Opinion
-
Lulzim Basha nuk di ç’kërkon. Kërkon pushtetin apo “ndryshimin”? Në rast se kërkon pushtetin, ai merret me votë.Në rast se kërkon “ndryshimin”, ai ka ndodhur që në 2013.
7 Prill 2021, 15:27 -
Lulzim Basha i ra pragut që të dëgjojë dera
7 Prill 2021, 11:47Takimet elektorale me makina dhe njerëz që e presin në hyrje të qyteteve, të cilat Lulzim Basha kërkon t’i paraqesë si spontane, në realitet nuk janë të tilla. Çdo gjë në agjendën elektorale të Partisë Demokratike është e programuar.
-
Te dera pret Meta
7 Prill 2021, 09:31Luli tani nuk mund të ndahet nga tufa, edhe pse po tenton me sa ka takat. Ndryshe përralla e vjetër se ‘e ha ujku’ e çon në gojën e Ilir Metës. Çfarë po ndodh në vathin e opozitës?
-
Mero Baze: Palmer teston objektivat politike ndaj reformës në drejtësi
6 Prill 2021, 19:36Zv.ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer zhvilloi sot një vizitë “virtuale” në Shqipëri. Ai pati fillimisht një takim me ata që i quajti “kampionë të reformës në drejtësi”, ku ishin një grup gazetarësh, pjesëtarë të shoqërisë civile, si edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, ku bie në sy emri i Ardian Dvoranit, që kanë mbështetur reformën në drejtësi.
-
Zhurma për 'superpushtetin' e Ramës: Mund të përgjohet kryeministri në një 'regjim putinist'?
6 Prill 2021, 19:28Ka një refren politik të propagandës së PD-së dhe LSI-së jo vetëm së fundmi, por që herët, madje që në fillim kur Edi Rama u bë kryeministër, i cili akuzohet se ka përqëndruar dhe kapur të gjitha pushtetet.
-
Plator Nesturi: Askush nuk e do LSI-në
6 Prill 2021, 18:30Në këto dhjetë ditë zyrtare të fushtatës elektorale, askush nuk e do pranë dhe kjo shihet dhe nga ana e PD me të cilën ka një marrëveshje për koalicion paszgjedhor.
-
Lorenc Vangjeli: Rama përballë Bashës, njëri flet edhe duke fjetur, tjetri fle edhe duke folur
6 Prill 2021, 18:17Kjo është një fushatë atipike, në një kohë atipike dhe me dy personazhe, njëri nga të cilët është totalisht atipik, si i programuar për kohën e instagramit dhe facebook-ut, kurse tjetri është prerja klasike e politikanit të viteve 80-të.
-
Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete
6 Prill 2021, 17:07Deri në 25 prill sa mund të shumëzohet vdekja? Opozita në Tiranë, që në fillim, ka sfiduar ligjin shqiptar dhe rregullin civil botëror për distancë dhe maskë në epidemi. Puna ishte që të zgjerohej harta e kuqe e infeksionit; dhe të goditeshin zgjedhjet. Nuk ndodhi deri tani. Tani krerët e opozitës po bëjnë thirrje ‘mos u vaksinoni’.
-
Një 'kryeministër' që nuk rritet dot pa hijen e Atij
6 Prill 2021, 15:45Politikani duhet të jetë ai që shihet në pasqyrë, vetvetja, dhe jo ai që pispilloset nën imazhin e rremë të krijuesit të tij. Që pas “djegies” së mandateve në Parlament, kryetarit të Partisë Demokratike i është ndezur dëshira për tu bërë me pahir “kryeministër”.
-
Emigrimi i të rinjve, një plagë që s’duhej hapur për (pa)zgjidhje
6 Prill 2021, 12:19Dihet që në kohë fushatash, Shqipëria na paraqitet nga subjektet politike si një “fushë me lule”, që do të mund ta projektonin dhe realizonin vetëm ata (secili për veten)
-
Zgjohu Lulzim
6 Prill 2021, 10:45Lulzim Basha vijon të na çuditë me teoritë e tija duke marrë angazhime publike se “qeveria e tij e ardhshme nuk do të përbëhet nga ministra të qeverisë Berisha”. Për ta argumentuar të kundërtën e kësaj gjëje, do të më duhet edhe mua që të hyj në ëndrrat e Lulzim Bashës dhe të bëhem pjesë e kësaj dëshire duke e marrë të mirëqenë ardhjen e tij në pushtet.
-
Opozitarë dhe të përçarë
5 Prill 2021, 19:53Edhe për mbështetësit më të zjarrtë të opozitës, koalicioni opozitar, nuk ishte mbresëlënës. Momenti “romantik”, kur Basha dhe Kryemadhi, u shfaqën bashkë sa për të kënduar himnin, ishte shenja e parë, që opozita po shkonte në zgjedhje e përcarë. Marrëveshja joligjore PD-LSI, shfaqi publikisht luftën brenda llojit-djathtas, si një nga elementët që me gjasë, do të jetë nga më interesantët për tu parë ditën e zgjedhjeve.
-
Mero Baze: Qeveria duhet të sfidojë, imitimin e Berishës, nga Albin Kurti
5 Prill 2021, 19:44Qeveria e re e Kosovës u ka ndaluar arsimtarëve të Kosovës, të vaksinohen në Shqipëri, pas ofertës që shteti shqiptar u bëri mijëra mësuesve të Kosovës për tu vaksinuar në Kukës.
-
Frrok Çupi: Becchetti, një sundimtar i budallenjve
5 Prill 2021, 19:28Lajmi i skaduar që po përdoret edhe nga tribunat politike opozitare është ‘i gëzueshëm’: ‘Shqipëria do t’i paguajë Becchettit 110 milion euro!’. Shikoj rrethe rrotull plot njerëz që nuk mendohen dy herë: “Më mirë ta hajë lopa se këta të popullit”, si në një film shqiptar të realizmit. Këta i sundon çdo lloj Becchetti, edhe kur nuk është.
-
Minxhozi: Vaksinat kineze dhe dyqani poshtë shtëpisë së Albin Kurtit
5 Prill 2021, 19:22Të thuash se nuk pranoj vaksinat kineze pasi Kina nuk njeh Kosovën, është e pandershme, kur i ke të mbushura dollapët e dyqaneve të Prishtinës me mallra serbe. Serbia nuk është një shtet që nuk njeh Kosovën, është SHTETI që nuk pranon ta njohë atë! Sipas kosovadata.com, në harkun kohor 2015-2019 Kosova ka importuar nga Serbia një volum mallrash me vlerën 1,4 miliard dollarë!
-
Vullneti për mandatin e tretë
5 Prill 2021, 16:02Këmbëngulja e Partisë Socialiste për të fituar mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, po shpërfaqet çdo ditë e më fort përmes fushatës së saj elektorale. Pas 8-të vitesh në qeverisje, intensiteti dhe artikulimi politik i PS në fushatë, deri më tash nuk po “tradhëton” kurkund gjurmë të erozionit të vullnetit të saj për vijimësi
-
Rrumpallitet/ Pretendon 1 milionë kopje por libri iu shit vetëm 76 kopje
5 Prill 2021, 14:34I ka humbur të gjitha betejat elektorale 8 vitet e fundit, por kësaj here kërkon ma patjetër të fitojë më 25 prill e të bëhet kryeministër. Për të joshur elektoratin, i kanë botuar edhe një libër me 98 faqe me çmimin 10 mijë lekë të vjetra natyrisht, ku evokon jetën e tij të thatë e pa nerv.
-
Arsyet përse PD ka hapur thesin, trarët dhe faturat për votat 'politikisht të dëshpëruara'
5 Prill 2021, 13:24Në javën e dytë të fushatës elektorale të 25 prillit, PD ka hapur krahun fuqishëm të premtimeve që nuk kanë lidhje me një plan ekonomik, apo një projekt fiskal të qeverisë së re.
-
Pse Berisha vazhdon të prodhojë viktima?
5 Prill 2021, 11:55Ka pasur shumë nga ata që në vitin 2013 shpresuan se humbja e thellë e Sali Berishës do e nxirrte atë njëherë e mirë nga politika, duke lënë pas kështu edhe mijëra viktimat e tij që filluan nga viti i mbrapshë 1997 e deri te Gërdeci e 21 janari ku humbën jetën në total 1585 qytetarë të këtij vendi.
-
Shqipërisë i duhen liderë të vendosur si Edi Rama, e jo të lëkundur si Lulzim Basha
5 Prill 2021, 08:42Kryeministri Edi Rama i ka dalë për zot personalisht një prej sfidave më të mëdha shëndetësore që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, po të gjithë botën. Lufta 1-vjeçare me Covid-19 ka qenë e lodhshme dhe dërrmuese në shumë aspekte: shëndetësore, ekonomike, psikologjike, politike….