Arkiva

  • EKSKLUZIVE/ Ish-drejtori i përgjithshëm në Shërbimin e marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, Dritan Selo, i shkarkuar tre ditë më parë, pas 13 vjet drejtim në diplomacinë e Kuvendit, me një dokument dërguar sekretarit të përgjithshëm të dikasterit, jo vetëm që rrëzon pretendimet e ngritura për ta hequr nga puna, duke e zëvendësuar me një të afërme të kryetares së Kuvendit, Topalli, por nxjerr zbuluar edhe diplomacinë shqiptare. Në foto: Faksimilie e letërkëmbimit me Kuvendin)
  • Tarifa e pastrimit, amulli në
    minibashki, pensionistëve s’u njihet

    Duke filluar që nga muaji janar, të gjithë banorëve të kryeqytetit, së bashku me faturën e ujit u ka ardhur edhe tarifa e pastrimit që do të paguhet 420 lekë të reja çdo muaj. Mirëpo kjo ka krijuar pakënaqësi pasi invalidët, pensionistët, ata që marrin ndihmë ekonomike kjo tarifë iu rimbursohet nga shteti.

  • Hetimi: Yllka Shehaj e
    implikuar në vrasjen e Elenit

    Hije dyshimi bien mbi 30 vjeçaren Yllka Shehaj. Pas arrestimit të Ilia Bashos, duket se policia dhe prokuroria tashmë sytë i kanë kthyer nga e dashura e tij Shehaj, pasi kjo e fundit për shkak të kontradiktave në dëshmi dhe mos tregimit e sinqertë në disa episode, ka bërë që grupi i hetimit, të ngrerë pikëpyetje mbi rolin e saj në këtë çështje. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë, 30 vjeçaria Shehaj nuk përjashtohet nga hetimet rreth kësaj çështje.

  • Buxheti, 4-fishohet huamarrja
    Përgjysmohen shpenzimet sociale

    Investimet sërish kanë filluar të "ngrenë kokën". Sipas statistikave të ministries së Financave, gjatë janarit ato janë financuar rreth katër here më shumë se vjet. Në të njejtën kohë, borxhi I brendshëm ka një rritje katërfish, ndërsa shpenzimet buxhetore për qëllime sociale janë ulur ndjeshëm.

  • Deda: I flakim nga PS
    sulltanët e agallarët

    Socialistët e Vlorës në Asamblenë e kësaj dege kanë pranuar dorëheqjen e kreut të PS të qytetit bregdetar, Eltar Deda nga drejtimi por dhe nga kandidimi për një mandate tjetër në këtë post, në respekt të statutit të PS. Në presence të deleguarës së kryesisë së PS, Leskaj, ai ka garantuar mbështetje për kryetarin e ri e kontribut në këtë parti në fitoren e e zgjedhjeve të 2013.

  • Sonte, banorë të rinj në shtëpi

    Burime nga Big Brother na bëjnë me dije se do të jenë femrat ato që do të dominojnë më tepër mbrëmjen e sotme, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe një modele.

  • Rama: Marreveshja çel negociatat pë Stabilizim-Asociimin

    Kryetari i PS Edi Rama vlerëson marrëveshjen e arritur sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga menaxhimi i integruar i kufijve në pikat e kalimit kufitar, si një hap të rëndësishëm që mundëson përfaqësimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur në procesin e integrimit Europian dhe nismave rajonale.

  • Berisha: Kosova shkon drejt
    BE si një shtet i Pavaru

    Kryeministri Berisha vlerëson marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një akt të një rëndësie të veçantë, që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Serbi, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal.

  • Jahjaga: Hapet rruga drejt integrimit

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve të sotme në Bruksel.Në një deklaratë për Opinion thuhet se “konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend”.

  • Topi: Marrëveshja Kosovë-Serbi
    arritje e rëndësishme

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, vlerëson si një arritje të rëndësishme marrëveshjet në dialogun e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

  • Klinton: Kosova do të njihet më shumë

    Në një intervistë ekskluzive për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se marrëveshja e arritur të premten në Bruksel në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian. Zonja Clinton i bëri komentet me telefon nga Tunizia ku ajo ndodhet për vizitë.

  • Kosovë-Serbi marrëveshje
    për përfaqësimin e Prishtinës
    Klinton: Vendi do njihet më shumë

    Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale. Zyra e ndërmjetësuesit të bisedimeve Robert Cooper bëri të ditur se sipas marrëveshjes Kosova do të përfaqësohet me një shënim në të cilin thuhet se "Ky emër nuk paragjykon statusin dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.
    Topi: Marrëveshja Kosovë-Serbi arritje e rëndësishme
    Berisha: Kosova drejt BE si shtet i pavarur
    Rama: Marrëveshja hap negociatat për Stabilizim Asociimin

  • Oketa: Iki nga PD, në 2013
    në partinë e Topit, s'jam i vetmi

    Pas 7 vejetësh deputet në Kuvend, Gazmend Oketa deklaron se do të largohet nga Partia Demokratike. I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Oketa pohoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit kuvendor demokrat dhe se në 2013 do të aktivizohet në një forcë të re politike. “Në asnjë rast vota ime nuk do bashkohet më Partinë Socialiste. Në PD nuk funksionon demokracia”, tha Oketa.

  • Oketa: Komandot tona në fron lufte

    Ish ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa ka hedhur poshtë sot pretendimet se komandot shqiptarë me misione paqeruajtëse janë të pozicionuar në fronte jo luftarake. I ftuar në emisionin e së premtes “Tonight Ilva Tare”, Oketa konfirmoi se edhe misioni “Eagle 4” ku u vra edhe Feti Vogli është në vijën kryesore të sulmit.
    “Pretendimi nuk qëndron. Rasti konkret Eagle 4 është mission luftarak. Ajo ndodhet në zonë të vështirë dhe ka mission luftimi. Edhe ata që kanë qenë për partrullim ka patur momente të vështira dhe janë sulmuar nga talebanët”, tha Oketa.

  • Itali, kërkohej për drogë
    arrestohet shqiptari vrasës

    Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin. Por konfirmojnë se policia e Frosinone arrestoi direkt në pistën e uljes së aeroplanëve, shqiptarin, i cili kthehej në Itali nga një avion i nisur nga Amsterdami.

  • Rehatia, në plan të dytë
    kur bëhet fjalë për modën

    Gjatë përdorimit të takave, kjo peshë bie mbi pjesën e përparme të shputës së këmbës dhe mbi gishta. Kjo do të çojë në deformimin e gishtave të këmbës si pasojë e peshës që duhet të mbajnë mbi vete, ashtu si dhe në inflamacionin e nervave përreth.

  • Tiranë, bashkia shpërbim
    80 milion lekë për klubin sportiv

    Më 1 mars këshilli bashkiak do të votojë propozimin e kryebashkiakut Basha. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.

  • Kinema, “The Vow”,
    një histori dashurie

    Filmi ka për protagonistë dy aktorë të sprovuar në romanca. Rachell Mcadams, e njohur ngapubliku nepermjet shume filmave, ndër të cilët per- mendim “Sherlock Holmes”, “Midnight in Paris” apo“Notebook”, interpreton roli e Peixh. Përballë saj aktori Channing Tatum, i cili mbahet mend nga të gjithë për rolin e tij në “DearJohn”, është në rolin e Leos.

  • Mali i Dajtit: Si të shijosh
    dëborën mbi shtëpi

    Dajti që më 6 shkurt shënon 46 vjet park kombëtar mbetet një mundësi mjaft e mirë argëtimi në fundjavë, për udhëtime tëshkurtëra dhe që mund tëmerren shpejt, pa ndonjë planifikim të gjatë. Gjatë dimrit Dajti është i preferuar për borën e tij.

  • Topi: Kontribut për paqen

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, vlerëson si një arritje të rëndësishme marrëveshjet në dialogun e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv