Arkiva

  • 13665
  • Shkodër – Plagosja e turistes çeke, identifikohet e shpallet në kërkim autori

    SHKODËR, 15 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme eshte plagosur aksidentalisht një turiste çeke ne plazhin e Velipojes, të cilës pasi iu dha ndihma e shpejtë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe tashme është jashtë rrezikut për jeten. Forcat e policisë së Shkodrës identifikuan dhe shpallen në kërkim, autorin e dyshuar. Burime zyrtare pranë […]

  • Koplik – Arrestohet 34-vjeçari për kultivim bimësh narkotike

    Koplik, 15 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Forcat e policisë së komisariatit të Malësise se Madhe arrestuan sot në flagrancë 34-vjeçarin, Vitalin Vukaj, banues në fshatin Jaran, komuna Kastrat. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë se qarkut Shkodër bënë të ditur për ATSH-në se arrestimi i Vukajt u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e […]

  • Durrës: Asgjësohen 53 mijë bimë narkotike cannabis sativa

      Durrës, 15 gusht /ATSH-Gëzim Kabashi/. – Në territorin e qarkut të Durrësit gjatë dy muajve të fundit janë asgjësuar 53 mijë bimë narkotike cannabis sativa, bënë të ditur sot për ATSH-në burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut. Sipas të njejtave burime, gjatë këtij periudhe janë evidentuar 47 raste të kultivimit të bimëve […]

  • UKRAINË – Kievi konfirmon hyrjen e një autokolone ushtarake ruse në territorin ukrainas

    KIEV, 15 gusht /ATSH-AFP/ -Ukraina konfirmoi sot hyrjen e një autokolone ushtarake ruse në territorin e saj nëpërmjet një pike kufitare të kontrolluar nga separatistët prorusë në lindje, të sinjalizuar gjithashtu edhe nga disa gazetarë britanik. “Një autokolonë ushtarake ruse kaloi kufirin nëpërmjet pikës kufitare Izvarine”, deklaroi Olexi Dmytrachkivski, një zëdhënës i operacionit ushtarak ukrainas […]

  • Presidenti Nishani kthen tre ligje në Kuvend

    TIRANË, 15 Gusht/ATSH/.- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ktheu sot në Kuvend për rishqyrtim tre ligje, të miratuara në fund të sesionit parlamentar. Kreu i shtetit refuzoi dekretimin e ligjit “Për policinë e Shtetit”, ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ato në ligjin “Për organizimin e gjykatave administrative”, duke parashtruar argumentat […]

  • PD: Të mos mbrohet falsifikimi

      TIRANË, 15 Gusht /ATSH- I. Vata/ – Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, ka dalë të premten në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se dje doli hapur në mbrojtje të një falsifikimi të një mashtrimi që është vepër penale. “Kryekontrollorja e tij për arsimin, rezulton se ka një […]

  • BE – Evropa alarmohet ndaj hyrjes së autoblindave ruse në Ukrainë

    BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-AFP/ -Shumë ministra evropianë të Punëve të Jashtme, të mbledhur sot në Bruksel, paralajmëruan Rusinë kundër çdolloj ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë, si reagim ndaj informacioneve që flasin për hyrjen e autoblindeve ruse në territor ukrainas. “Jam shumë i alarmaur nga informacioni i hyrjes së blindeve ruse në territorin ukrainas, nëse ka mjete […]

  • Kthimi i ligjeve nga Presidenti, reagon Rama:Nishani rreshton pseudoargumentat e PD-së

      TIRANË, 15 Gusht/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas vendimit të Presidentit të Republikës për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend tre ligje të miratuara në fund të “Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudoargumentat e PD-së për një ligj të punuar me partnerët ndërkombëtare. Keqardhje. Por, është e kotë. Reformasndalet. Kuvendi […]

  • PD: Rritet pasiguria në sezonin turistik

      TIRANË, 15 Gusht /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike, nëpërmjet  koordinatorit Salianji ka denoncuar sot pasigurinë në rritje dhe përkeqësimin e rendit, pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentuara në vend, në Velipojë e Dhërmi. Serjanji, duke folur para mediave u shpreh se  “në […]

  • Mazniku: Pollo, ndër themeluesit e piramidave mashtruese të arsimit të lartë

    TIRANE, 15 Gusht/ATSH/.- Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku akuzoi sot ish-ministrin e Arsimit, Genc Pollo, si një ndër përgjegjësit kryesorë të mashtrimit të madh shtetëror me diplomat pa vlerë. Në një deklaratë për mediat, Mazniku e cilësoi Pollon një ndër themeluesit e piramidave mashtruese të arsimit të lartë, ndërsa reagoi ndaj dhunës verbale që […]

  • OSLO – Norvegjia u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

    OSLO, 15 gusht /ATSH-AFP/ -Norvegjia njoftoi sot hyrjen në fuqi të sanksioneve të ngjashme me ato të vendosura nga BE-ja kundrejt Rusisë, një masë që do të peshojë në importin dhe eksportin e peshkut drejt këtij vendi. “Rusia nuk e tregoi vullnetin e saj për të kontribuar në një armëpushim dhe një zgjidhje në lindje […]

  • Bashkia e Tiranës, kallëzim penal ndaj dy drejtuesve të Policisë së Shtetit

    - Për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike pranë “Harry Fultz - TIRANE, 15 Gusht/ATSH/.- Bashkia e Tiranës ka depozituar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal kundër shtetasve Ardian Çipa, me funksion drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë dhe Gëzim Zhupaj, me funksion shef i komisariatit të Policisë nr. […]

  • UKRAINË – NATO verifikon autokolonat ushtarake ruse

    BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – NATO-ja deklaroi sot se po kontrollonte njoftimet sipas të cilave autokolonat ushtarake ruse po avanconin në Ukrainë. Ajo shtoi se po kontrollonte pikërisht nëse Rusia ishte duke bërë atë që thoshte. ”Ka ardhur koha që Rusia të bëjë atë që thotë ose të ndihmojë për një zgjidhje paqësore”, tha zëdhënësja e […]

  • Policia e Shtetit operacion të gjerë antidrogë, asgjësohen 16 254 bimë narkotike

    - Operacioni i realizuar në zonat e Malësisë së Krujës dhe në zonat malore të Komunës Nikël - TIRANË, 15 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Forcat e Policisë së Komisariatit Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në koordinim me strukturat drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar këto ditë […]

  • Nora Istrefi tregon “back selfien”,
    nuk pëlqehet nga fansat

    Këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi ka pasur një verë aktive nën rrezet e diellit ku nuk kanë munguar fotot provokuese. Së fundmi nora ka ndarë me miqtë e saj në Instagram një foto “back selfie”

  • Koleksioni numër 1 në Amerikë
    i Michelle Keegan

    Michelle Keegan është modelja që ka sfiduar Rihannën dhe Kim Kardashian si femra më e votuar për fizikun e saj. Ajo ka prezantuar koleksionin e saj të dytë “Lipsy” në Daily Mail ku duket tepër në formë.

  • Nis aplikimi për anëtarin e ri të bordit të AMF-së

    TIRANË - Kryeministria njoftoi sot fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, pas emërimit nga Kuvendi. 

  • Turizmi/ Tregu të orientohet drejt modeleve të shërbimit

      TIRANE – Tregu vendas i turizmit duhet të orientohet me politika drejt modeleve të shërbimeve për të rritur cilësinë e tyre. Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit( ATA), Enver Mehmeti, tha për ATSH, se, “ndonëse kemi hyrë në pikun e sezonit, cilësia e shërbimeve nga strukturat turistike lë për të dëshiruar dhe […]

  • Rrugët kombëtare, gati standardet e partneritetit publik-privat

      TIRANE - Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës po përgatit një studim që përcakton segmentet rrugore, që mund të mirëmbahen me partneritetin publik-privat. Ndërkaq, kjo ministri po përgatit një studim që përcakton segmentet rrugore, që mund të mirëmbahen me këtë lloj partneriteti, bëjnë të ditur burimet zyrtare të ministrisë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv