Arkiva

  • TIRANË, 27 Tetor/ATSH/.- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste miratoi sot kandidaturat e Vangjel Kostës dhe të Albana Shtyllës për anëtarë të Këshilit të Lartë të Drejtësisë(KLD), pas shkarkimit nga Kuvendi të dy anëtarëve, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së, deputetët socialistë vendosën të propozojnë kandidatët Vangjel Kosta dhe […]
  • Roma i përgjigjet BE-së me më shumë përpjekje mbi deficitin buxheto

    MILANO, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Italia, që Komisioni Evropian i kritikoi projektbuxhetin e vitit 2015, propozoi sot masa shtesë për të rregulluar deficitin strukturor në masën 0,3 për qind të PBB-së, njoftoi ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave. Ministri Pier Carlo Padoan i dërgoi sot një letër zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Jyrki Katainen, për […]

  • Beogradi miraton masa shtrënguese buxhetore

    BEOGRAD, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti serb miratoi sot një buxhet që parashikon një rritje të deficitit si dhe masa shtrënguese që prekin rrogat në sektorin publik, me qëllim konsolidimin e financave të kësaj ish-republike jugosllave. Qeveria propozoi një rishikim të buxhetit ku paraqitet një rënie e PBB-së me një për qind në vitin 2014 […]

  • Presidenti Nishani niset drejt Sllovenisë me ftesë të homologut Paho

    TIRANE, 27 tetor /ATSH/. – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni shqiptar, u nis sot drejt Ljubljanës për të zhvilluar një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit slloven, Borut Pahor. Sikurse ben te ditur zyra e shtypit e Presidences, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet nga […]

  • Kukës, vjedhja e energjisë elektrike, dërgohen 50 shtetas për gjykim  

    TIRANË, 27 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Kukësit ka dërguar për gjykim penal 50 shtetas të cilët janë kapur duke vjedhur energji elektrike. Sipas burimeve nga Prokuroria e qyteti veri-lindor mësohet se organi akuzës në Kukës, ka dërguar vetëm sot, kërkesa për gjykim për 50 procedime penale me 50 persona, të akuzuar për “Vjedhje të energjisë […]

  • Haradinaj: Thaçi, Jahjaga e Kushtetuesja, janë bërë bllok

    PRISHTINE, 27 tetor /ATSH/. – Koalicioni LDK-AAK-Nisma ka vendosur që t’i drejtohet kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, për t’i kërkuar vazhdimin e seancës në mënyrë që të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Madje, sipas drejtuesve të bllokut, presidentja, Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Thaçi, janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë ndërtimin e institucioneve. Derisa […]

  • Ukraine, BE përshëndet fitoren e properëndimorëve në zgjedhje

    BRUKSEL, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian përshëndeti sot fitoren e demokracisë dhe të programit të reformave evropiane në Ukrainë, pas fitores së properëndimorëve në zgjedhjet legjislative. “Përgëzime popullit ukrainas! Fitore demokracisë dhe një programi reformash evropiane”, shkruan në rrjetin social ”Twitter” presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. Kampi properëndimor mori dje në zgjedhjet […]

  • Java e Vizitorëve të Policisë, aktivitete në të gjithë vendin

    TIRANË, 27 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sot në të gjithë vendin, në kuadër të Javës së Vizitorëve të Policisë, nxënës të shkollave të ndryshme, mësues dhe qytetarë, kanë zhvilluar vizita në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorive të Policive në Qarqe apo Komisariateve të Policisë në rrethe. Nxënës nga shkollat […]

  • Ish-guvernatori i Bankës së Qipros dënohet me burg për evazion fiskal

    ATHINË, 27 tetor /ATSH-DPA-CNA/ – Një gjykatë qipriote dënoi sot ish-guvernatorin e bankës qendrore të vendit me pesë muaj burg për evazion fiskal, njoftoi radioja shtetërore qipriote, RIK. Hristodhulos Hristodhulu u gjobit edhe me 13 500 euro për dështim në deklarimin e një fondi me vlerë një milion euro, që ai i kishte përfituar si […]

  • Videolajm/ Sulmohet Cameron
    “Atentatori” ishte vonë për palestë

    Ndërsa Kryeministri britanik, David Cameron po dilte nga një sallë në Leeds, ku po promovohej ideja e një treni të ri të shpejtësisë së lartë, ndaj tij u “turr” një person i veshur me të zeza. Pa shkaktuar dëme, ky i fundit u neutralizua menjëherë nga truprojat e kryeministrit, ndërsa vetë Cameron u shoqërua me urgjencë në makinën e tij. VIDEO

  • Duma: Dënojmë ndalimin e aktivistit Altin Goxhaj nga policia

    TIRANË, 27 Tetor /ATSH/. –  PD ka denuar sot ndalimin nga policia dhe shoqërimin me forcë te aktivistit Altin Goxhaj. Koordinatorja per marredheniet me publikun, Grida Duma, theksoi nepermjet nje deklarate per shtyp, se “nga njëra anë Edi Rama rrit tarifën financiare duke ua bërë edhe më të vështirë jetën 2 milionë e 100 mijë shqiptarëve dhe nga […]

  • MAS: Kategoritë e veçanta për kuota në institucionet e arsimit të lartë duhet t’i nënshtrohen intervistës

    TIRANË, 27 Tetor/ATSH/. – Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik […]

  • Komuna e Prishtinës: Nga sot shkollat janë të gatshme për ngrohje

    PRISHTINE, 27 Tetor/ATSH/. – Komuna e Prishtinës përmes një komunikate është përpjekur ta arsyetojë vonesën e vet për blerjen e naftës për ngrohje në shkollat e kryeqytetit, duke fajësuar procedurat e tenderimit. Ndërkaq, Komuna bën të ditur se të gjitha shkollat e Prishtinës nga sot janë të gatshme për ngrohje, veç dy shkollave, ben te ditur […]

  • SHBA, ulje e ndjeshme e çmimit të naftës

    NJU JORK, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës regjistruan rënie të ndjeshme duke arritur nën pragun e 80 dollarëve për një fuçi, në një treg të frikësuar nga një kërkesë energjetike me pak solide pavarësisht kërkesës së madhe botërore për naftë. Rreth orës 13:20 GMT, një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI) për livrim në muajin […]

  • SHBA, 12 nobelistë i kërkojnë Obamës të hetojë për torturat

    UASHINGTON, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Dymbëdhjetë fitues të çmimit Nobel për Paqe i kërkojnë presidentit amerikan, Barack Obama të zbulojë shtrirjen e përdorimit të torturave nga amerikanët pas atentateve të 11 shtatorit 2001 duke kërkuar publikimin e një raporti parlamentar mbi teknikat e marrjes në pyetje përdorur nga CIA. Në fillim të muajit gusht, Obama, edhe […]

  • BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit në nivelin 2,5%

    TIRANË, 27 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ku përmes një komunikate për shtyp, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se gjatë ditës sotme ka shqyrtuar dhe më pas […]

  • Ukraine, OSBE: Zgjedhjet legjislative konform normave demokratike

    KIEV, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Zgjedhjet e parakohshme legjislative dje në Ukrainë, të fituara gjerësisht nga forcat properëndimore, u zhvilluan konform normave demokratike me disa incidente të vogla të izoluara, theksuan sot vëzhguesit ndërkombëtarë. “Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit, institucionet dhe zgjedhësit ukrainas i janë përgjigjur vështirësive dekurajuese me zgjedhje që […]

  • Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

       Tiranë/27/Tetor/2014  Ministria e Kulturës në bashkëpunim me QKVF organizon nesër Tryezën e Rrumbullakët “Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”. Me qëllim organizimin e një takimi ndërinstitucional me të gjithë ato institucione që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre edhe Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, kjo tryezë synon kryesisht evidentimin e problematikave në fushën […]

  • Abbey Clancy vishet rozë për fushatën e kancerit të gjirit tek gratë

    Abbey Clancy është shumë e dhënë pas luftës së kancerit të gjirit tek gratë. Ajo ka pozuar për dyqanin Agent Provocateur si pjesë e fushatës së kancerit të gjitit tek gratë. Modelja shihet e veshur me një përparëse në ngjyrë rozë

  • Irina Shayk një "nënë e dytë" për djalin e Cristiano Ronaldos

    Irina Shayk ka mbërritur në vendet VIP të Stadiumit Santiago Bernebeu bashkë me djalin 4 vjeç të dashurit të saj Cristiano Ronaldo. Cristiano Ronaldo do të luante në ndeshjen Real Madrid-Barcelonë, ndërsa modelja dhe vogëlushi

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv