Arkiva

  • TIRANË,12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit zbardh emrat e të arrestuarve, si dhe të proceduarve lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku tifoze të Tiranës dhe Vllaznisë u përleshën me njëri- tjetrin. Në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit bëhet me dije se: Më datën 11.09.2014, në orën 16:00, në stadiumin […]
  • Kerry në Ankara për të kërkuar mbështetje kundër Shtetit Islamik

    ANKARA, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Turqi në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme për të kërkuar mbështetjen e këtij vendi mysliman dhe anëtar i NATO-s për koalicionin kundër Shtetit Islamik. Turqia, fqinje e Irakut dhe Sirisë, ku ndodhen bazat e xhihadistëve, refuzoi një pjesëmarrje aktive […]

  • Bozdo: Deri në fund të vitit do t’i shtohen Tiranes 2 mijë pemë dhe bimë dekorative

      TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/- 200 stola dhe rreth 140 kosha do të vendosen sot në parqet dhe rrugët e Tiranës me një donacion bërë bashkisë së Tiranës nga shoqata turke “Tika”( Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim),  e cila i ka ardhur në ndihmë bashkisë së Tiranës, ka deklaruar nënkryetari i bashkisë […]

  • Reforma territoriale/Çuçi: Decentralizmi fiskal mjaft i rëndësishëm

    TIRANE, 12 Shtator/ATSH/- Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, kreu i komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Bashkim Fino dhe përfaqësues të USAID-it zhvilluan të premten një tryezë të përbashkët me temë Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal’. Ministri Çuçi tha se decentralizimi fiskal është mjaft i rëndësishëm pas miratimit të […]

  • Trajnimi në procesin zgjedhor, një delegacion i KQZ vizitë në Moldavi

    TIRANË, 12 Shtator/ATSH/.- Rritja e eficencës së trajnimit në procesin zgjedhor ishte në qendër të vizitës së një delegacioni të KQZ-së së Shqipërisë zhvilluar së fundi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Moldavisë. Drejtoresha e Qendrës së Trajnimit të Vazhduar për Çështjet Zgjedhore të Moldavisë, Natalia Iuras, informoi delegacionin shqiptar për platformat e trajnimit dhe […]

  • Diplomohen 24 ushtarakë në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey

    TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/- Sot u zhvillua ceremonia e diplomimit të 24 oficereve pas përfunduan me sukses te programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey në SHBA. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm […]

  • Polonia rifillon livrimet e gazit në Ukrainë

    VARSHAVË, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Polonia rifilloi sot livrimet e gazit në Ukrainë, njoftoi operatori polak i gazjellësve Gaz-System. Këto livrime me ”fluks të kthyeshëm”, që përbëjnë katër milionë metra kub në ditë, u ndërprenë dy ditë më parë për shkak të një reduktimi relativ të volumeve të gazit nga gjiganti rus ”Gazprom”. Gaz-System nuk theksoi […]

  • Pakistan, arrestohen pas 2 vitesh
    10 talebanët, sulmues të Malalës

    Pasi kanë kaluar gati dy vite ushtria pakistaneze ka vënë nën pranga grupin taleban prej 10 personash, të përfshirë në sulmin ndaj aktivistes Malala Yousafzai. Adoleshenjtja u qëllua në kokë nga talebanët në tetorin e vitit 2012 gjatë fushatës së saj për edukimin e vajzave. 

  • AKU: Mielli i importuar në normat e BE-së

    TIRANË, 12 Shtator/ATSH/.- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) siguroi sot se cilësia e miellit që përdoret në vend është në normat e Bashkimit Europian, në të gjthë përbërësit e tij. AKU zhvilloi paraditen e sotme një takim të përbashkët me importuesit e grurit dhe miellit në Shqipëri, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë ushqimore. Drejtori […]

  • Pistorius shpallet fajtor, gjykata
    "E vrau të dashurën me vetëdije"

    Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius u shpall sot fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në natën e 14 shkurtit të vitit 2013. Ish-atleti u njoh sot me vendimin e gjykatëses Masipa, e cila vetëm një ditë më parë e gjykoi vrasjen si të paparamenduar. 

  • PD: Dasma e ministrit Veliaj faturohet si aktivitet kulturo

      TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat Slvi Bardhi, ka reaguar sot në një deklaratë për mediat në lidhje me dasmën e ministrit Veliaj, ku sipas saj, media ka zbuluar dokumenta ku del se dasma qeveritare, në letra rezulton dhe është faturuar si aktivitet kulturor, ndërkohë që prej 5 ditësh […]

  • Tiranë- Parandalohet një vrasje, arrestohen shtate persona

    TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një pune intensive operative dhe proceduriale, duke bashkëpunuar me Komisariatin e Policise Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bëri të mundur parandalimin e një vrasje dhe arrestoi në flagrancë 7 shtetas: 1. Marian Preng Radaçi, 38 vjeç, lindur në Perlat i Epërm, banues në Tiranë […]

  • Portieri Courtois zgjat me pesë vjet kontratën me Celsin

    TIRANE, 12 shtator /ATSH-AFP/. – Portieri belg Thibaut Courtois ka neshkruar zgjatjen e kontrates me 5 vjet me Celsin, beri e ditur klubi kryesues i kampionatit te Anglise ne futboll. Courtois, 22 vjec, eshte kthyer ne Stamford Bridge ne fund te sezonit te kaluar, pasi ishte i huazuar per 3 vjet tek Atletico Madrid, ekip me […]

  • Korçë, vidhte banesa, arrestohet 29-vjeçari

      TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm  një 29-vjeçar, pasi është kapur duke tentuar të vjedhë një banesë. Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjne me dije se i arrestuari është shtetasi, Ertiol Lamçe, banues në Sheqeras- Korçë.  Arrestimi i tij u bë, pasi […]

  • Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikoni për “Kampion i ACT Now!”

      TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/-Ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet faqes së saj zyrtare, ka publikuar sot në rrjetin social Facebook mënyrën e aplikimit për titullin “Kampion i ACT Now!”, që ka si qëllim kryesor të nxjerrë në pah dhe motivojë qytetarët shqiptarë dhe angazhimin e tyre ne proceset demokratike. Ambasada amerikane njofton […]

  • Moska dënon sanksionet amerikane

    MOSKË, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Rusia kritikoi sot sanksionet e reja të Uashingtonit kundër Moskës, njoftuar një ditë më parë nga presidenti amerikan, Barack Obama, duke nënvizuar se këto sanksione nuk kishin lidhje me realitetin. “Sanksionet e njoftuara nga presidenti Obama nuk kanë lidhje me realitetin”, deklaroi presidenti i DUMA-s (Dhoma e Ulët e Parlamentit), […]

  • FMN jep javën a ardhshme konkluzionet mbi negociatat me qeverinë

    TIRANË, 12 Shtator/AKSH-A Gjonaj/-Zyrtarë Fondit Monetar Ndërkombëtar do të japim  javën tjetër në Tiranë  një konferencë shtypi mbi konkluzionet e negociatave me qeverinë shqiptare në lidhje me situatën ekonomike dhe financiare të vendit. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jeinc Reinke, gjatë një konference mbi situatën ekonomike-financiare të vendit dhe […]

  • Tiranë, kapet i dyshuari për vrasje në Tropojë

    TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Rreth orës 06.00 të dites se sotme, në rrugen “Vangjel Noti” në Tiranë, Seksioni i Kërkimit pas një pune intensive, ka bërë të mundur kapjen e personit në kërkim, Petrit Zeqir Byberi. 50-vjecari, lindur në Shoshan-Tropojë dhe banues në Tiranë, ishte i kërkuar, pasi dyshohet si i implikuar në vrasjen e […]

  • Rama: Është rritur punësimi dhe besimi i qytetarëve te programi qeverisës

      TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook statistikën e rritjes së punësimit nga INSTAT, ku për 3-mujorin e dytë 2014 është rritur niveli i punësimit në sektorin privat me 11.38% ose 32.096 më shumë të punësuar, se sa e njëjta periudhë e nje viti më […]

  • Nderim për Azem Hajdarin/ Basha: Zotohemi se do mbrojmë vlerat e demokracisë

      TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka përkujtuar sot 16- vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, duke bërë nderime te momeriali i tij në qendër të Tiranës. Drejtues të lartë të Partisë Demokratike, simpatizante, miq dhe të afërm, kanë qenë sot pranë momerialit të Azem Hajdarit, ku priheshin nga kryetari […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv