Opinion
-
Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera. Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm.
28 Korrik 2021, 13:06 -
Skandali me gazetarin, kush mban përgjegjësi për këta policë të paaftë dhe arrogantë rrugëve të qyteteve tona?!
28 Korrik 2021, 12:09Skandali i 'Varrit të Bamit' ndodhi pikërisht në ditën e 20-të nga afati 100 ditor që Kryeministri Rama i vuri policisë për tu rikthyer 100% në shërbim të qytetarëve, duke e vënë theksin mbi të gjitha të arroganca e patolerueshme e disa reparteve të policisë. Kanë mbetur edhe 80 ditë por persona të tillë, me uniformën e simboleve tona shtetërore dhe kombëtare duhet të pushojnë se qarkulluara në rrugët e vendit që tani! Asnjë ditë më shumë!
-
Mes Labërisë dhe Salentos rreh një zemër, por italianët kanë një pikë më shumë
28 Korrik 2021, 10:59Prej vitesh tashmë, që kur nisa të kem Salenton shtëpinë time të dytë, nuk kam reshtur së dëshiruari që po kaq e bukur, mikëpritëse, e dashur, tërheqëse, të bëhej dhe Labëria e gjithë bregu ynë. Dhe dëshirat thonë, realizohen herët a vonë.
-
Udhëtime të lira dhe të sigurta, një mision i pamundur i qeverisë së Kosovës
27 Korrik 2021, 22:57Qeveria e Kosovës sa më shpejt duhet të miratojë një strategji financiare për subvencionimin e udhëtimeve të lira me aeroplan, ashtu siç kanë vepruar edhe disa qeveri të rajonit. Kjo sidomos do të ishte e mirëseardhur për mërgimtarët tanë, të cilët jo vetëm që do t’iu iknin udhëtimeve stresuese me autobusë, por do të jenë më të lidhur me Kosovën dhe me nevojat e saj për një zhvillim më dinamik.
-
Absurdi, Albin Kurti zbut zinë për humbjen e 10 jetëve në aksident, me fitoren e Norës në xhudo
27 Korrik 2021, 21:02Ky është statusi më absurd që e kam lexuar në jetë: ‘Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë…’Kurrë s’kam dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë!
-
Mero Baze: A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?
27 Korrik 2021, 19:21Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re brenda saj, e cila duket se drejtohet në hije nga Genc Pollo, ish këshilltari e më pas rivali i dikurshëm në vitet 2000 i Sali Berishës
-
Lorenc Vangjeli: Rama duhet të gjejë 'besnikët' e dobishëm, disa nga njerëzit e tij i ndezën qiri djallit
27 Korrik 2021, 19:16Jo për humor, por për seriozitet, jo si fotografi teorike, por si domosdoshmëri e shprehur në praktikë, termi “besnik” për anëtarët e kabinetit është i tepërt. Një ministër është i tillë në raport me kryeministrin edhe kur vendos të punojë kundër tij. Kundër në disa kuptime: kur punon keq apo kur ka një anxhendë personale. Dhe kjo është me shumë se e pamundur, aq më tepër në kushtet e Shqipërisë dhe përballë një kryeministri atipik si Rama, problemi i të cilit nuk është të gjejë “besnikë” për në kabinetin e tij, por që në mes të tyre të gjejë besnikët e dobishëm.
-
Kreshnik Spahiu: 10 arsye urgjente pse shkrirja e PD dhe ndërtimi i një opozite të re është mision patriotik kombëtar
27 Korrik 2021, 17:31Sot 14 drejtuesit e kryesisë së Partisë Demokratike Korçë, dhanë dorëheqjen dhe deklaruan shkrirjen e degës në këtë qytet. Zhgënjimi, mosbesimi, lodhja, konsumimi, besë-prerja, mosmirënjohja, pazaret, klanet, mediokriteti dhe fshatarizmi kanë pushtuar zemrat dhe ndjenjat e mijëra demokratëve. Ata s’ndjejnë më që Partia Demokratike të jetë e tyre.
-
Ylli Pata: Skandali i vendimit për Mediun, ja përse është një 'mbyllje hetimesh me procedurë numër 2'
27 Korrik 2021, 15:35Vendimi i sotëm i GJKKO për Fatmir Mediut është tipiku i një verdikti të “rëndë” për një gjë krejt të thjeshtë. Gjykata Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, sipas kërkesës së SPAK, thjesht duhet të hapte rrugën për një çështje, ku përveçse një nga më të rëndat në vend me 26 të vrarë e qindra të plagosur, ka një aferë të madhe korrupsioni mbrapa
-
Ardian Isufi: Pse duhet ri-themeluar Partia Demokratike?
27 Korrik 2021, 15:29Në fakt Kuvendi i PD-së përtej shqetësimit se me mënyrën e organizimit të saj ishte thjesht konsolidim apo betonizim i rolit të Kryetarit nëpërmjet Statutit të Ri, si dhe instrumentalizimit “të debatit pa debat” të një anëtarësie që shkon drejt eliminimit të dialogut, gjithsesi ka hapur një diskutim jo pak të rëndësishëm, atë të “Ri-themelimit të Partisë Demokratike”.
-
25 Prilli, ‘gozhda’ e ndryshkur e Lulzim Bashës
27 Korrik 2021, 15:23Lulzim Basha doli sërish para gazetarëve, duke komentuar lodhshëm zgjedhjet e 25 Prillit, duke lëshuar akuza dhe denoncime mbi qeverinë, KQZ-në, mbi “regjimin Rama”, dhe duke anashkaluar problemin e madh që ka sot Partia Demokratike, atë të Sali Berishës.
-
Skënder Minxhozi: Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD
27 Korrik 2021, 13:20Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara Nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Asgjë e re nën qiellin shqiptar, po ato vërejtje, po ato konkluzione. Fituesi lejohet të ushtrojë pushtetin e fituar, njëra palë bën lista ministrash, pala tjetër shullehet në plazh.
-
Çfarë do të nxjerrë sonda në Fier?
27 Korrik 2021, 12:49Në shkulmin e të nxehtit afrikan që ka zaptuar vendin, deklaratat e Petro Koçit duket se kanë shtuar më tej temperaturën në Fier dhe Tiranë. Është politikani i vetëm që ka shkuar në këto kohë në dyert e SPAK, por i thirrur si dëshmitar në hetimet e hapura pas akuzave në drejtim të Fierit, ku fondet publike përthithen lehtësisht nga bota e krimit
-
Mero Baze: Drejtësia shqiptare konsolidoi 'pandëshkueshmërinë' e 'berishëve' dhe shokëve të tyre
27 Korrik 2021, 12:16Fatmir Mediu i shpëtoi drejtësisë me imunitet. Ndërsa ishte duke u hetuar nga drejtësia në vitin 2009, dhe i ishte hequr mandati i deputetit, prokuroria kërkoi marrjen e tij si i pandehur me një akuzë që shkon deri në gjashtë vite burg.
-
Mero Baze: Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar
26 Korrik 2021, 20:34Ilir Meta është kthyer sot në zyrë në Tiranë. Për gati një javë, ai ka qenë privatisht në një udhëtim në SHBA, me shpresë se do të kontraktojë një kompani lobuese për të rregulluar punët e tij me SHBA. Përtej iluzionit të tij, që punët me SHBA rregullohen me lek, ka një papërgjegjësi shtetërore, në këtë udhëtim.
-
Ylli Pata: 'Sali Berisha', prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD
26 Korrik 2021, 20:16Pas suksesit në Kuvendin e Partisë Demokratike ku Sali Berisha është pritur si një “yll kinemaje”, gjë që i ka rritur besimin se ka “truall” për të mbjellur një grupim antiamerikan në PD, duket se plani ka filluar.
-
Kreshnik Spahiu: Pse Washingtoni refuzoi takimet me Ilir Metën dhe s’ia konvertoi 'floririn' me lobim?
26 Korrik 2021, 16:17Mediat shqiptare po heshtin, por sot ngjarja më e rëndë në historinë e Shqipërisë është që: “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin kanë marrë rrugët e Amerikës me thes në krah. Prej disa ditësh Presidenti gjysmë i shkarkuar dhe gjysmë në detyrë endet në çdo semafor të kuq të Washingtonit në përpjekje për të lëpirë ato çfarë pështyu 4 vjet kundër diplomacisë amerikane.
-
Ylli Pata: ‘Provokacioni’ i Myslim Murrizit për aleatët e PD, realisht tregon realitetin
26 Korrik 2021, 15:20Myslym Murrizi, edhe pse nuk arriti të dalë deputet në Parlamentin e ri, e vijon aktivitetin politik përditë, duke treguar qartë se çfarë synon, e që politikën nuk e ka me stinë. Provokacioni i fundit të tij, ju trejtohej aleatëve zyrtarë të Partisë Demokratike, kryetarët e të cilëve, falë vendosjes në listat e sigurta kanë dalë deputetë.
-
Edi Ramën e rrëzon vetëm Edi Rama
26 Korrik 2021, 13:54 -
E fundit rrugë e mërgimtarit
26 Korrik 2021, 10:42U lodha pram kogja shumë tu i palu teshat, nejse t’miat s’pata shumë, po i kam mledh do bakshishe me ja qu atyne të shpisë.