Arkiva

  • Vetëm pak kohë pas ndryshimit nga 8- vjeçare në 9-vjeçare, arsimi bazë do I nënshtrohet sërish një tjetër ndryshimi. Këtë herë bëhet fjalë për një ndarje të re brenda këtij cikli, por që do të shkojë në favor të arsimit bazë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur punën për këtë structure të re, e cila do të fillojë të zbatohet për vitin shkollor 2013-2014.
  • Tritol linjës hekurudhore
    Vorë- Shkodër, nisin hetimet

    Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në erë një pjesë të linjës hekurudhore Vorë- Shkodër.  Policia po punon për të zbardhur autorët e shpërthimit, ndërkohë që punonjësit e hekurudhës po punojnë për riparimin e dëmit.

  • Kopshtet e Tiranës pa ngrohje
    fëmijët flenë me xhupa

    Kopshtet e Tiranës nuk kanë ndezur ende kaldajat. Kjo ka bërë që të vegjëlit e kryeqytetit, të cilët kalojnë plot 8 orë në këto ambiente, jo vetëm që rrinë gjatë gjithë kohës veshur me xhupa, por edhe të flenë i vënë me
    disa triko. Ndërkohë që gjatë viteve të kaluara kaldajat ndizeshin më 15 nëntor.

  • Të sëmurët me dializë
    transport falas nga spitali

    Në vendin tonë janë rreth 400 persona, të cilët kanë nevojë për trajtim dialitik që të mund të kenë një funksionim të rregullt të proceseve jetike. Pikërisht për këtë arsye tashmë janë urdhëruar të gjitha drejtoritë e spitaleve që bazuar në listën e të sëmurëve të miratuar nga qendra ku ofrohet shërbimi i dializës të sigurojnë transportin e të sëmurëve nga vendi i banimit, në qendrën e dializës dhe anasjelltas.

  • Viti 2011, 23 mln euro dëm
    nga energjia elektrike

    Sipas një studimi, të kryer nga Konfindustria, vetëm për 10 muaj në vitin në vazhdim, si pasojë e cilësisë së dobët të furnizimit, ndërprerjeve dhe dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para, etj, u është shkaktuar industrive vendore një dëm financiar prej më shumë se 23 milionë euro.

  • Rama në Twitter: Gjynah
    të kesh lexues Saliun!

    Kreu i PS reagon në rrjetin social: “Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar”.

  • Vdekja e drejtorit të Carrefour
    Policia: Vetëvrasje e pastë

    Xavier Thibonet 42 vjeç u gjet dje i vetëvarur , me rripin e pantallonave në ambientet e tualetit, në banesën e tij në rrugën “Pjetër Budi”. Policia e kryeqytetit deklaroi se viktima mund të ketë varur veten si pasojë e një gjendje të mbingarkuar psikologjike, dhe nuk dyshohet që ngjarja të ketë qënë e qëllimtë.

  • Berisha sulmon ashpër
    Ramën: “Po sillet si Enveri”

    Nga Durrësi sot, kryeministri Berisha në takimin me studentë tha se, Rama në librin e tij, tregoi se është një mosmirënjohës i madh. “Sillet si Enver Hoxha dikur me Haxhi Lleshin dhe të tjerë. Me urrejtjen ndaj Nanos, Rama konfirmoi doktrinën e tij totalitare”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare. Në prag të 8 Dhjetorit 1990, e cilësoi lëvizjen studentore, si viti i mrekullive që i dha fund rregjimit komunist. "Sot kemi mbi 8 mijë dollarë të ardhura për frymë. Ditën e rrëzimit të bustit të Enverit, Ramizi urdhëroi të qëllohej mbi njerëzit.
     VOTONI - Si e konsideroni gjuhën e Berishës ndaj Ramës? 

  • Basha-Topalli, sherr për
    fjalimin te Leka Zogu| VIDEO 

    Ceremonia e varrimit të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I kanë nxjerrë në pah inatet dhe sherret mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon detajet e sherrit mes kryetares së parlamentit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës gjatë ceremonisë mortore të pretendentit të fronit mbretëror.
    PDF, faqja e pare e gazetes se sotme Shqiptarja.com
    Lamtumira, princ Leka: "Në gjurmët e babait"
    Mediat e huaja: Shqipëria parlamentare Nderon pretendentin për fron

  • Tirane, 3 viktimat u dogjën
    nga shkëndija elektrike| VIDEO

    Priza e montuar keq e kondicionerit të shtëpisë dhe më pas shpërthimi i bombules shkaktoi tragjedinë e kësaj nate në Tirane. Tre pjesëtarë të një familje, njëra prej tyre Jona, vetëm 4 vjece, humbën jetën në orët e para të mëngjesit. Ngjarja është shënuar në një apartament në rrugën Derhemi, rreth orës 01: 00 të së dielës. Nga flakët humbën jetën dhe bashkëshortët Genc e Florida Spahiu. Zjarrfikësit mundën të shpëtojnë vajzën tjetër, 2 vjeçe Dea. (në foto çifti që humbi jetën) 

  • Pranga specialistes së
    Ministrisë së Financave

    Një specialiste e Ministrisë së Financave arrestohet me akuzën për korrupsion. Alketa Broci specialiste në këtë ministrri, shtetasi Petrit Peplokaj dhe arkëtarja e Postës së Shkodrës Rajmonda Juka. Kjo e fundit u kap ndërsa i ofronte para në flagrancë specialistes së Ministrisë së Financave të mbyllnin një çështje gjyqësore ndaj saj me akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, por të tre personazhet u arrestuan në flagrancë.

  • Durrës, kapet fieraku me
    5 kg heroinë në makinë

    Sekuestrohen 5 kilogramë heroinë në qytetin e Durrësit. Një operacion i përbashkët i forcave RENEA dhe policisë së Durrësit bënë të mundur që të sekuestrohen 8 pako heroinë të mbështjella me plastmas e të fshehura në tapicerinë anësore të makinës. Në pranga në flagrancë u vu fieraku 27 vjeçar, Judmir Kuqi, i cili e kishte fshehur heroinën në makinën e tij tip “Golf 4” me targa AA 308 AP.

  • PR: Shqipëria
    humbi një viziona

    Partia Republikane e ka cilësuar vdekjen e liderit dhe themeluesit të saj, Sabri Godo, një humbje të madhe për Shqipërinë.

  • Kuvendi: Ndjesë për urrejtjen
    e diktaturës ndaj familjes mbretërore

    Kuvendi i Shqipërisë ka nxjerrë një deklaratë ku shpjegon vënine në dispozicion të ambjenteve për funeralin e pretendentit për fron, Leka Zogu I. "Ceremonia e homazheve, e mbajtur sot në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, u bë në shenjë nderimi për historinë e mbretërisë, si pjesë e historisë shqiptare."

  • Konfirmohet marrëveshja
    nga të dy negociatorët

    Konfirmohet arritja e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijëve nga të dyja palët negociuese, edhe pse më parë mediat serbe kanë thënë se Stefanovic ka mohuar arritjen e një marrëveshje.

  • PDIU: Shqiptarët
    humbën një zë të matu

    Në ngushëllimet për ndarjen nga jeta e politikanit, Sabri Godo, është bashkuar edhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

  • Miratohet buxheti
    nga Komisioni i Ekonomisë

    Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, deputetët kanë miratuar nen për nen projekt buxhetin e 2012-ws, në komisionin e Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votimin.

  • Rama: Godo, kontribut
    drejt rrugës së arsyes”

    Në një mesazh drejtuar familjes Rama thekson se, ndonëse ka qenë një kundërshtar politik i Partisë Socialist, Godo do të mbetet për një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv