Arkiva

  • Një zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në lindje të Ukrainës, me gjithë shenjat inkurajues se armëpushimi midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë po mbahet.
  • Nisma për Kosovën fton qytetarët t’i bashkohen për një qeverisje ndryshe

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Nisma për Kosovën ka shënuar 1-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni ku u theksua se, Nisma ka ardhur në skenën politike si alternativë për t’i thënë stop të keqes, mashtrimit të qytetarëve e kapjes së shtetit. Sipas KosovaPress, lideri i Nisma-s Fatmir Limaj tha se shteti qeveriset nga një koalicion […]

  • Murati në Stamboll, program për mësim plotësues të gjuhës shqipe

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, u takua sot me udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Stamboll. Sipas KosovaPress, takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll. Para pjesëmarrësve, ministri Murati foli për progresin e Kosovës dhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me diasporën e saj. Ndër […]

  • Naço-Bayraktar: Shkëmbim eksperience me Turqinë për luftën kundër korrupsionit

    Ministri Naço takon Ambasadorin Turk, z. Hidayet Bayraktar TIRANË, 27 Shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar. Gjatë takimit është vlerësuar me nota pozitive bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme mes tyre edhe sistemi i drejtësisë. Ministri Naço e ka njohur Ambasadorin […]

  • Regjistrohet bujqësia e Kosovës pas 54 vjetësh

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar rezultatet paraprake të regjistrimit të bujqësisë në Kosovë, ku nuk është përfshirë veriu i Mitrovicës. KosovaPress informon se, sipas rezultateve janë 129 mijë e 220 ekonomi bujqësore që kishin aktivitet bujqësor në vitin 2013-2014, në një sipërfaqe të përgjithshme të tokës së punueshme prej 257 […]

  • Maqedoni, kreu i opozitës
    Zaev publikon përgjime të tjera 

    Drejtuesi opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev publikoi të premten ato që i prezantoi si një pjesë të bisedave të përgjuara telefonike midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. 

  • Dëshmi autentike e të panjohura më parë në dokumentarin “Im’Zot Vinçenc Prennushi” nga Tefta Radi

    TIRANE, 27 Shkurt/ATSH-Almarina Gegvataj/- Gazetarja e mirënjohur, ikona e Televizionit Shqiptar, Tefta Radi në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, shfaqën sot në mbrëmje,  në sallën UNESCO, dokumentarin kushtuar martirit të fesë katolike shqiptare, Im’Zot Vinçenc Prennushit. Një prej figurave të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, Im’Zot Vinçenc Prennushi është prelati më i lartë dhe i […]

  • Ekspozitë kushtuar hulumtuesit të marrëdhënieve mes popujve ballkanikë, Gustav Weigand

    TIRANE, 27 Shkurt/ATSH/- Në 155-vjetorin e tij të lindjes dhe gjestit të tij sa shkencor aq edhe elegant të dhurimit më 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik, Biblioteka Kombëtare ka hapur sot ekspozitën kushtuar studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand. Përmes kësaj ekspozite të titulluar “Biblioteka e një albanologu”, BKSH shpall dhe vitin […]

  • GREQI – Uashingtoni i kërkon Athinës qartësimin e projektreformave

    ATHINË, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Uashingtoni i kërkoi Athinës sqarime për reformat e ardhshme, projektet përsa i përket privatizimeve dhe planeve të saj për mbulimin e borxheve financiare këtë vit, theksoi sot ambasada amerikane në Greqi, në përfundim të një vizite zyrtare. Amanda Sloat, e ngarkuar për Greqinë, Turqinë dhe Qipron si sekretare amerikane e Shtetit […]

  • Tahiri në Bruksel – Kosova meriton mbështetje më të madhe nga BE-ja

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit të djeshëm në Bruksel, ka zhvilluar takime pune në selinë e Parlamentit Evropian, ku është pritur nga zv. Presidentja e Parlamentit Ulrike Lunacek, njëherësh dhe raportuese për Kosovën në këtë institucion, si dhe me eurodeputetë të tjerë. Sipas KosovaPress, Tahiri theksoi […]

  • SOFT NEWS – SHBA – Medalja e Nobelit e zbuluesit të PBB-së shitet 391.000 dollarë!

    UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Medalja e çmimit Nobel dhënë ekonomistit, Simon Kuznets, zbuluesi i PBB-së, që përcakton rritjen ekonomike të një vendi, u shit në ankand rreth 391 000 dollarë dje në mbrëmje në Los Anxheles. Medalja e artë dhënë Kuznets, i cili vdiq në vitin 1985, është çmimi i parë Nobel për Ekonominë dhe […]

  • Holanda e gatshme të ndihmojë zhvillimin bujqësor të Kosovës

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch, me të cilin bisedoi për prioritetet e MBPZHR-së për këtë vit. Sipas KosovaPress, ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin më hollësisht rreth programit për bujqësi dhe zhvillim rural të këtij viti, përmes […]

  • LONDËR – Cameron: Do të bëjmë gjithçka për të shkatërruar kriminelët si ”xhihadisti Xhon”

    LONDËR, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, David Cameron refuzoi sot në Cardiff për të konfirmuar identitetin e ”xhihadistit John”, një ekzekutori i Shtetit Islami, paraqitur si një londinez me emrin Mohammed Emwazi, por ai konfirmoi se do të bënte gjithçka për të shkatërruar këta kriminelë. “Ne do të bëjmë gjithka që është në pushtetin tonë, […]

  • Kosovë- Janar, rritet defiçiti tregta

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një defiçit tregtar më të lartë për muajin janar 2015 prej 110,8 milionë euro krahasuar me defiçitin prej 109,4 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2014. KosovaPress citon Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku thuhet se eksporti i mallrave në muajin […]

  • BERZH e gatshme të përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku zhvilloi sot një takim me përfaqësuesin në Kosovë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Anton Kobakov. Sipas KosovaPress, ministri Çollaku vlerësoi ndihmën e BERZH-it sidomos në përkrahjen e sektorit privat, por edhe atij publik. Kobakov e informoi ministrin mbi strategjinë për Kosovën të BERZH-it […]

  • ATHINË – ”Euronews”: Pas votimit gjerman, Cipras premton se do të punojë fort për ndryshimin e Greqisë

    ATHINË, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Alexis Tsipras përshëndeti sot votimin e deputetëve gjermanë për zgjatjen e planit të ndihmës për Greqinë dhe premtoi se do të punonte fort për të ndryshuar Greqinë, në një intervistë për televizionin ”Euronews”. “Ne do të fillojmë të punojmë fort për të ndryshuar Greqinë, në një Evropë që […]

  • MEKSIKË – Arrestohet ”La Tuta”, drejtuesi i kartelit të drogës ”Kalorësit e Tempullit”

    MEKSIKO, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Meksika regjistroi sot një fitore tjetër kundër narkotrafikantëve me arrestimin e drejtuesit të fundit në liri të kartelit  ”Kolorësit e Tempullit”, grup kriminal akuzuar për trafiqe droge drejt SHBA-së dhe dërgesa të paligjshme të hekurit drejt Kinës dhe për shumë akte dhune. Policia federale meksikane arrestoi sot në mëngjes narkotrafikantin, […]

  • Kosovë, nis “Dialogu për politika ekonomike”

    PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në takimin me përfaqësuesit e bizneseve, me temën “Dialogu për politika ekonomike”. “Në këtë takim po fillojmë bashkërisht dialogun me bizneset për politikat ekonomike të Kosovës”, tha ai. Sipas tij, “në fokus janë pengesat që vështirësojnë themelimin e bizneseve të reja apo ato […]

  • BE, tryezë këshillimore në Pogradec me shoqërinë civile

    TIRANË, 27 Shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ -Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi sot në Pogradec, tryezën e dytë këshillimore me rreth 30 përfaqësues vendorë të organizatave të shoqërisë civile (OShC), me qëllim marrjen e mendimeve të tyre mbi temat e dy thirrjeve të reja për Propozime (ThP), para shpalljes në pranverë 2015, të dy fondeve […]

  • SHBA – Nëntë të vdekur nga një seri të shtënash në Misuri

    UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Nëntë persona u zbuluan të vdekur përfshi dhe të dyshuarin e krimit në disa vendbanime të ndryshme, pas raportimit për të shtëna në pjesën jugore të Misurit, njoftoi sot policia në një konferencë shtypi. Dje në mbrëmje, rreth orës 22:15, policia e Teksasit ishte njoftuar për disa të shtëna në një shtëpi në […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv