërkoi nga të gjithë qytetarët që të marrin përgjegjësitë e veta.
10 Korrik 2020, 14:15 -
Sot 2 viktima dhe 90 raste të reja, infektohet gjyqtari, mbyllen Gjykata e Posaçme, bashkia e Malësisë së Madhe dhe kopshti në Tiranë
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Ministria e Shëndetësisë: Rikujtojmë bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
10 Korrik 2020, 10:32 -
Edhe tre lojtarë të Partizanit me COVID-19, shkon në 5 numri i të infektuarve në këtë ekip! Derbi do të luhet sonte në 20:45
Tre lojtarë të tjerë të Partizanit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar në 5 numrin në total të lojtarëve në këtë ekip. Klubi ka njoftuar se Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote janë të infektuar, por janë asimptomatikë.
10 Korrik 2020, 07:17 -
Asnjë viktimë nga COVID në 24 orë, por rritet numri i pacientëve në terapi intensive! 82 raste pozitivë, infektohet pedagogia në Gjirokastër (VIDEO)
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 82 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht se sot nuk është raportuar vdekje, situata është e rëndë në spitalin infektiv. Sipas ministrisë, rastet janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 pacientë të shtruar, 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. 3 pacientë të intubuar të moshave të reja.
9 Korrik 2020, 10:38 -
Koduzi: Qeveria pranon dështimin përballë COVID! Duhet të ruhet sistemi shëndetësor, qytetarët të pajisen me maska
Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD në një intervistë për Report TV me gazetaren Danjela Maloku, duke iu referuar një deklaratë të bërë nga Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se qeveria e ka pranuar dështimin dhe tani i ka mbetur vetëm të monitorojë.
8 Korrik 2020, 11:42 -
68 raste të reja dhe 2 humbje jetë nga COVID-19, rritet numri i pacientëve të intubuar! 'Infektohet' Spitali i Traumës, 5 bluza të bardha të prekura në Spitalin Elbasan
Situata me koronavirusin në vendin tonë vazhdon të jetë e njëjtë prej disa ditësh. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësirë raporton se dy pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar 83 numrin në total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja.
8 Korrik 2020, 10:33 -
Mjeku i infektuar me COVID rrëfen ditët në spital: Isha futur në 'ferrin' ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit! U bëra 'armiku' i familjes
Nëpërmjet një postimi në Facebook, mjeku ka përshkruar me detaje ditët që kaloi në spitalin Infektiv. Ai thotë se gjendja e tij u përkeqësua dhe kërkoi që të shtrohej në spital për të marrë trajtim.
7 Korrik 2020, 16:24 -
Lleshaj zbret në terren për zbatimin e masave anti-COVID: Virusi ende rrezik, duhet bashkëpunim i qytetarëve me policinë (VIDEO)
Qeveria ka paralajmëruar se do të gjobiten, do t'i mbyllet aktiviteti dhe do të ndiqen penalisht ata që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Për këtë, sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi inspektuan disa biznese në Tiranë. Ministri u shpreh se virusi &a
7 Korrik 2020, 14:08