Arkiva

  • LUGANSK, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Forcat qeveritare ukrainase rrethuan sot qytetin e Luganskut, bastion i separatistëve prorusë dhe rimorën kontrollin e rrugës që lidh qytetin me kufirin rus, deklaroi zëdhënësi iKëshillit Kombëtar të Sigurisë për Ukrainën, Andrei Lysenko. Gjithashtu komandanti i separatistëve prorusë, Igor Strelkov i vetëshpallur si ministër i Mbrojtjes i popullit të Republikës […]
  • Lezhë/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një 55 vjeça

    LEZHË, 14 Gusht/ATSH-Gaspër MARKU/- Një 55 vjeçar banues në Ishull Lezhë, humbi jeten aksidentalisht pasditen e së enjtes, pasi nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, në një informacion paraprak, bëjnë të ditur për ATSH-në se viktima quhet Hajri Jakupaj, dhe se vdekja e tij ka […]

  • QKK / Hapen konkurset e projekteve kinematografike dhe konkurimi i filmave të kategorisë independent

    Tiranë  – Qëndra Kombëtare e Kinematografisë ka hapur konkursin për projektet kinematografike, si dhe konkurimin edhe për filmat e kategorisë independent. 

  • Vlorë: Asgjësohen 350 rrënjë kanabis sativa

    Vlorë - Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të enjten 8 parcela me 350 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Treblovë të komunës Armen, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në […]

  • Kosovë-Serbi, pritjet në vendkalimin kufitar Merdare deri në 5 orë

    PRISHTINË - Në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në vendkalimin Merdare, janë krijuar sot pasdite kolona automjetesh dhe radhë të gjata që kanë shkaktuar pritje deri në pesë orë. 

  • Shtëpia e diktatorit portugez shitet për 5,5 milionë euro

    LISBONË, ATSH-AFP/ – Të blesh shtëpinë e një diktatori, ky është propozimi i fundit që vjen nga një agjenci imobiliare në Lisbonë, që ka nxjerrë në shitje për 5,5 milionë euro një shtëpi të Antonio de Oliveira Salazar ku ka jetur për katër vite. “Agjencia e vendos theksin kryesisht në potencialin e terrenit prej […]

  • AAB: Sistemi bankar është i mirëkapitalizua

    TIRANE, 14 Gusht /ATSH/- Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e dytë të vitit 2014, sipas të cilave sistemi bankar shqiptar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar dhe të ketë një ecuri të qëndrueshme. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në nivelin 17.5 për qind nga 16.8 për […]

  • Itali, Qeveria paraqet projektligjin për reformën në drejtësi

    REGGIO CALABRIA, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria italiane do t’i paraqesë një paketë për reformën në drejtësi kabinetit më 29 gusht, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi. “Aktualisht, në gjykatat tona ndodhen pesë milionë padi civile, por të gjitha janë në vendnumëro dhe duhen mesatarisht 940 ditë që ta shqyrtojë gjykata e shkallës së parë”, […]

  • Arsyet kryesore të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore

    PARIS, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918. Konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, […]

  • Rama: Ejona Isufaj, viktimë e dhunës verbale të PD-së

    TIRANE, 14 Gusht/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama reagoi sot, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndaj akuzave që janë ngritur së fundmi ndaj nëpunëses së Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj, duke e konsideruar këtë të fundit “viktimë të dhunës verbale të Partisë Demokratike”. “Ja kush është “kryeinspektorja” me “diplomë fallco” që është vënë dhunshëm […]

  • Milano, tregjet evropiane bien pas dobësimit të papritur ekonomik të Gjermanisë

    ROMË, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Një rënie e papritur në ekonominë gjermane, më e madhja në Evropë, ka shkaktuar sot trazira të mëdha në tregun financiar në Evropë. Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë (GDP) ka humbur 0,2 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të vitit, ndërkohë që […]

  • Katar, për herë të parë një konferencë për sigurinë dhe të drejtat e njeriut

    DUBAI, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Pavarësisht se është kritikuar ashpër nga organizatat më të njohura në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gjendjen në të cilën punëtorët e huaj janë trajtuar në ndërtimin e objekteve për Kupën e Botës në Futboll, në vitin 2022, Katari ka njoftuar se do të organizojë konferencën […]

  • VIDEOLAJM/ Gruevski i rrethuar
    me truproja dhe gjatë pushimeve

    Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski edhe me pushime mban një duzinë me truproja. Ndërsa është duke bërë pushimet me familjen në Turqi, ai është filmuar me rreth 15 truproja që e shoqërojnë.

  • Eurozona, rritje ekonomike 0,
    rrezik real për recension 

    Të dhënat zyrtare të publikuara nga Eurostat kanë treguar se rimëkëmbja ekonomike në eurozonë ka mbetur në vend numëro për 3-mujorin e dytë, pas një rritjeje të lehtë me 0.2% në fillim të vitit. Kjo, për shkak se dy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Franca dhe Gjermania janë tkurrur më keq nga ç’pritej.VIDEO

  • TURQI – Erdogan: Do të jem presidenti i të gjithë turqve

    ANKARA – Kryeministri islamik turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u zgjodh kreu i ri i shtetit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të dielën e kaluar, me 51,8 për qind të votave, premtoi sot se do të ishte presidenti i 77 milionë turqve. I kritikuar ashpër nga opozita laike dhe […]

  • Papa në Azi, mban meshën e 
    shenjtë për pajtim mes dy Koreve

    Papa Françesku ka vizituar Korenë e Jugut ditën e sotme që shënon njëherësh vizitën e parë të një Pape në Azi, pas 25 vitesh.FOTO

  • Lindsay Lohan jep
    kontributin në teatë

    Aktorja Lindsay Lohan ka treguar se do të japë kontributin e saj në teatër për herë të parë. Aktorja ishte fotografuar një ditë më parë në një skenë dhe ajo ka deklaruar se ka bërë një rrëmujë të vërtetë

  • Shkodër – Qendër sociale për autizmin në Vaun e Dejës

    SHKODËR, ATSH-Gaspër Marku/ - Alma Prendi eshte e njohur si një profesoreshë e zonja, mjaft aktive në jeten e përditshme, si dhe një prind shumë shembullor. Por, më shumë se gjithçka atë e ka bërë të njohur angazhimi kohët e fundit në rrjetin social, ku duke qënë iniciatore dhe drejtuese e një qëndre autizmi, ka fituar […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv