Arkiva

  • I vëllai i Eleni Bashos, është pyetur dje në policinë e kryeqytetit, rreth vrasjes së motrës së tij, ku i dyshuar kryesor është kunati i tij 38 vjeçari Ilia Basho. Gjatë dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore vëllai i viktimës ka pohuar se në rast se Ilia ka gisht në vrasje, atëherë ky do jetë një zhgënjim dhe diëka e paimagjinueshmes për familjen e tij
  • Eleni, Ja pse u divorcua Yllka
    Gjykata: Ilia ne arrest me burg

    Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se Yllka Shehaj, dentistja që kishte lidhje intime me Ilia Bashon, kishte bërë zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, pas tre vitesh martese, prej të cilës nuk kishte fëmijë. Ish-bashkëshorti, në aktin e padisë ndaj saj, e akuzonte se ajo e kishte harruar familjen, duke iu përkushtuar punës si stomatologe dhe vinte shumë vonë në shtëpi.
    Vëllai i Elenit: Kërkoj vrasësit, s'më intereson kush do jetë
    Eleni, përgjimet zbulojnë historinë e Ilias me Yllkën
    Komunikimet Basho-Shehaj në Facebook
    Akuza: Basho pagoi 2 vrasës ordinerë

  • Kapiten Vogli prehet në
    Varrezat e Deshmorëve

    Nga sot kapiten Feti Vogli do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kapiteni 31 vjeçar humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit, ku kishte shkuar si pjesë e kontigjentit "Eagle 4", gati një muaj më parë. Trupi i pajetë kapitenit mbërriti në Atdhe në orën 03:04 minuta të mëngjesit të sotëm, me avion të posacëm të NATO-s. Ne homazhe dhe krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, politikane e ushtarake. (Në foto: Momente nga ceremonia e ardhjes së trupit)
    Berisha i telefonon Peçit: Kryet detyrën me burrëri

  • Itali, kamerierja seksi
    që po cmend qytezën | 

    Nuk ndalon stuhia e klikimeve në Facebook, në faqen e Laura Maggi, 34 vjece, kamerierja dhe pronarja seksi e lokalit “Le Cafe” në Banjolo Mella (në Brescia), lokali që frekuentohet nga turma klientësh, pjesa më e madhe meshkuj që mbërrin në lokal për ta parë të shërbejë kafen me veshje që nuk fshehin pothuajse asgjë.

  • Spahiu: Aleanca Kuq e Zi
    vjen si një erë ndryshimesh

    I ftuar në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ish-nënkrytari i KLD dhe drejtuesi aktual i Aleancës Kuq e Zi, tha se shndërrimi i Aleancës Kuq e Zi në forcë politike ka ardhur në kohën e duhur. Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi do sjell një frymë të re ndryshimesh në vend, në një kohë kur dy partitë më të mëdha në vend janë pjellë e komunizmit.

  • Lezhë, aksidentohet
    për vdekje 70 vjecari

    Një aksident automobilist në Balldre të Lezhës ka shkaktuar vdekjen e një 70 vjecari. Shtetasi Nikoll Preci u përplas nga një Peugeot, AA 694 AL e drejtuar nga Markeljan Cenolli.

  • Amnistia Fiskale, hapat
    që duhet të ndërmerren

    Minisria e Financave publikon një broshurë me të gjitha përfitimet që kanë qytetarët dhe bizneset nga amnistia. Ditën e djeshme, këtë broshurë ua shpërndanë edhe mediave. Aty specifikohen edhe me shembuj se cilat janë përfitimet. Amnistia fiskale kaloi vitin e kaluar në parlament, mes debatesh të forta mes pozitës dhe opozitës.

  • Arvizu takon Nanon
    në një nga lokalet e Tiranës

    Ambasadori i SHBA në Tiranë, Alëksandër Arvizu, pas takimit që ka zhvilluar sot, në selinë e PS me Edi Ramën, në prani edhe të ambasadorëve të BE dhe OSBE, është takuar edhe me Fatos Nanon. Arvizu është duke zhvilluar një takim me Nanon pikërishtë në këto momente në një prej lokaleve të Tiranës. (Në foto: Ambasadorti Arvizu duke përqafuar Fatos Nanon, në takimin e sotëm)

  • Dënohet me 12 vite burg
    bankieri që vodhi €3 milion

    Gjykata e Shkallës së Parë ka ekzekutuar sot dënimin për ish-drejtorin e një banke në qytetin e Fierit. 43 vjecari Gjergji Xhaho ka marrë një dënim prej 12 vite burg, mbi akuzën vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

  • Tenton të hidhet nga antena
    kërkonte pronat e tij | 

    Tenton të hidhet nga 100 m lartësi nga shtylla e antenës së radiostacionit për shkak të mohimit të pronave, por pas dy orë negociatash bindet dhe zbret me qetësi. Sotir Panxhi 50 vjeç me banim në Shtërmen të Elbasanit ka tentuar të vetëvritet në shenjë hakmarrjeje ndaj zvarritjes që i është bërë prej pesë vitesh kthimit të pronave të tij. (Në foto: Sotir Panxhi)

  • Durrës, një trup i pajetë
    gjendet mbi masivin e gurëve

    Uniformat blu kanë konfirmuar se kanë gjetur kufomën një mashkulli rreth 70 vjeç. Trupi ndodhej mbi një grumbull gurësh, çka ka hedhur dyshimet se personi mund të jetë rrëzuar aksidentalisht nga lartësia. Viktima është 70 vjecari Dine Bulsaku dhe u gjet te Currilat në Durrës.

  • Ndalohen 3 shtetas afganë
    në portin e Vlorës

    Gjatë ditës së sotme policia ka bërë të mundur ndalimin e 3 shtetas afganë brenda një kamioni që transportonte bitum, gjatë kontrollit në portin e Vlorës.

  • Durrës, Rama i jep
    teserën e PS, Saliut

    Partia Socialiste nis në Durrës zgjerimin me anëtarë të rinj. Kryesocialisti Rama i ka dorëzuar teserën e partisë njërit prej të rinjve, emri i të cilit koincidente me atë të kryeministrit Berisha. Rama – Saliut: Sot ty të jepet mundësia t’i japësh emrit tënd lavdinë e humbur.

  • Trojka “mësyn” në PS:
    Shpejtoni reformën zgjedhore
    Berisha: Rama, urrejtje humbësi
    Rama: Berisha do vjedhë zgjedhjet

    Në zyrën e kryetarit të PS, Edi Rama janë takuar ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i BE, Sequi dhe kryesuesi i misionit të OSBE – ODIHR, Eugen Wollfarth. Takimi i Ramës me trojkën vjen pas deklaratës së bërë nga kryesocialisti se, mazhoranca dhe kryeministri Berisha po zvarrisin reformën zgjedhore me qëllim vjedhjen edhe të zgjedhjeve të ardhshme.
    KQZ: Ja propozimet për zgjedhjet
    Kodi Zgjedhor, ndalohen reklamat qeveritare në fushatë

  • U dogj 6 muaj më parë, rikthehet
    në punë teatri “Skampa”

    Kryeqendra e kulturës në Elbasan, teatri “Skampa” është inauguar pas dëmtimit serioz në gusht të vitit të kaluar. Punimet për rikontruksionin janë një sipërmarrje e bashkisë së qytetit dhe kompanisë “SIGAL UNIQA”.

  • Balla: Topalli emëron kushërirën
    në kabinetin e saj në Kuvend

    Deputeti socialist Taulant Balla, në rrjetin social Facebook publikoi lajmin se sipas tij, dje Topalli ka emëruar si shefe të Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvend, nusen e djalit të dajës.

  • Trupi i Voglit mbërrin nesë

    Ministria e mbrojtjes ka informuar mediat se rreth orës 03.15 të mëngjesit të ditës së nesërme, avioni nga Katari do të ulet në pistën ushtarake të aerorportit të Rinasit, ku do të kryhen homazhet e para.

  • Aleksandër Peçi
    transportohet në Gjermani

    Aleksandër Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8 45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

  • BERZH, 500 mijë euro për
    terminalin multimodal në Tiranë

    Italia, partnere e BERZH akordon 500 mijë euro për projektin ku krahas autobuzëve dhe tramit është parashikuar të ketë edhe një qender të madhe tregtimi. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat.

  • Rihana-Brown, kapen mat

    Edhe pse e kanë mohuar shpesh lidhjen e tyre dashurore, ata janë kapur gafil nga paparacët, madje duket qartë se Chris Brown, nuk pëlqen të fotografohet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv