Arkiva

  • Forcat e NATO-s janë përplasur me qindra serbë të veriut të Kosovës të cilët po përpiqeshin të mbronin barrikadat në rrugë. Forcat e NATO-s kanë përdorur dhe gaz lotsjellës gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët. Përplasjet gjatë orëve të natës kanë mbetur të plagosur 21 ushtarë NATO, dy prej të cilëve rëndë. Raportohet edhe për të shëna me armë zjarri, si dhe janë dëmtuar disa makina.
  • Të përndjekurit padi: Po
    na hiqni dëmshpërblimin!

    Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e dy shoqatave që përfaqësojnë ish-të burgosurit politikë dhe trashëgimtarët e tyre. Ata kundërshtojnë ndryshimet në ligjin. Nr.9831, sipas të cilave, pretendojnë se shumë prej tyre përjashtohen pa të drejtë nga përfitimi i dëmshpërblimit.

  • Legalizimet, qeveria jep
    pronësinë për 1888 ndërtime

    Qeveria vendosi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në 12 qarqet e vendit, duke e afruar këtë proces drejt fundit. Drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, do të nisin menjëherë punën për plotësimin e dokumentacionit tekniko – ligjor, të nevojshëm për pajisje me leje legalizimi. Në dokumentet bashkëngjitur, të gjithë përfituesit qytet për qytet.
    PDF - Njoftimi i ALUIZNIT
    PDF - JA LISTAT E LEGALIZIMEVE: Tirane Berat Elbasan Durres Fier Korce Lezhe Shkoder Kukes Gjirokaster Vlore

  • Rama në Shkodër:
    “Kurban-i”, e vërteta ime

    Gjatë pasdites së sotme lideri i partisë socialiste, Edi Rama, ka marrë pjesë në promovimin e librit të tij të fundit, “Kurban”, në qytetin e Shkodrës.

  • Divorci i Kim : Kris është gay?

    E imagjoni dot që problemet seksuale mund të kenë qenë shkak për ndarjen mes Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kris Humpries? Ku i dihet?

  • Presidenti Topi bëhet
    “Qytetar Nderi” i Burrelit

    U zhvillua ceremonia e nderimit të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin: “Si intelektual i shquar, mbartës i vlerave qytetare të trevës që e lindi, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm, dhe për dashamirësinë e treguar për Matin dhe matjanët”. Topi: Jap mesazhe të bashkëpunimit në politikë

  • Prishtinë, gjykata jep
    18 vite burg për Gashin

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendimin mbi vrasjen e Salih Gashit, nga Fahredin Gashi, në datë 15 qershor të vitit 1999, në Varigovc të Lipjanit.

  • Thaci pret Bebic
    Ndihmë për integrimin

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç. Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, ku Kryeministri Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri.

  • Kurbin, një i mitur
    vret një 34 vjeca

    Pak orë më parë një sherr për motive banale ka sjellë vdekjen e një 34 vjecari, në fshatin Skuraj, në Kurbin. Viktima, Kastriot Brozi, është qëlluar për vdekje me një armë zjarri nga një 17 vjecar, identiteti i të cilët ende nuk bëhet i ditur.

  • Bebic në Kosovë:
    Historia nuk duhet harrua

    Gjatë vizitës së tij në Kosovë kryeparlamentari kroat, Luka Bebic, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Republikën e Kosovës. Bebic ka thënë se historia nuk duhet harruar, por nuk duhet jetuar më të, duhet ecur përpara.
    Thaci pret Bebic: Ndihmë për integrimin

  • Tiranë, Bashkia blic në tregje
    për produktet e rrezikshme

    “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, së bashku me strukturat e tjera të pushtetit qendror, siç është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve të Tiranës kanë ndërmarrë sot aksionin e radhës, për verifikimin e të gjithë problematikave, për parandalimin e të gjithë produkteve të rrezikshme që tregtohen në qytetin tonë.

  • Dosja e Xhuvanit, ministri
    urdhëron inspektim urgjent

    Ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, ka urdhëruar një rishikim urgjent të dosjes mbi Kostnadin Xhuvanin, djalin e deputetes së Partisë Socialsite dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani si dhe regjisorit Gjergji Xhuvani. Inspektimi është duke u bërë nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dhe Prokuroria.
    Gjykata e Tiranës dënon 2 vjet burg djalin e Xhuvanëve

  • CEZ: Kemi filluar negociatat
    mbi borxhin ndaj KESH

    Kompania CEZ Shpërndarje ka reaguar mbi borxhin që i detyrohet Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare. Drejtoresha për komunikim në CEZ, Fabiola Haxhillari, gjatë një deklarate për shtyp bëri të ditur se negociatat për shlyerjen e borxhit, prej 55 milion euro, kanë nisur.

  • Femrat në polici, Burgaj:
    Luftë mentalitetit të vjetë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, siguroi femrat se do kenë mbështetje të rolit të saj në të gjitha strukturat e policisë.

  • Dimër marrëdhëniesh mes CEZ
    e Qeverisë, i hiqet monopoli

    "Shqiptarja.com" zbardh ndryshimet që pritet të ndodhin në ligjin që do kalojë në parlament. Drafti paraqet një ndryshim thelbësor, duke i hequr kompanisë CEZ shpërndarja monopolin, apo mundësinë për të qenë e vetme në treg sidomos për konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike.
    CEZ: Kemi filluar negociatat mbi borxhin ndaj KESH

  • Bulqizë, babai: Djalin ma mbani
    në burg, ose do ta vras 

    Eshtë vetëm një copëz jete e qytetit të vogël të minatorëve i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për problemet sociale, grevën dhe për jetët e humbura në minierë. Luftim Asllani, 55 vjeë me profesion prej 25 vitesh minator në Bulqizë i kërkon ndihmë shtetit për të riedukuar djalin e tij i cili prej kohësh përfshihet në vjedhje apo në vepra të tjera kriminale.

  • Piramida, Kushtetuesja rrëzon
    PS, Rama: Drejtësia e kapu

    Gjykata Kushtetuese votoi kundër padisë së PS për mosprishjen e Qendres Nderkombetare "Pjeter Arbnori". Në padinë e saj Partia Socialiste kërkoi shfuqizimin e ligjit për prishjen e Piramidës dhe ndërtimit të kompleksit kuvendor. Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesë – padinë e parë që Rama kishte bërë kur ishte në krye të bashkisë.Rama në Twitter: U shemb dhe Kushtetuesja

  • Gazsjellësi TAP, nisin
    negociatat

    Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) u diskutua sot në ministrinë e Ekonomisë mes anëtarëve të grupit negociator, i kryesuar nga ministri i ETE-s, Nasip Naço.

  • Hedhin letra drejt ambasadës
    serbe, shoqërohen në polici

    Dy të rinj janë shoqëruar në komisariatin e policisë pasi akuzohen se kanë hedhur letra në drejtim të ambasadës serbe. Nga të dhënat e para mësohet se të shoqëruarit së bashku me një grup të rinjshë të cilët kanë protestuar paraditen e sotme para ambasadës serbe për situatën në veri të Kosovës.

  • Sequi: Eshte rritur numri
    i azilkërkuesve shqiptarë

    Ambasadori i BE-së në Tiranë kërkon respektimin e detyrimeve që përcaktohen në marrëveshjen e liberalizimit të vizave. Duke folur në prezantimin e portalit të ri të BE-së për vendet e treta, Sekui kërkoi forcimin e politikave frenuese, në mënyrë që të zbatohen detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv