Arkiva

  • PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- Në Kosovë është përmirësuar shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhe kjo vihet re sidomos në uljen e vdekshmërisë prenatale. Kështu u tha në takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Programit të Përbashkët të Agjencioneve (KDPPA). Ky takim u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Gani Shabani, […]
  • Në Ditën e Tokës: “Ecofriend” në Kosovë

      PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- Sot në Diën Ndërkombëtare të Tokës në Kosovë u organizuan një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe promovimi i një mekanizmi për trajtimin e mbeturinave. Organizta Joqeveritare “Green Art Center” (GAC), me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, aktivitetet e saj rreth informimit të popullatës për rëndësinë e pastrimit të vendit dhe […]

  • ILDKPKI propozon një vit burg për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

    - Propozimi vjen nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj gjatë raportimit vjetor në Kuvend – TIRANË, 22 Prill/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi të mërkurën rreth raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), për vitin 2014. Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj, gjatë prezantimit të veprimtarisë së institucionit […]

  • Policitë e rajonit të bashkuara kundër terrorizmit, krimit dhe migrimit ilegal

      PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- Vetëm të bashkuar mund ta luftojmë terrorizmin, krimin e organizuar dhe luftën kundër migrimit ilegal, u theksua sot në Prishtinë gjatë takimit të Drejtorëve të Përgjithshëm të Policive të Rajonit, ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hecegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Shtetet e Bashkuara të […]

  • Peleshi: Fond subvencionesh për nxitjen e investimeve; Panariti: Të rrisim sipërfaqen e serave

    - Zhvillon punimet në Tiranë, konferenca “Mbështesim risitë në agrobiznes”- TIRANË, 22 Prill /ATSH-E.Xhajanka/- Zv/kryeministri Niko Peleshi garantoi sot se politikat e qeverisë do të adresojnë mbështetje të drejtëpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, me qëllim nxitjen e kreditimit, prodhimit bujqësor dhe punësimit. I pranishëm në konferencën “Mbështesim risitë në agrobiznes” që u zhvillua të mërkurën […]

  • Paketa fiskale 2016, sot afati i fundit për paraqitjen e propozimeve nga biznesi

    TIRANË, 22 Prill/ATSH/- Komuniteti i biznesit duhet që brenda ditës së sotme të paraqesë propozimet për ndryshimet ligjore apo kërkesat e tyre për lehtësitë fiskale që do të nisin zbatimin në vitin 2016. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, sot është afati i fundit që komuniteti i biznesit ka për të dorëzuar propozimet për paketën fiskale […]

  • Tjetërsimi i pronësisë, Naço urdhëron inspektim për gjyqtarin Astrit Shema

    TIRANË, 22 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Referuar kërkesës së Task Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore” për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Astrit Shema, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e inspektimit të menjëhershëm të rastit pranë kësaj gjykate. […]

  • Vlorë- Basha prezanton Deromemaj për kreun e bashkisë

    TIRANË, 22 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot në qytetin e Vlorës, kandidatin për kryetar bashkie Genc Deromemaj. Kryetari Basha ju drejtua qytetarëve në sheshin para teatrit “Petro Marko”, se “kandidatin e gjeta në qytetin e Vlorës për të punuar dhe ndryshuar këtë qytet”. Sipas tij, Deromemaj vjen si vlonjati për […]

  • Parlamenti austriak njeh simbolikisht gjenocidin armen

    VJENË, 22 prill /ATSH-AFP/ – Parlamenti austriak mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit armen, për herë të parë në këtë vend dikur aleat i perandorisë osmane. “Më 24 prill 1915 u shënua fillimi i persekutimeve që përfunduan në gjenocid”, deklaroi presidentja social-demokrate e Parlamentit, Doris Bures para se të ftonte të gjithë […]

  • Meta në Romë, takon kryeparlamentarët e Spanjës dhe Austrisë

    TIRANË, 22 Prill/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Romë, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e konferencës së kryeparlamentarëve të vendeve të BE-së, ka vijuar takimet me homologët europianë. Zyra e shtypit e Kuvendit njofton për takimin e kryetarit të Kuvendit, Meta me kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada. […]

  • Kryeprokurori i ri i Kosovës, Lumezi: Sundimi i ligjit pa kompromis 

      PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- “Do të punoj që sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë të bëhet pa kompromisë”, deklaroi sot kryeprokurori i ri i shtetit Alekdandër Lumezi, gjatë marrjes së detyrës, një ditë pas dekretimit nga presidentja Atifete Jahjaga. Kryeprokurori Lumezi, tha se do ta ndërtojë një sistem i cili do të bazohet në […]

  • Ambasadori gay në Vatikan, “luftë”
    mes Parisit dhe Selisë së Shenjtë

    Ambasadori gay Laurent Stefanini i përcaktuar nga Franca për Selinë e Shenjtë të Vatikanit, ka ende mbështetjen e Parisit. Lajmi bëhet me dije nga televizion francez BFM-TV, i cili përgënjeshtron kështu disa media të tjera mbi faktin

  • Xhirimet për filmin “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” do të bëhen në Korçë

    TIRANE, 22 Prill /ATSH/- Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit i cili është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, ka filluar përgatitjet në terren duke vendosur për vendet e xhirimit, që mendohet se do të jenë në fshatin Gjonomadh të Korçës. […]

  • Kosovë- Diplomacia ekonomike prioritet i MPJ-së

    PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- Ka nisur punimet në Prishtinë, seminari treditor për diplomaci ekonomike, përmes të cilit synohet që diplomatët kosovarë të marrin përvoja se si mund të promovojnë produktet vendore, për sjelljen e investitorëve dhe zhvillimin e ekonomisë. Diplomacia ekonomike, u tha në hapje të seminarit, është ndër prioritetet kyçe të Ministrisë së Punëve të […]

  • Kazakistani hedh poshtë monedhën e përpashkët propozuar nga Moska

    ASTANA (Kazakistan), 22 prill /ATSH-AFP/ – Kazakistani hodhi poshtë idenë, propozuar nga presidentit rus, Vladimir Putin muajin e kaluar, për një monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të formuar nga Moska me ish-republikat sovjetike, theksoi sot një zyrtar i lartë, kazakh. “Të tilla çështje nuk janë në diskutim. Kazakistani ka një qendrim të vendosur dhe të […]

  • Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës

    TIRANË, 22 Prill / ATSH/ – Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, një ditë e veçantë e dedikuar për të gjithë ata që u intereson të kujdesen për Tokën. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. […]

  • Vëzhgim/ Në vitet 2010-2014: Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë me lejet e ndërtimit

      TIRANË, 22 Prill/ATSH- Nini Mano/- Gjatë 5-vjeçarit të fundit në sektorin e ndërtimit në shkallë vendi u dhanë gjithsej 4.226 leje ndërtimi, ku kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Vlora. Sipas INSTAT, kërkesa për leje ndërtimi për banesa dominon, në krahasim me kërkesat për ndërtesa industriale, hotele, tregtare etj. Sipërfaqja gjithsej e lejeve të ndërtimit të […]

  • Zgjedhjet- Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve

    TIRANË, 22 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Ora 18:00 e ditës së mërkurë shënon dhe skadimin e afatit ligjor për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Burime zyrtare nga KQZ thanë sot për ATSH-në se deri më tani, pranë këtij institucioni nuk është paraqitur për regjistrim […]

  • Jemen, koalicioni arab njofton fundin e operacionit ajror, por luftimet vazhdojnë

    SANA (Jemen), 22 prill /ATSH-AFP/ – Koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite njoftoi dje fundin e fushatës ajrore të ndërmarrë prej një muaji kundër rebelëve shiitë në Jemen, si dhe fillimin e një faze të re politike, njoftim ky i përshëndetur nga Uashingtoni dhe Teherani.  Arabia Saudite shpalli fundin e fushatës ajrore në Jemen duke garantuar […]

  • Tabletë buxhetore për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë

    TIRANE, 22 Prill/ATSH/- Kompania Koreano-Jugore detajon  linjën më të re të tabletëve të quajtur, Galaxy Tab A, të cilët pritet të “godasin” tregjet që nga data 1 Maj. Këto produkte të reja qëndrojnë në një linjë me trendin e produkteve më cilësore që po ndërton kompania kohët e fundit. Kjo linjë tabletësh do të karakterizohet […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv