Arkiva

  • Pavarësisht investimit prej 600 mijë eurosh për sallën e Kuvendit, deputetët janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se po plevitosen. Shqetësimin e ka bërë prezent deputeti socialist Bejtja, i cili është shprehur se më të ekspozuara janë femrat.
  • Grada, ish drejtori Saimir
    Muçaj padit policinë

    Saimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë disa ditë më parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkurruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë" ( ne foto Sajmir Muça)

  • Kasaj: S'kam fshirë pamje
    kopjen ia dorëzova Gardës

    “Nuk kam bërë asnjë fshirje, thjesht kam bërë kopjimin dhe ia kam dorëzuar në dorë Gardës së Republikës dhe Prokurorisë”- kjo është deklarata që Armando Kasaj ka bërë menjëherë pas daljes nga gjykata e Shkallës së Apelit në Tiranë, e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për inxhinerin e IT në kryeministri.  ( ne foto Armando Kasaj)
    Agim Llupo kërkon lirinë gjykata e refuzon

  • Tiranë, gjendet i pajetë
    42 vjeçari, policia nis hetimet

    Trupi i pajetë i është gjetur sot në mëngjes pranë shkollës “Ismail Qemali”. Banorët e zonës kanë parë viktimën dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Nga verifikimet e para pas mbërritjes së forcave blu në vendngjarje është mësuar se viktima është Arjan P. Muça, 42 vjeç.( ne foto viktima Alfred Talka qe u gjet vdekur buze Lanes, dy dite me pare)

  • Ekstradohet nga Athina
    trafikoi 109 kilogrmë kababis

    Një person i shpallur në kërkim për trafikimin e një ngarkese prej 109 kilogramë kanabis, është ekstraduar sot në Shqipëri nga Greqia. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme kreu ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gentjan Ilirjan Taullaj, 29 vjeç, lindur në Fier.

  • Një i vdekur dhe dy të plagosur
    në dy aksidente të ndryshme

    Dy aksidente të ndryshme në autostradën Fushë Krujë-Milot, kanë shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur.

  • Ndalohen 5 klandestin
    afganë në Gjirokastë

    Shërbimet e policisë në pikën e kontrollit në Jorgucat gjatë orëve të mbrëmjes gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet tip Mercedes Benc Furgon , taksi , janë konstatuar 5 shtetas Afganë , pa asnjë dokumentacion përkatës, të cilët kishin hipur rreth një kilometër me tej Jorgucatit dhe do udhëtonin në drejtim të Tiranës.

  • Grabitet shtëpia e ministrit
    Ksera: Ipod, orë, mijëra euro

    Hajdutët bastisin shtëpinë e ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale Spiro Ksera në lagjen “Fadil Rada” në Tiranë. Ata kanë grabitur një aparat Ipod Apple, një orë të shtrenjtë, disa mijëra euro (policia nuk bën të ditur shumën) si dhe disa aksesorë të ndryshëm. Grabitja ka ndodhur me datë 31 janar, por policët e komisariatit 3 në kryeqytet kanë mundur të vënë në pranga sot vetëm njërin prej të dyshuarve.
    BLOG - Hajduti te Ksera, simpati në web - Nga ALBA MALLTEZI

  • Reshat Gega: Gënjeshtrat
    rreth projektit të Kalasë së Lezhës

    Kam qenë përherë i parimit që mos të futesha në vorbullat mediatike, sa kohë në të shihej qartë se qëllimet e promovuesve që inicionin dhe shtynin fenomenin përpara binin erë jo e mirë për shkak se dukshëm mbartnin në thelbin e tyre interesa jo të sinqerta, të prirura për të deformuar të vërtetat. Mirëpo ja që nuk qenka e thënë të qëndrosh pa u “lagur” sa kohë që në të tilla situata debatesh publike dhe mediatike bëhen pjesë edhe ata që i takojnë kallëpit të “UNË DI CDO GJË”-së.

  • Brace: 10 milion lekë
    për të mbyllur gojën

    Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, mbi gjobitjen e Erion Braces me 1 milion lekë të reja, për padinë e Albana Vokshit për shpifje, deputeti i PS është shprehur i indinjuar në rrjetin social Facebook për këtë vendim të gjykatës, sipas të cilit refuzoi cdo provë. Brace refuzon vendimin e Gjykatës dhe premton se do ta cojë përpara betejën e tij.

  • Do të hakmerrej për nipin, kapet
    në Itali i shumëkërkuari shqipta

    U kthye në Prato si klandestin për të hakmarrë vrasjen e nipit të tij, Klaudon Leka, një djal rreth të tridhjetave, i vrarë me pistoletë në Vlorë 27 korrikun e shkuar. Të hënën në mëngjes Policia italiane e përgatitur më së miri, arriti të arrestojë Maksimiliano Banaj, 50 vjec, një prej të kërkuarve shqiptarë më të rrezikshëm në Itali.

  • Digjet garazhi i një pallati
    pranë Liceut Artistik në Tiranë

    Sipas Policisë së Tiranës, bëhet e ditur se sot, një garazh në një pallat 5-katësh pranë Liceut Artistik në Tiranë, është përfshirë nga flakët.

  • Banda e Lushnjes, gjykata lë në burg
    Enver Dondollakun për 25 vjet

    Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën me burg për 25 vjet për Enver Dondollakun një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të bandës së Lushnjes.
    Ai akuzohet për disa vrasje në vitin 1997.

  • Rritet siguracioni
    për automjetet |

    Të pronësosh një automjet po bëhet luks për shqiptarët. Përvec rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit, tani shtohet edhe pesha e një sigurimi më të shtrenjtë. Që nga 1 shkurti Agjencitë e sigurimeve kanë rritur vlerën e sigurimit të automjetit.

  • Moti, dëborë e shi edhe në fundjavë

    Shefi i Metereologjisë në aeroportin "Nënë Tereza", Kastriot Shurdhaj tha sot pasdite për Shqiptarja.com se fundjava nuk rezervon mot të mirë për shqiptarët. Përjashtim, sipas tij bën vetëm e diela kur do të vërehet një rritje e lehtë e temperaturave, por tendenca është sërish drejt ngricave gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

  • Gjobë 1 milion Braces
    u padit për shpifje nga Vokshi

    Deputeti i PS, Erion Brace, ka marrë një gjobë të majme sot, nga Gjykata e Tiranës. Brace u gjobit me 1 milion lekë për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. Në kërkesë-paditë Vokshi pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin e reputacionin.

  • Korçë, temperatura e lartë
    humb jetën foshnja 5 muajshe

    Mjekët e repartit pediatrik të qytetit raportojnë se fëmija e familjes Kërcelli vuante nga bronko – pleumonia e shkaktuar nga virozat e stinës. Sipas mjekëve, prindërit nuk kanë pranuar ta shtrojnë vazjën 5 muajshe në spital, pas ditësh të tëra qëndrimi në shtëpi me temperaturë të lartë. Ata e kanë sjellë vogëlushen pa jetë në spitalin e Korçës.

  • Kate Middleton në daljen e parë pa princin

    Kate Middleton nuk kishte marrë pjesë në asnjë event pa qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj princ William. Mirëpo ka gjithmonë një herë të parë. Ajo ka qenë e pranishme gjatë një ekspozite në National Portrait Gallery në Londër, të punimeve të Lucian Freud.

  • Longoria jep numrin e telefonit
     pasi përplas një makinë

    Përplasjet me makinë gjithnjë shkaktojnë nervozitet për të dyja palët por kush përplasesh nga Eva Longoria ndryshon situata.

  • Schwarzenegger dhe Stallone
    së bashku në të njëjtin spital

    Rastësitë ndonjëherë janë me të vërtetë të çuditshme. Arnold Schwarzenegger Sylvester Stallone janë gjendur së bashku në të njëjtin spital për të kuruar lëndimet e pësuara në shpatull gjatë xhirimeve të filmave të tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv