Arkiva

  • Në një deklaratë shpërndarë mediave nga zyra e BE-së në Tiranë theksohet se, përfaqësuesja e Lartë Cathrine Ashton mirëpret takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili u zhvillua sot në Tiranë. Ashton inkurajon të gjitha forcat politike të vazhdojnë punën e tyre në një mënyrë konstruktive në komision.
    Europa, Ramës dhe Berishës:Ndërmerrni masa largpamëse
  • Maqedoni, debat për
    zgjedhje me lista të hapura

    Në Maqedoni nis debati për aplikimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme. Dy organizata që promovojnë debate dhe idetë që në Maqedoni, kanë ndërmarrë projektin "Përfaqësimi me lista të hapura". 

  • Rama në Twitter: Rilindja
    Shqiptare, emergjente

    Pak minuta pasi TIA publikoi raportin mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se vendi ka nevojë emergjente për rilindje.
    “Shqiperia pikiate ne renditjen e Transparency International. Vendi me i korruptuar i Europes. Emergjence per nje Rilindje Shqiptare!” shkruan Rama në rrjetin social.
    PDF Raporti i Transparency International

  • Lufta e krimit, OSBE: Policia
    e prokuroria të bashkëpunojnë

    Ambasadori Wollfarth mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të disa aparaturave policisë në prani të drejtorit të përgjithshëm Hysni Burgaj.

  • Pranga zyrtarëve, merrnin
    pensionet e të vdekurve

    Sipas policies së Vlorës, Bernard Haxhi, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda dyshohen se kanë përvetësuar një sasi parash duke falsifikuar dokumenta e 375 pensionistëve.

  • Lamtumira për Leka Zogu I
    Qeveria: Homazhet në Kuvend

    Ceremonia e homazheve do të organizohet ditën e shtunë, datë 3.12.2011, ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Të shtunën, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmë shtize.

  • Pranga trafikantit shqiptar
    jetonte mes dy shteteve

    Burimet policore thanë se Buljan Hakani, i ka shpëtuar gjatë kësaj kohe kontrollove të uniformave blu duke përdorur një pasaportë bullgare me identitet të rremë.

  • KLD, kap gjyqtarët, bënin
    seanca edhe në avion

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i ka kërkuar ministrit të drejtësisë Eduard Halimi, procedimin e 6 gjyqtarëve për shkelje të rënda në detyrë. Gjashtë togat e zeza, të kapura "mat" nga kontrolli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rrezikojnë masa të ashpra ndërshkimi, pasi janë kapur në mashtrim, duke kryer gjyqe fiktive.

  • Kosovë - Serbi, vazhdojnë
    sot  bisedimet për kufijtë

    Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë edhe sot, ndonëse ishte planifikuar që ato të përmbyllen mbrëmë. Të dy delegacionet kanë diskutuar për më shumë se 12 orë për cështjen e vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

  • Kroacia, një Greqi e dytë
    në Bashkimin Evropian?

    Kriza po i troket në derë Kroacisë, pikërisht kur ajo ka "prerë biletën" për të hyrë në BE, thekson shtypi i Zagrebit. Sipas gazetave të pavarura,shkalla e papunësisë në Kroaci arrin në 20 për qind. Papunësia e të rinjve është 40 për qind

  • Leka Zogu, familja mbretërore
    hap dyert e mortit 

    Flamujt përpara hyrjes kryesore të rezidencës së familjes mbretërore janë ulur në shenjë zie, në gjysëm shtizë. Në ambientet e brendshme ka tashmë ka nisur të shpërndahet kafja e hidhur, siç e do zakoni i shqiptarëve. Dyert do të jenë të hapura deri ditën e shtunë, për të gjithë ata që duan të vijnë për ngushëllime. Ceremonia mortore të shtunën. Familja mbretërore po pret konfirmimet për pjesëmarje në këtë ceremoni të pinjolëve me gjak blu nga e gjithë bota.

  • Arrestohet me 1 kg heroinë
    e transportonte për në Tiranë

    Gjatë mbrëmjes së sotme në një aksion të policisë së Tiranës, është arritur të ndalohet një person që transportonte një kilogramë heroinë.

  • Ahmeti: Kujdes, me fyerjet
    raciste e pësojmë të gjithë

    Reagon ndaj fyerjeve ksenofobe në Maqedoni, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ai ka tërhequr vëmendjen se fyerjet mund të shkaktojnë tensione ku do të pësojnë të gjitha palët.

  • Gjermania: Bogradi
    rrezikon anëtarësimin në BE

    Ministri gjerman i mbrojtjes, Thomas de Maiziere, i bëri thirrje Beogradit për të përdorur ndikimin e tij mbi serbët në veri të Kosovës për t’i dhënë fund protestave të dhunshme, duke paralajmëruar se një mungesë veprimi do të ndikojnë në ngarkesën për anëtarësimin në BE.

  • Turqi-Shqipëri, forcohet
    bashkëpunimi në fushën sociale

    Në takimin e zhvilluar sot mes Ministres së Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Şahin, dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera u diskutua forcimi i bashkëpunimit në fushën sociale mes Turqisë dhe Shqipërisë

  • Europa, Ramës dhe Berishës:
    Ndërmerrni masa largpamëse

    Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan dhe eurodeputeti socialist Hannes Swoboda, me një letër të hapur i janë drejtuar Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. "Ne i konsiderojmë këto marrëveshje si një përgjigje politike për sfidat e mëdha përpara.
    OSBE, Wollfarth: Jam optimist
    Topi: Ndryshimet të bëhen në kohë

  • Arrestohet adoleshenti
    me 7 kg kanabis sativa

    Policia e rrethit të Tropojës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 17 vjeçarit me iniciale I.D, banues në fshatin Resujë të komunës së Bujanit.

  • Bashkia e Tiranës
    padit Aldrin Dalipin

    Bashkia e Tiranës ka vendosur të depozitojë në Gjykatë një padi për shpifje ndaj kryetarit të këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi, i cili akuzoi sot kryebashkiakun Lulzim Basha, se “abuzon me fondet publike në shërbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij".

  • Ulen normat e interesit,
    BSH: Stimul për ekonominë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklarate për mediat bëri të ditur se BSH do të ulte me 0.25% normën bazë e interesit për lekun, me qëllim stimulimin e ekonomisë.

  • Ndalohet 25 kg drogë
    me vlerë 500 mijë euro

    Gjatë një operacioni të policisë së Kosovës është bërë i mundur sekuestrimin i 25 kilogramë lënde narkotike, me një vlerë prej 500 mijë euro. Policia arriti të arrestoi edhe 7 persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv