Arkiva

  • Pesë efektiva të gardës, duket se janë të implikuar në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë. Në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit, avokati i Armnand Kasa, ka pretenduar se punonjësit e analizës së Gardës, pas orës 23:00 kanë marë në administrim zyrën ku ndodhet serveri. Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, janë personat që kanë marë në ruajtje serverin.
  • Prifti: Grupe mafioze pranë
    LSI, përgjojnë Topin e Ramën

    Ish-deputeti i LSI, në emisionin "Debat" me Alfred Pezën akuzon grupe mafioze pranë LSI-së se përgjojnë Presidentin, liderin e PS e Ina Ramën. Ish-ministri: "Nuk e di nëse në krye të këtij grupi përgjimesh është Braho. Rama është gati për të qeverisur vendin. Mund të ketë zgjedhje para kohe pas krizës së Presidentit. Berisha ikën dhe i lë vendin Bashës" (në foto Presidenti Topi me Dritan Priftin, kur ishte ne postin e Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës)

  • Dëshmia tronditëse e policit:
    Ja si vidhet në komisariat

    Në faqen në internet të Shqiptarja.com erdhi denoncimi i një polici të një komisariati të policisë shqiptare. Polici, i cili kërkon të mbetet anonim, rendit një sërë abuzimesh të mundshme të rënda dhe korrupsion në komisariatin e tij. Ne po e publikojmë letrën duke hequr emrat e përmendur, por po i dorëzojmë tekstin e plotë të denoncimit (pa emrin e policit) ministrit Bujar Nishani. Presim të mësojmë prej tij, pas verifikimeve që i duhet të bëjë, nëse akuzat janë të bazuara apo jo.

  • Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive

    Të bësh ski është një fëmijëri e dytë, tregon Gent Mati skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Aalbania. Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëminore krejt të vecantë teksa rrëshkasin të lirë në dëborë.

  • Stephen Barker: Ja një mëngjes
    anglez, ideal për fundjavën

    Kjo recetë është pak e njohur për shqiptarët por përbërësit e saj janë shumë të përdorur nga ne. Dy vezë të skuqura, pançetë, fasule me salcë të kuqe, bukë e thekur, kërpudha si dhe patate të ziera miksuar me perime të cilat mund të kenë tepruar nga një ditë më parë. Por, pse unë e sygjeroj këtë recetë për fundjavën? Së pari sepse do kohë të përgatisësh një mëngjes të tillë dhe gjatë javës na duhet të shkojmë në punë.

  • Brezovica, një vizitë në
    bjeshkët e Kosovës 
    Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive

    Ndodhet vetëm pak orë larg kryeqytetit shqiptar dhe rreth 1 orë e 30 minuta nga Prizreni. Në një hapësirë prej të paktën4 km ndodhen shtigjet e skijimit ku gjenden 9 teleferikë por aktualisht vetëm dy prej tyre punojnë, kjo si pasojë e viteve të gjata të lëna në harresë por edhe punës së zvarritur të punonjësve të resortit. Resorti ndodhet në prag të privatizimit, i cili pritet ta kthejë këtë qendër në pistën më të frekuentuar në rajon.

  • Autoriteti i Ushqimit: Buka të
    shitet vetëm me ambalazh letre

    Gjatë një takimi të premten në Tiranë, Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës, diskutuan për forcimin e kontrollit në tregun e prodhimeve të brumit dhe veçanërisht të bukës, për cilësinë e miellit dhe peshën e bukës. Prodhuesit kërkuan që të mbyllen furrat e paliçencuara, të kontrollohen jo vetëm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka.

  • Vlorë, ngrohej me qymyr
    vdes nga asfiksia 57 vjeçari

    Theodhori Mbyeti, banues në fshatin Delisuf, komuna Novoselë ka qënë në banesën e tij duke u ngrohur me një mangall me qymyr. Çlirimi i monoksidit të karbonit gjatë djegies ka bërë që 57 vjeçari të vdesë nga asfiksia.

  • Arvizu sërish nga blloku
    Sot, kafe me Ben Blushin

    Këtë fundjave, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është parë sërish në zonën e ish bllokut. Por, këtë herë në shoqërinë e deputetit socialist, Ben Blushi një prej zërave që jo rrallë herë kanë kritikuar qëndrimet e Partisë Socialiste në situata të veçanta.

  • Plani rregullues, Basha nis
    diskutimet me grupet e interesit

    Konsultimet e para që nisën sot kanë si qëllim mbledhjen e komenteve dhe sugjerimeve, për të çuar më pas në një produkt final, në të cilin do të ketë një strukturim të rrjetit rrugor hierarkik, sistem-menaxhimi të trafikut, ku përfshihet sistemi i menaxhimit të parkimeve dhe menaxhimi i nevojave të trafikut, përmirësimi i linjave të transportit urban, bërja me efektive e linjave urbane të dedikuara si dhe sistemi i terminaleve për autobusët ndërqytetas, ndërtimi i linjave të Trameve etj.

  • MB: Rama urren policinë

    “Falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale. Edi Rama duhet t’i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas asaj gjendjeje në të cilën e la partia e tij”, tha zëdhënësi i MB, Fatmir Konja.

  • Tiranë, zjarr tek “Kodra e Diellit”
    digjen disa hektarë ullinj

    Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme. Flakët e shpërndara në disa vatra, nuk kanë kërcënuar zonën e banuar ku janë të ndërtuara dhjetra vila dhe pallate. Për më shumë se 60 minuta janë djegur një pjesë e mirë e pemëve dhe shkurreve, ndërkohë që situate është vënë nënkontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. (Në foto: Zjarri pasditen e sotme)

  • Azerbajxhan, Berisha krah të
    akuzuarit për pastrim parash

    Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave sot pasdite është publikuar fotoja e darkës së shtruar nga biznesi në Azerbajxhan për nder të vizitës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Në krah të kryeministrit Berisha është shfaqur një personazh i njohur. Ai është Ali Evsen, i cili u arrestua muaj më parë në Spanjë, pasi akuzohet për lidhje me familjen e Mubarak dhe për pastrim parash. (Në foto: Kryeministri në darkën zyrtare në krah të Evsen)

  • Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës

    Një stuhi dëbore e cila ka përfshirë rrethin e Bulqizës ka bërë që pasditen e sotme të mblidhet Shtabi i Emergjencave. Raportohet se gjatë mbledhjes u diskutua për evakuimin e banorëve nga zona, si shkak i bllokimit të një numri të madh zonash dhe reshjeve të dendura të dëborës të cilat vijojnë edhe në këto momente.

  • Topi: Respektoj aktin e Spahiut

    Pas vizitës në një ekspozitë në Tiranë, presidenti Topi tha se respekton vendimin e Spahiut dhe se do të nisin procedurat për emrin e ri të zëvendëskryetarit të KLD-së. “Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar. Spahiu ka respektuar të drejtën e tij dhe s’do të doja të bëja asnjë lloj interpretimi. Mund ta keni mundësinë dhe në ditët në vazhdim të merrni arsyet e plota. Unë respektoj aktin e tij”, tha presidenti

  • Emri i vajzës së Beyonce me patentë

    Blue Ivy, vajza e Beyonce dhe Jay Z, e cila u bë e famshme edhe falë videoklipit të babait të saj, do të marrë së shpejti një dhuratë special nga prindërit.

  • Shkodër, nipi 20 vjeçar
    qëllon për vdekje xhaxhain

    Pasditen e sotme në fshatin Prekal të zonës së Dukagjinit, 40 vjeçari Sokol Murraca, mësohet se është vrarë nga nipi 20 vjeç. Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas policisë është shtetasi Kristian Murraca.

  • Banorët: Ne s'kemi hipoteka
    flitet për ndërhyrje politike

    Rreth 90 përqind popullsisë nuk e ka një dokument pronësie në zotërim, ç'ka do të thotë se vetëm 10 për qind e banorëve të Himarës mund të zhvillojë
    pronën e tyre në bazë të ligjit. Asnjë bashki në Shqipëri nuk mund të jape një leje ndërtimi nëse personi nuk ka një pronë me certificatë regjistrimi. Procesi është bllokuar që në vitin 2006 me një vendim qeverie për të penguar regjistrimet e padrejta të cilat u vune re gjatë procesit.

  • Terapist guru për Demi Moore

    Demi Moore është aq e dëshpëruar sa ka nevojë për disa udhëzime shpirtërore, pasi aktores nuk i ka mjaftuar terapia në klinikë. Për këtë arsye aktorja ka zgjedhur Deepak Chopra, si specialistin e duhur i cili do të qetësojë shpirtërisht ate.

  • Himarë, grekët bëjnë planin
    Jahte në Porto Palermo
    Banorët: S'kemi hipoteka
    Harta e projekteve ne zonen turistike

    Shumë shpejt Himara do të ketë planin rregullues të saj. Ka kushtuar 220 mijë euro por ka shumë kundërshtime. Edhe pse mund të miratohet, ndoshta është i pazbatueshëm. Për 90 përqind të territorit në Himarë nuk ka dokumente të sakta pronësie, pas djegies së kadastrës në vitin 1997. Ndërsa për zona të bukura si Palasa, që tani nëpër blogje flitet për politikanë që kanë marrë prona. (Në foto: Harta e planit rregullues të Himarës)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv