Kosova & Rajoni

  • Gjatë Javës së dytë shëndetësore Kosovë-Turqi, prej 3 deri më 10 maj, 21 ekspertët mjekësor nga Turqia dhe Kosova do të kryejnë procedura të ndryshme diagnostiko dhe terapeutike në Kardiokirurgji, Kardiologji invazive, Gjinekologji, Kirurgji plastike, ORL, Gastroenterologji, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e djegieve.
  • Zgjedhjet e parakohshme në
    Kosovë, nesër vendoset për datën

    Liderët e partive politike, nesër do të takohen për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbahen në qershor. Sipas të gjitha gjasave ajo do të jetë 8 qershori.

  • Gashi kundër shitjes së hirit të
    Korporatës Energjetike e Kosovës

    Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të shesë sasi të konsiderueshme të hirit. Janë dy kompani të cilat në vazhdimësi marrin sasi të hirit për nevoja të ndërmarrjeve të tyre. Sharrcemi dhe Trepça, janë të vetmet që hirin e termocentralit “Kosova B” e përdorin për çështje afariste dhe mbushje të galerive nëntokësore.

  • ​Mbyllet panairi "Prishtina 2014"
    kompanitë shprehen të kënaqura

    Është mbyllur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2014”, i cili këtë vit u mbajt në Qendrën e Panaireve, në fshatin Bërnicë. Përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në panair, u shprehen të kënaqur me interesimin e qytetarëve për produktet e tyre dhe se kanë pasur leverdi mjaftë të mirë.

  • Krasniqi ja kthen Pacollit: Po ta
    shes shtëpinë baca i Hashimit!

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili është futur në një replikë të ashpër me liderin e AKR-së dhe Zv/Kryeministrin Behgjet Pacolli, nuk ka të ndalur. Krasniqi i ka thënë Pacollit se e pranon ofertën e tij për t’ia shitur shtëpinë në vlerën 1 milionë euro.

  • ​Thaçi: Do ta shqyrtojmë heqjen
    e TVSH-së për lëndën e parë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që po iu bënë bizneseve në Kosovë, ai sot ka vizituar edhe disa ndërmarrje të prodhimit të mobilieve në Vushtrri. Ai ka thënë se qeveria do të shikojë mundësinë më të shpejtë që të heqë edhe TVSH-në për lëndën e parë dhe përpunimin e drurit dhe për prodhimin e mobilieve.

  • Pacolli-Krasniqit: Mblidh plaçkat liro
    shtëpinë, do ta bëj çerdhe fëmijësh

    Vazhdojnë tensionet në mes Jakup Krasniqit dhe Behxhet Pacollit. Pacolli ka kërkuar nga Krasniqi që të lirojë shtëpinë që ka nxjerrë në shitje për 1 milionë euro, se do t'ia blejë vetë e do t'ia dhurojë komunitetit a bëjë çerdhe fëmijësh.

  • Mustafa: Qeveria ka cënuar
    lirinë dhe pavarësinë e medias

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias ka akuzuar qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij "kjo qeveri është ajo që më së shumti ka cenuar lirinë dhe pavarësinë e medias në vend".

  • Kosova përfundon negociatat me
    BE-në për nënshkrimin e MSA-së

    Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë përfunduar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Drafti i hartuar nga të dyja palët do të kalojë në procedura teknike të BE-së, ndërsa gjatë muajve të verës pritet të vihen edhe inicialet për MSA-në. VIDEO

  • Zgjedhjet e parakohshme,Thaçi
    Jahjagës: Të mbahen më 8 qersho

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një bisedim me kryeministrin Hashim Thaçi, ku ky i fundit ka propozuar që edhe në dakortësi me subjekte të tjera politike, zgjedhjet e parakohshme të mbahen në datë 8 qershor. 

  • Panairi "Prishtina 2014" shndërrohet
    në festë ku hidhen valle VIDEO

    Panairi “Prishtina 2014”, që është hapur ditën e mërkurë të kësaj jave, ku ekspozohen produktet kosovare, është shndërruar në një festë ku pjesëmarrësit kanë hedhur valle. Në të po marrin pjesë 143 kompani, 90 prej tyre kosovare, ndërsa të tjerat nga vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qeveria e Kosovës për këtë panair ka investuar 2 milionë euro.

  • Bisedimet Kosovë-BE, ​
    mbyllen negociatat për MSA-në

    Ka përfunduar takimi i tretë dhe i fundit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, kryeministri Hashim Thaçi tha se marrëveshja do të jetë dokument bazë i cili do të rregullojë marrëdhëniet politike të Kosovës me BE-në deri në aktin e anëtarësimit të shtetit në BE.

  • Hoxhaj: Rruga e Kosovës drejt
    BE-së është e pakthyeshme

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.

  • Kosovari i kthyer nga Siria: Jam
    penduar, ajo luftë s’na përket neve

    Luftoi për tre muaj në Siri, por po të mund ta kthente kohën pas nuk do ta bënte më këtë. Tani thotë që kjo luftë nuk iu përket kosovarëve. I ishte bashkuar kësaj lufte duke luftuar përkrah formacionit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, por thotë se nuk shkoi vetëm për motive fetare, ndërsa mohon plotësisht mundësinë që ka shkuar atje për para. 

  • ​Të rinjtë kërkojnë të drejta në
    Ditën e Punëtorëve: Veproni!

    Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës, përmes një aktiviteti, “Ju keni të drejta, andaj veproni!”, synojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë për të drejtat e tyre për punësim, dhe të punësuarit për të drejtat e tyre që i garantohen me Ligjin e punës.

  • Zgjedhjet, Ramush Haradinaj 
    nuk sheh rrezik nga lista ‘Srbska’

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk sheh ndonjë rrezik që lista ‘Srbska’ të dal e dyta apo e treta në zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti, në rast se komunitetit pakicë i japin vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

  • Dita e Punëtorëve, Kosova me
    papunësinë më të lartë në Evropë

    Megjithëse shifrat flasin për një gjendje të rëndë të papunësisë dhe varfërisë, festa nuk ndalet. Sipas raportit të Bankës Botërore, papunësia në Kosovë është rreth 40 % dhe mbetet një sfidë për vendin por bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës,shkalla e papunësisë në vend është 30.9 %.

  • Të premten përfundojnë negociatat
    për MSA, Fyle vjen në Kosovë 

    Negociatat për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociimit mes Kosovës dhe BE-së përfundojnë këtë të premte. Gjithashtu, javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Prishtinë  e Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

  • Korrupsioni, në pranga 12 zyrtarë
    e biznesmenë, në kërkim deputeti

    Së paku 12 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të Agjencinë Kosovare të Privatizimit mësohet se janë arrestuar nga Njësia për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni të gjerë antikorrupsion, ndërsa është shpallur në kërkim deputeti i LDK Naser Osmani. 

  • Komisioni Parlamentar sot në AKI
    verifikon punonjësit e institucioneve

    Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot do të vizitojnë këtë institucion të sigurisë, ku do t’i shohin ankesat që kanë të bëjnë me verifikimin e personave që punojnë në disa institucione të Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv