Opinion
-
Tirana pas viteve ‘90 mblodhi në “gropën” e saj shumë të ardhur. Dhe si e tillë ndryshoi shumë gjëra. Edhe bindjet e saj politike. Tirana ku humbi edhe udhëheqësi i asaj kohe Ramiz Alia. Ku dominoi për pak vite e djathta. Dhe ku stërdominoi më pas e majta. Dhe për t’ju kthyer mes shumë polemikave sërish të djathtës. Nuk e kam vetem me Bashkinë e madhe. Por edhe me minibashkitë. Pse jo edhe me zonat elektorale, që tashmë njihen si bastione. Nga 250 mijë banorë. Sot në afërsisht 1 milionë. Dhe si e tillë është një “gjah” i mirë për çdo parti. 2 Maj 2012, 14:36
-
Shpëtoni arsimin privat nga neni 44!
1 Maj 2012, 20:38Mirë do të ishte që ne të bënim vërejtje të gjithanshme për projektligjin “Për Arsimin Parauniversitar”, por përmbajtja e nenit 44 nuk na lejon të merremi me zbukurime të LIGJIT, kur ai rrezikon jashtëzakonisht ekzistencën e institucioneve arsimore private.
-
Miqtë gjermanë: Lamtumirë, Ardian Klosi!
1 Maj 2012, 17:36Humbja është e madhe, e madhe është tronditja e kolegëve dhe miqve të tij në vendet gjermanofone. Një nga fushat e tij të shumta veprimi i ishte kushtuar mu kontaktit mes dy hapësirave gjuhësore.
-
Ligji për Arsimin, joserioz
1 Maj 2012, 09:54Ligji per arsimin parauniversitar, i cili po debatohet keto dite, nuk kishte, ne variantin e sjelle nga qeveria, asnje paragraf serioz per vleresimin e shkollave te mesme. Befas, del nga sirtari i ministrit, duke shperfillur rrugen ligjore, nje urdherese sipas te ciles, shkollat e mesme, publike dhe private, do te vleresohen thjesht mbi bazen e rezultateve te matures!
-
Sfidat për forcat e reja politike
1 Maj 2012, 09:36Disa emra të njohur të politikës së djathtë shpallen dje një parti të re politike: Fryma e Re Demokratike (FRD). Krijimi i saj ishte paralajmëruar prej kohësh, programi dhe synimet e saj gjithashtu. Formalisht, FRD do të jetë një nga 120 partitë politike “konkurruese” në zgjedhjet parlamentare 2013, dhe e 52-ta parti politike e spektrit të djathtë që nga 1990. E parë kështu vetëm si numër, pakkush ndjen nevojën për parti, apo frymë të re.
-
Berisha si Gedafi blen pushtet në SHBA
30 Prill 2012, 13:08Shqiptarët nuk dinë ende nëse këto para të mbledhura prej tyre janë përdorur në interes apo kundër interesit të tyre. Por dihet se vetëm pak orë mbasi Berisha u takua me sekretaren Klinton, në median shqiptare u raportua se një shumë prej rreth 180 mijë dollarësh u transferua nga qeveria shqiptare në favor të kompanisë “Podesta Group"
-
Kur vret veten artisti, helmi është i tepërt
28 Prill 2012, 09:49Ardiani nuk u muar nga kjo botë si shumica e njerëzve , por iku; nuk e priti, por e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajo mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore- kush e di. Nuk ka kush të na e thotë si dhe qysh, nuk ka autopsi dhe as kuti të zezë që të zbulojë arsyen finale të ndarjes së këtij intelektuali me jetën, atë moment dramatik vetmohimi në rrethimin e vrazhdë të pyetjeve pa asnjë përgjigje apo në rrethimin e bardhë të përgjigjeve pa asnjë pyetje
-
Lamtumirë o shok!
28 Prill 2012, 09:46Me cinizëm, përbuzje, herë herë duke e cilësuar të çmendur, nga njerëz të kësaj shoqërie që çmendurisht abuzon me fjalën po aq sa edhe me individin. Kur mësova dje se ai zgjodhi tí ikë kësaj marrëzie kolektive që në mënyrën e vet ai marrëzisht u përpoq ta çlirojë, u ndjeva keq. Largimi i tij, do të duhet të ishte një zgjim për të gjithë.
-
Papafingoja e krismës së thatë
27 Prill 2012, 20:12Lideri socialist Edi Rama reflekton mbi “sivëllain tim Ardian Klosi” me të cilin thotë se është tallur shpesh edhe mbi vetë vdekjen. Doktor Klosi, “kështu e thërrisja e kështu i’a kam të shkruar edhe emrin në celuarin nga e thirra për të fundit herë mbrëmë”, nuk donte lëvdata pas vdekjes, tregon Rama, “se do të detyrohem të ngrihem nga varri e t’i bënj ta ndërrojnë menjëherë pllakën, nuk i duroj dot lëvdatat e tyre teksa më kallin në dhe e unë s’u gjegjem dot”.
-
Mirupafshim... faleminderit!
27 Prill 2012, 14:02Dikur, te revista “Përpjekja” e Fatos Lubonjës, Ardian Klosi reflektonte në një artikull mbi kuptimin e fjalës ‘intelektual’ edhe pas shumë mëdyshjesh, i jepte karar që një përcaktim i mirë për intelektualin do ishte shkalla e dobisë së tij për shoqërinë, duke përdorur termin ‘dobiprurës’.
-
Ardian Klosi iku, kulturës shqiptare
27 Prill 2012, 13:32
duhet t’i dhembë kjo ikjeDani ishte i ndrojtur, i brishtë, i pambrojtur, i padjallëzuar. Ishte mbi të gjitha i ndershëm, dhe kjo frazë e fundit është nga ato që mund të thuhet për fare pak vetë në këtë Shqipërinë tonë. Ishte njimend i ndershëm
-
100 vjetori si show parazgjedho
27 Prill 2012, 10:46Është e drejtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia dhe disa vende të tjera perendimore të jenë në top listën e të ftuarve në festën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. E gjithë kjo për të nderuar historinë dhe etërit e mëvetësisë. Me zemër të hapur duhet të ftohen edhe miqtë dhe aleatët e mëvonshëm, deri te më të rinjtë, pavarësisht se mund t’i kemi patur përballë apo me thikë pas shpine para njëqind vjetësh. Miqësitë, në asnjë rast, nuk mund të jenë peng i së shkuarës. Shekulli ka shëruar shumë plagë, Shqipëria ka rilindur nga hiri i saj. Deri këtu besoj se nuk ka kush ndonjë kundërshtim.
-
Kundër luftës, me lajme
26 Prill 2012, 14:45Fatkeqësisht, ngritja e toneve ndëretnike në Maqedoni nuk ka lënë pa përfshirë edhe gazetarët. Themi për fat të keq sepse është besuar që pas kasaphanës ballkanike të viteve ’90, që filloi me luftën e Bosnjës dhe përfundoi me atë të Kosovës, media të paktën kishte nxjerrë nja dy mësime të mira.
-
Një shtet i kapur nga mafia
26 Prill 2012, 14:10Shemsi Prençi, nuk është i vetmi. Është i radhës. Si për ironi të fatit, emri i tij është ende te lista e të pandehurve të cilët Prokuroria e Përgjithshme i dërgon në Gjykatë, ku gjykohet bashkë me zyrtarë të tjerë të qeverisjes së PD-së për grushtin e shtetit të 13-14 shtatorit 1998.
-
Replike/ 2 prilli, ku gabon gjyqtari
25 Prill 2012, 14:21
Artan Broci për procesinReplike pas deklaratave të vëllait të pishtarit të demokracisë Arben Broci. Kam dy këshilla për zotin Broci, që shkojnë edhe për të ngjashmit me të. Së pari, meqë do më shumë Partinë se të vërtetën, është më mirë të merret me politikë se sa të shfaqet edhe më i politizuar se Aranit Çela. Së dyti, të ketë parasysh këshillën e Monteskiesë se, “Kur e kërkon borxhin në vend të gabuar, rrezikon të hysh vetë në borxh”.
-
Kultura e një ministrie pa kulturë
25 Prill 2012, 11:20Vetëm pena e Faik Konicës mund të përshkruante këtë ndodhi alla shqiptarçe e denjë për zyrtare të Anadollit në Perëndimin e Perandorisë osmane. Përshkrimin Konician të nënpunësve provincial, injorantë, me mustaqet plot lyrë që vrisnin miza gjithë ditën në zyrat bosh të një shteti të shpartalluar që priste nga çasti në çast që të shembej ishte përfytyrimi i parë. që të krijohej kur shikoje faqen zyrtare version anglisht të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
-
Nano kandidon si ambasado
25 Prill 2012, 11:10Fatos Nano u duk sikur kandidonte për t’u emëruar ambassador në Shqipëri nga ndonjë qeveri perëndimore të enjten tek Sokol Balla. Veçanërisht në qëndrimin që mbajti ndaj 2 ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2011. 21 janari dhe 8 maji për Nanon kanë ndodhur ashtu siç i shohin përfaqësuesit e SHBA dhe BE. Por, ndërsa ambasadorët e dy vendeve nuk kanë qenë ndonjëherë dhe nuk kanë ndonjë plan për t’u bërë anëtarë apo liderë të Partisë Socialiste, lideri historik i së majtës, theu mijëra zemra socialistësh me qëndrimin e tij. Madje Erjon Braçe reagoi menjëherë, ndërsa Nano ia pasoi replikën mikut të tij amerikan, ambasadorit Arvizu.
-
Reportazhi/ Ndonjëherë rikthehen në Shqipëri
24 Prill 2012, 13:44Tiranë. Maria de Filippi tashmë e ka harxhuar karburantin. Të paktën përsa u përket shqiptarëve. Nuk habiten më nga sirenat televizive të përtej Adriatikut. Ëndrrat televizive i realizojnë në Atdhe. Me programe të klonuara nga tonat.
-
Për 21 janarin s’ka qëndrim të ballancua
24 Prill 2012, 08:16Hetimi gjithpërfshirës i 21 janarit dhe qëndrimi i ballancuar për 21 janarin, si ai që shprehu ish-kryeministri Fatos Nano në hapje të fushatës së tij presidenciale, janë dy gjëra të ndryshme, krejt të ndryshme.
-
Nano-Nano, Circus-Circus
23 Prill 2012, 10:21Nëse ka diçka, që edhe kritiku më i madh i Nanos (unë kam qenë e deri diku mbetem ende njëri prej tyre) nuk e mohon dot, është se ish-lideri i së majtës mbetet një politikan i aksionit.